Tuesday, May 24, 2022
spot_img
HomeKRYESORE300 ÇANTA dhe 10mijë MASKA NË MBËSHTETJE TË NXËNËSVE

300 ÇANTA dhe 10mijë MASKA NË MBËSHTETJE TË NXËNËSVE

Ditëve të fundit jemi dëshmitar të rritjes enorme të shifrave me të infektuar me COVID në Kosovë. Pjesë e debatit për masat që duhet ndërmarr, pashmangshëm është edhe vijimi ose mbyllja e shkollave. 

Qendra OAZA ka pranuar një donacion bamirës inicuar nga Aleksander Nilaj me organizaten e tij AAOHA – Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura me seli në Nju Jork të SHBA-së.

Dhuruesit zemërgjerë për nevojat e popullatës, gjegjësisht nxënësve tonë, i kanë dhuruar 300 çanta shkollore dhe 10000 maska. 

Qëllimi i këtyre të mirave është ardhja në ndihmë nxënësve për të vijuar mësimin pa u penguar për shkak të mungesës së çantës ose maskës. 

Falë bashkëpunimit me tri shkollat fillore të Fushë Kosovës, arsimtarët kanë identifikuar nxënësit më në nevojë që mund të përfitojnë nga ky dhurim bujar. Përveç çantave, të gjithë nxënësit kanë pranuar maska që t’i bartin gjatë procesit mësimor dhe jo vetëm. 

Drejtori i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” të Fushë Kosovës z.Ismet Gashi u shpreh mirënjohës për këtë donacion. Ai tha se kjo është një ndihmesë për nxënësit që arsimtarët e tyre i kanë identifikuar. Në emër të kolektivit shpreh falënderimit e mia për Qendrën OAZA dhe donatorin nga Amerika “Duart e Hapura. Ju faleminderit!” Të kënaqur me këtë ndihmë u shprehën edhe pedagogët e shkollës të cilët me vetëmohim po e rrisin brezin e së nesërmes. 

Driton Krasniqi nga Qendra OAZA u shpreh: “I shpreh falënderimet e mia Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” nga Amerika për këtë donacion. Shpresojmë që sado pak të jemi ndihmesë për këta fëmijë dhe familjet e tyre duke iu lehtësuar dosido një pjesë të barrës së tyre sa i përket shkollimit për këtë vit”. 

Ky është viti i gjashtë i bashkëpunimit tonë të pandërprerë me shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë. Shkolla bart emrin e atdhetarit të shquar të Rilindjes Kombëtare. Në këtë kontekst kujtojmë fjalët e bashkëkohësit të Gramenos z. Gjerasim Qiriazi i cili veprimtarinë e tij e përmblodhi në një fjali: “Miq për Perëndinë, Dritë për Popullin, Uratë për Mëmëdhenë”.  

Sot (21 Janar 2022) janë shpërndarë 3200 maska dhe 210 çanta ndërsa të Tjerat do të shpërndahen diteve në vijim.

Falenderojmë:

Bruno Filda Alba Shipping për transportin falas nga Amerika në Durrës dhe Driton Krasniqi për pranimin dhe transportin Durrës-Prishtinë.

spot_img

Most Popular

Recent Comments