Thursday, May 13, 2021
spot_img
HomeKRYESORE8 Studiues Botëror Vlerësojnë Albumin e Raif Hyseni

8 Studiues Botëror Vlerësojnë Albumin e Raif Hyseni

Rafet Rudi

Profesor Rafet RUDI – kompozitor

Anëtarë i Akademisë Europiane të Arteve dhe Shkencës, Prishtinë, Republika e Kosovës

Anëtarë i Akademisë së Arteve dhe Shkencës të Shqipërisë, Tiranë, Republika e Shqipërisë

Udhëtimi magjik i Raif Hysenit”

Mrekullia e udhëtimeve që ne bëjmë në jetë me aq kërshëri dhe me me aq dashuri, nuk qëndron aq shumë në zbulimin e hapësirave të reja sesa qëndron në një fakt, jo gjithmonë të vërejtur se: në fund të ekspeditës ne e njohim më qartë mbrendinë e vetës sonë, autencitetin tonë dhe thellësinë e qenjës tonë. Njohim më mirë vlerën e gjërave që gjithë kohën na kanë rrethuar por që fatkeqësisht i janë shmangur vëmendjes sonë.

Raif Hyseni

Pikërisht këtë ndjenjë kam pasur në fund të dëgjimit të albumit të fizarmonikistit e muziktarit të respektuar Raif Hysenit. Në fillim të dëgjimit të këtij albumi unik, e duke e njohur përkushtimin e Raifit për muzikën shqiptare, për mua ishte befasuese vendosja në një vend të vetëm, muzikë të proveniencave të ndryshme. Sa më shumë zhytesha në mbrendinë e albumit, kjo pamje dhe qasje (në dukje) eklektike e albumit, kjo gjeografi aq e gjërë tingullore, vinte dhe qartësohej, por njëkohësiht edhe ngushtohej në një subjekt të vetëm identifikues – kthimi në thellësinë e muzikës shqipe, meqë në të gjitha numerat e saj ndihet pandërpre aroma e muzikës shqipe. Vërtet një udhëtim magjik! Së këndejmi Albumi që kemi në dorë mund të riemërtohet lehtë si “Pamje nga udhëtimi magjik i Raif Hysenit”.

Thuajse, në këtë botë posmoderne që karakteristikë ka eklekticizmin kreativ, qëndron dëshira e autorit për komunikimin permanent! Komunikim të lirshëm e të pakufizuar me kultura të ndryshme, si refleks i natyrshëm i botës së sotme, botës aq të mondializueme. Ai në këtë udhëtim muzikor, nuk ec vetëm. Atë e shoqërojnë instrumentistë të shkëlqyeshëm, në mesin e tyre edhe një numër i konsiderueshëm i artistëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në SHBA, e që kultivojnë, sikundër Raifi, muzikën shqipe.

Raif Hyseni, është evidente, është njohës i shkëlqyeshëm i muzikës shqipe, i të gjitha trajtave krahinore të kësaj muzike (të asaj të jugut, të Shqipërisë së mesme dhe asaj veriore). Ndërsa në performimin e tij vërehet kudo dashuria dhe ky admirim i sinqert që ai ka për këtë muzikë. Si rrjedhojë e kësaj, ai me shumë kujdes dhe inteligjencë i prezenton veçoritë specifike të këtyre trajtave të muzikës shqiptare, duke përfshirë e duke shquar pentatonikën që kultivohet me shekuj në Shqipërinë e jugut apo duke qitur në dritë aspekte orientale në ritëm dhe mode të veçanta harmonike, të muzikës së Shqipërisë së mesme dhe asaj veriore (përfshirë edhe asaj kosovare). Ai këtë e bënë jo vetëm për bukurinë e pasdiskutueshme të tyre, llojllojshmërinë ritmike të saj, melodinë e shtrirë me një zhvillim të lirë – pa asnjë mëdyshje, ai synon t’i sugjeroj publikut edhe lashtësinë e saj.  

Muzika shqiptare është e vjetër, madje shumë e vjetër (edhe për faktin se shqiptarët, janë pasardhës direkt të ilirëve, njërit prej dy popujve më të vjetër të gadishullit ballkanik!).Me një analizë më precize shkencore, në muzikën e shqiptarëve, do të gjemë floskula të këndimit liturgjik të kishës romake orientale, pra do të gjejmë gjurmë të një kohe të vjetër historike, para ardhjes së otomanëve në ballkan. Në të do të gjejmë elemente edhe të muzikës së Jan Kukuzelit (kompozitor reformator nga shekulli XIII-XIV, me prejardhje shqiptare, i lindur në Durrësin arbëror). Kjo dëshmon se indi lidhës me muzikën e parardhësve të tyre të largët nuk është kurrsesi i zhdukur nga muzika e sotme folklorike shqiptare.

Veçoritë identifikuese të muzikës shqipe janë ruajtur ndër shekuj dhe ato janë origjinale dhe autentike. Shqiptarët kanë mbijetuar për faktin se ata janë mësuar të “bashkëjetojnë” me të tjerët. Muzika shqipe është mësuar të bashkëjetoj në një konglomerat kulturor ballkanik të në një hapësirë të ngusht gjeografik, duke treguar kështu një vitalitet ekzemplar. Muzika shqiptare gjatë historisë së vet, pa mëdyshje ka marr nga të tjerët por ajo edhe ua ka dhënë shumë të tjerëve. Andaj, Raif Hyseni me miqët e tij, të bindur në konsistencën e kësaj muzike, guximshëm e ballafaqon atë me muzikën e përbotshme.

Vasil Sofokli Tole

Akademik Vasil S. TOLE

“Raif Hyseni ky bard modern”

Kur dëgjon albumin me krijime muzikore tё Raif Hysenit, gjëja e parё që të vjen ndёrmend ёshtë se ky album ёshtё shkruar nё udhёtim, nё njё udhëtim tingullor qё zё fill nё Evropё, me rrёnjё nё Mitrovicёn e Kosovёs-1984, atu ku ai lindi, pёr tё vazhduar me Tiranën-1992 e për të kapёrcyer larg, drejt dy kontinenteve tё largёt, nё Azi dhe nё Amerikё pas viteve 2000, bashkё me shekullin e ri. Natyra tingullore e kёtij udhёtimi e bёn Raifin tё ngjashёm me bardёt, raspodёt e antikitetit tё cilёt me veglёn nё dorё krijonin dhe interpretonin muzikё aty ku i zinte nata ose dita, nё vende tё njohura e tё panjohura, nёn diell apo nё shi, por nёn respektin e padiskutueshёm tё dёgjuesve dhe tё kureshtarёve shumё gjuhёsh e shumё ngjyrёsh. Pikёrisht kjo ka pёrcaktuar edhe natyrën e krijimeve tё tij, tё cilat variojnё nga muzika me tharm etnik e e vendlindjes e deri tek pluralizmi i stileve muzikore qё ai ka hasur dhe pёrthithur gjatё kёtij udhёtimi magjik, me tingujt nё shpirt e fizarmonikёn nё shpinё.

Ata qё e dёgjojnё kёtё album mё sё pari do tё ndjejnё ngrohtёsinё e tingujve qё Raifi, pёrpara se ti dёrgojё pёr dёgjuesit i “ngroh” tek telat e tij tё padukshёm. Kaq mjafton, dhe nuk mund tё ndalesh sё dёgjuari “Vallen e parё”, “Kalorёsin Kosovar” (që ёshtё vetё ai), “Tangon e Tiranёs”, “Atmosferёn Amerikane”, “Gajden e Stivit”, “Vallen e Manhetenit” etj. Kur dëgjon “Puhinё e Bosforit” të krijohet ideja sikur Eoli antik ka hapur thesin ku mban erёrat qё fryjnё dhe ti tashmё je bёrё pjesё e udhёtimit tingullor tё Raifit nё varkёn me vela tё muzikёs sё Tij e cila lundron e sigurt me velat qё mbushen me ajrin e bekuar tё frymёzimit muzikor. Raifi, timonieri kompozitor lundron bashkё me tё tjerё “marinarё” tё sprovuar nё “lundrime” tё tilla, pjestarë tё denjё tё shteteve dhe kombeve tё cilёt Raifi i ka thirrur pёr tё bёrё muzikё sё bashku. Prandaj ky album ёshtё sa kombёtar aq edhe ndёrkombёtar, sa tradicional aq edhe modern, sa i njё kohe tё caktuar e po aq pa kohё.

Njё fjalё e urtё thotё “Muzika shijohet, nuk analizohet”. Prandaj kёto rradhё janё ftesa ime qё tё shijoni muzikёn e kёtij albumi tё mrekullueshёm, i cili pёrpara se tё vijё tek ju kreu udhёtimin e mrekullueshёm nё vendet qё mё sё pari u krijua!

Suksese Raif!

Raif Hyseni

Dr. Lisa C. DeLORENZO

Profesoreshë e Edukatës Muzikore

Montclair State University, Montclair, New Jeresey, SHBA

Albumi i Raifit

Bota Europiane dhe Amerikane e kanë njohur Raif Hysenin përmes mjeshtërisë artistike te fizarmonikës. Tani, me 15 perlat magjepëse të arranzhimeve dhe kompozimeve të tij, Hyseni na prezanton 24, nje kënd të ri të muzikës Shqiptare. Shumë pjesë kanë padyshim aromën, ndjesinë e muzikës Shqiptare të valleve në pikëpamjen e taktit të përzier dhe notave që ndryshojnë, e megjithatë të veçanta në karakterin dhe stilin muzikor. Në të gjithë albumin ne ndjejmë një kaleidoskop të kulturave që fokusohen në perkursione Latine, muzikë klasike Japoneze, valle të Lindjes se Mesme, melodinë e ëmbël të Xhazit, dhe ngrohtësinë e tangos Argjentinase. Kënaqësia në dallimin e këtyre stileve del në pah nga përdorimi i kujdesshëm i ngjyrës instrumentale dhe improvizimeve magjepëse. I mirënjohur për dhuntinë e tij si një soloist virtuoz, Hyseni ka mbledhur një grup artistësh të cilët impruvizojnë rrjedhshmërine dhe vaçantësinë. Këta artistë të mrekulllueshem i shtojnë finesë dhe veçori dalluese koleksionit në tërësi. 24 përcjell një këndvështrim të ri dëgjimi përmes një përzjerjeje imgjinare të elementëve të stilit kulturor dhe me siguri do tu jape orë tëra kënaqësie atyre që e duan muzikën etnike.

Dr. Jeff KUNKEL

Koordinator i Studimeve të Xhazit

Cali School of Music

Montclair State University, Montclair, New Jersey, SHBA

Është fat për komunitetin e muzikes që fizarmoniçisti virtuoz Raif Hyseni, i cili asnjëherë nuk pushon së kompozuari, të debutojë si nismëtar në fushën e muzikës së xhazit me albumin e tij të parë. Ëmbël, lëmueshëm, butë dhe gëzueshëm, janë elementë që të kujtojnë periudhën e Xhazit Cigan dhe të famshmin Django Reinhardt. Unus, që nxjerrë ritmin e fortë të gjeneruar nga basi, kombinon intensitetin ritmik të muzikës kombëtare shqiptare të Raif Hysenit me hapësirën që ai përdor për të treguar teknikën e tij të frikshme. Në fund, në Atmosferë Amerikane ai përpiqet të bashkojë llojet e ndryshme të muzikës, në përputhje me modalitetin e zhanrit të tij kombëtar me një ritëm tipik modern me ndjesi të drejtpërdrejtë të xhazit dhe duke nxjerre në pah çdo anëtar të orkestrës. Unë besoj se dëgjuesi do ti shijojë këto aventura në xhaz si një kompliment me vlerë për pjesët e tjera të këtij albumi, dhe ti japë këtij artisti të madh meritë për guximin e tij për të përballur rrezikun që shoqërohet me kapërcimin e hendekut midis formatit të tij tradicional dhe botës së xhazit që evoluon pafundimisht.

JANE SUGARMAN

Dr. Jane SUGARMAN

Profesoreshë e muzikës -Etnomuzikologe

City University of New York Graduate Center, New York, SHBA

I lindur në Republikën e Kosovës, në qytetin e Mitrovicës, fizarmoniçisti dhe kompozitori Raif Hyseni ka luajtur për shumë vite me violinistin, kompozitorin e shkëlqyer dhe drejtuiesin orkestrës Isak Mucolli, si dhe me orkestrën e muzikës popullore të Radio Televizionit të Prishtinës dhe grupin foklorik Besnikët para se të emigronte në Shtetet e Bashkuara në vitin 1995. Që prej asaj kohe, ai është bere i njohur në gjithë komunitetet shqiptare me virtuozitetin e tij magjepës në fizarmonikë, dhe dirigjimin e përkryer të orkestrës së tij. Me këtë album ai konfirmon talentin e tij me shumëllojshmërinë e muzikës popullore shqiptare duke futur një gamë të gjërë të stileve botërore. Albumi fillon me dy pjesë në të cilat mbizotërrojnë elementët shqiptarë. Më tej pjesët nderthurin harmoni dhe demonstrime xhazi (Kalorësi Kosovar), ndërthurje të motiveve polifonike të Azisë Lindore dhe Shqiperisë Jugore (Shqiptari në Japoni) dhe deri tek Argjentina (Tango Tirana) e Turqia (Puhi e Bosforit). Në qëndër të albumit është një sekuencë pjesësh për kuartet xhazi, që së bashku formojnë një hapesirë të zgjeruar xhazi shqitar. Në të gjithë pjesët e albumit Hyseni fut motive melodije nga rajone të ndryshme ku jetojne shqiptarët dhe me mjeshtëri lëviz në një mori metrike rajonale; 322, metrik i njohur valleje ne Kosovë dhe Maqedoni; 2223, I perdorur në motivet qytetare në gjithë Ballknain dhe Turqi; çikle ritmike Turke me çiftatel dhe duyek; dhe më shpesh, 332 e shpejtë e shoqëruar me kërcimet Shqiptare dhe Pan-Ballkanike Çoçek dhe vallen a mirënjohur Kosovare “Shota”. Albumi përmban një pasuri të madhe të instrumensitëve nga fushat e muzikës klasike, xhazit, Ballkanit dhe Lindjes së Mesme. Të ardhur nga gjithë rajoni tri-shteteror dhe me tej, këta muzikantë përfshijnë Shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore si dhe muzikantë Italianë, Irlandezë, Finlandeze, Rom, Turq dhe me prejardhje Hebrej. Ndërkohë që loja novatore dhe e sofistikuar, mjeshtrore është gjithmnë e pranishme, ai i lë vend secilit instrumentist të shkëlqejë duke luajtur solo dhe pasazhet e improvizuara duke nxjerrë në pah talentin e tyre dhe pasurojnë shumellojshmërinë stilistike të albumit. Ky është një album magjepës, që mund të shijohet duke qënë ulur apo duke kërcyer në mënyrë të shpenguar.

Prof. Dr. Ass. Ismail Mehmeti

Prof. Dr. Ass. Ismail Mehmeti

Wilbur Wright College, Chicago, Illionis, SHBA

Udhëtim nëpër botë, gjithmonë kthehet përmes Kosovës, Shqipërisë ku ndodhet zëmra dhe shpirti i tij. Raif Hyseni, krenaria e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në SHBA dhe Kanada, banor i Republikës së Kosovës është një muzikant, fizarmoniçist virtuoz, kompozitor, aranzhues, profesor dhe drejtues orkestre.

Albumi përmban një gamë të ndryshme stilesh nga Ballkani, Lindja e Mesme, te xhazi Amerikan e më tej, e mbi të gjitha ka aromë te motiveve dhe toneve të muzikës shqiptare.

Kompozimet luhen në mënyrë të shkëlqyer nga një grup i zgjedhur muzikantësh profesionistë.

Pasuria dhe diversiteti kulturor është i dukshëm përmes ritmeve asimetrike të Evropës Lindore, në veçanti me daullen shqiptare, tangon dhe deri tek xhazi.

Titulli “Udhëtim nëpër Botë” e përshkruan qartë këtë album. Dëgjuesi ka një mozaik të plotë të stileve dhe ritmeve të shumëllojshme, notat dhe modalitetet e fokusuara në stilet e Muzikës Botërore; nga kërcimet e Maqam të Lindjes së Mesme, Belly Dance, Tango Latine tek xhazi, Cigane Hungareze, dhe në përfundim kthimi atje ku gjëndet zëmra dhe shpirti: muzika popullore tradicionale Shqiptare, Kosovare. Së bashku me artistët orkestrantë të zgjedhur me kujdes, albumi i Raifit është një perlë e paçmueshme që ofron një dëgjim të këndshëm.

Blerim GRUBI

Profesor Blerim GRUBI

Fakulteti i Arteve- Universiteti i Tetovës, Republika e Maqedonisë Veriore

Fakulteti i Arteve- Universiteti i Prishtinës,Republika e Kosovës 

Një fis-harmonikë që luan me një ngjyrë specifike që artisti din të nxjerrë nëprmjet shpirtit dhe ndjenjave, këtë e bën maestro Raif Hyseni me instrumentin e tijë të dashur. Pëlhura e tijë me ngjyrë të zezë në tastiere na bën një magji që të len të mendosh se si është e mundur dora e tijë e djathtë të prodhon virtuozitetin dhe shkathtesin e tij me një interpretimin aq të bukur.

Albumi i muzicientit Hyseni më ka lanë përshtypje me pjesët që ka pregaditur dhe komponuar,ky e vërteton thënien  e njohur që Muzika është urë lidhëse  në mes kulturave dhe popujve të kësaj bote që jemi të ndryshëm nga gjuha ,tradita,rasa dhe feja.

Ai bën një shëtitje me notat që ka vënë në pentagram me shumë stile të njohura të muzikës së ndryshme në katër anët e globit.Pasuria e çdo individi është e mirëseardhur në mozaikun tonë njerzorë këtë e din shumë bukur ta prezantoj Raifi.Me bagazhin qe ai ka marë nga trojet magjepse shqiptare dhe me gjere, ky zbarkon në kontinetin e Amerikës veriore dhe idet e tijë qe tash rrjedhin  më shumë frymëzim për shpalosjen e tij dhe  talentin që e ka.

Raif Hyseni

Amerika si vend është e pasur si shoqëri që përbëjn gërshëtime të ndryshme  multikulturore , në këtë mozaik Amerikan ka zënë vend edhe një shqiptarë me idetë e tijë shumë të frytshme dhe të pashterrshme.Pasi që vetëm se maestro Hyseni  ka hy  në ujrat e punës akademike, atij i bjen që të shprazë edhe më shumë kapacitetin që ai ka, duke promovuar muzikën shqiptare që është shumë e pasur nga Veriu deri në Jug, Lindje dhe Perëndim.Më lenë mbres mënyra e tijë e ides të kombinimit të asaj orientale me muzikën autoktone të Amerikës veriore dhe asaj Jugore,ai e gjenë mënyrë se si të përdorë lëvizjen e linjës muzikore shqiptare  dhe me atë tradicionale Xhazi,Rege,Tango etj.

Pjesa tjetër është se si ai e bën lidhjen e karakterit të ritmeve  7/8,  9/8 të kombinuara me  ritmet Amerikane, Latine dhe  të ndryshme Botërore. Improvizimet e tij janë shumë interesante duke lëvizë me idenë që zhvillon në shumë harmoni dhe shkallë që i shkrinë në mënyrë të shkathët dhe interesante.

Sa i takon përdorimit të instrumenteve ai ka përdorur harmonikën në kombinim me harkore,me tela,fymore,me të goditur,posaqërisht  ai bën një kombinim shumë interesant duke përdorë ngjyra të bukura nëpërmjet instrumenteve me plotë ide  që i ka planifikuar dhe mjaftë të qëlluara.Këto vepra janë një kontribut që mund të përdoren në programet studimore të departamenteve të muzikës tradicionale të muzikës botërore, poashtu dhe në institucionet arsimore dhe kulturore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studiuesit do te kene mundesi qe permes ketij albumi te  perfeksionojnë edhe më tepër muzikën dhe  kulturën e popullit shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre autoktone në Gadishullin e Ballkanit.

spot_img

Most Popular

Recent Comments