Friday, February 26, 2021
Home KRYESORE 36% e të anketuarve të pakënaqur me menaxhimin e pandemisë nga Komunat

36% e të anketuarve të pakënaqur me menaxhimin e pandemisë nga Komunat

Kosovo Liberal Center në bashkëpunim me Friedrich-Naumann-Stiftung für die Freiheit ka organizuar disktuimin e radhës online me temë: “Pandemia Covid19: Masat e marra nga komunat e Kosovës”. Në këtë diskutim, përfaqesues nga disa komuna të vendit diskutuan për rolin e qeverisë lokale në trajtimin e pandemisë Covid19, duke u përqëndruar në masat e marra nga komunat dhe ato që janë marrë nga organet e nivelit qendror por që implementimi në terren bëhet nga komunat.

Nga Komuna e Prishtinës, asambleisti Sami Borociu prezantoi pjesëmarrësve hapat e ndërmarrë nga Komuna e Prishtinës, duke filluar nga “Paketa Ekonomike Prishtina 1” dhe përmbajtja e saj, si dhe të gjitha masat e tjera të aprovuara nga Asambleja Komunale të cilat kanë përjashtuar bizneset nga taksat për përdorimin e hapësirave publike etj.

Ai gjithashtu kishte një fokus të veçantë në ndërmarrjet publike lokale të cilat kanë bërë një punë shumë të mirë gjatë kësaj kohe, duke e bërë më të lehtë zbatimin e masave. Pandemia Covid19 gjithashtu ka zvogëluar investimet kapitale si rezultat i së cilës një pjesë e buxhetit ka për qëllim të mbështesë qytetarët që të përballen më lehtë me pandeminë.

Gjatë diskutimit, këshilltarët komunalë nga komunat e tjera gjithashtu folën për masat e marra nga komunat e tyre dhe sfidat me të cilat përballen komunat gjatë pandemisë.

Kastriot Sh Muçolli nga Kosovo Liberal Center, prezantoi gjetjet e një pyetësori të organizuar në internet me qytetarë të disa komunave, në lidhje me masat e marra nga tp për menaxhimin e Covid19.

Bazuar në përgjigjet e qytetarëve, ekziston një punë e dobët e komunave në menaxhimin e pandemisë, 36% e të anketuarve u përgjigjën se në komunën ku ata jetojnë masat e marra në luftën kundër Covid19 nuk po japin efekt.

Ndërsa vlen të përmendet se 25% e të anketuarve e konsiderojnë aspak efektive punën e inpsekcionit në komunën ku ata jetojnë. Lajmi i mirë është se 65.6% e të anketuarve kanë shprehur gatishmëri për të marrë vaksinën anti-covid19.

Kosovo Liberal Center (Qendra Liberale e Kosovës) do të ketë një fokus të vazhdueshëm në rolin e qeverisë lokale në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Most Popular

Recent Comments