Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeKRYESOREA doni me ndëgju Amerikën tash?!

A doni me ndëgju Amerikën tash?!

Shkruan Rexhep Myftari,

Rexhep MYFTARI

Amerika foli, tha: Deputetet e posazgjedhur (të gjithë) duhet të qëndrojnë në kuvend dhe institucionet e Kosovës ti votojnë sa më shpejt, që nënkuptonë: ta votoni Kryekuvendarin, Kryeministrin dhe Kryetaren e Shtetit.

Si e kuptuan këtë porosi Blloku PLAN që u erdhi nga Mathew Palmer dhe departamenti i shtetit Amerikan mbetet të shihet në ditët në vijim?!

Mirëpo, blloku PLAN duhet ta kuptojë nji gjë se koha e pazarllëqeve ka mbaruar dhe kjo NUK është më lojë e Qërshijave, O duhet ti hani të gjitha sepse janë Amerikane e ta pranoni rezultatin e zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021, ta pranoni qëndrimin në kuvend si ju udhëzoi Amerikani dhe ta bëni votimin e parisë së re O nuk ka më Qërshija nga Amerika.

Blloku PLAN rrezikon ta qoj vendin prap në zgjedhje të parakohshme sepse edhe përkundër faktit se mori sinjale dhe porosi të qarta nga Amerika tenton që të bëj pazare alla feudale duke harruar se rrenat e 20 viteve nuk pijnë ujë ma.

Janë devalvuar të gjitha premtimet që PLAN ka dhënë tani e 20 vite.

Krejt çka duhet të bëni është të vini në kuvend e ta bëni punën tuaj. As më shumë as më pak nuk lypet nga ju, të vini në kuvend, prezenca juaj e arsyeton detyrën e deputetit në të kundërtën ju nuk jeni as në krye të detyrës e as nuk meritoni titullin e deputetit.

Sa për pazarllëqe ikni e shkoni në pazar, ndërsa në kuvend hapni rrugë që ta bëjnē Qeverisjen ata që duanë të punojnë për të mirën e vendit, për punë deputeti jeni votuar jo për allish verishe, prandaj qëndroni në kuvend, atë punë keni, atë punë bëni ose do të humbni edhe mē keq nëse e çoni vendin prap në zgjedhje.

spot_img

Most Popular

Recent Comments