Tuesday, April 13, 2021
spot_img
HomeKRYESORE“1,000 Super-Vullnetarë në Kosovë: A e ke radhën ti?”

“1,000 Super-Vullnetarë në Kosovë: A e ke radhën ti?”

Klubet e Super-Vullnetarëve janë vendi ku takohen idetë, vizionet dhe iniciativat shoqërore rinore për të sjellur ndryshim pozitiv në komunitet. Të rinjt e Kosovës, përmes Klubeve të Super-Vullnetarëve kanë realizuar projekte të cilat kanë ndikuar fuqishëm në vetëdijësimin, vendosshmërinë dhe ndryshimin shoqëror në Kosovë.

Të gjithë ju që jeni të interesuar të bëheni pjesë të këtij ndryshimi dhe t’i bashkangjiteni 1,000 Super-Vullnetarëve të Kosovës, atëherë kjo mundësi është për ju!

Kush mund të aplikojë?

  • Të rinj të moshës 12-17 vjeç
  • Të rinj që vijnë nga këto komuna:
    Ferizaj
    Gjakova
    Gjilan
    Istog
    Lipjan
    Mitrovica
    Prishtina
    Skenderaj
    Vushtrri
  • Të rinj që dëshirojnë të bëjnë shoqëri të re
  • Të rinj entuziastë dhe të gatshëm të bëjnë ndryshim në komunitet

Nëse i përmbush këto kritere edhe ke dëshirë me i nda me të tjerët idetë e tua, atëherë APLIKO KËTU!

Aplikimi është i hapur deri më 04/11/2020 ora 17:00.

Nëse doni me ditë më shumë rreth klubeve të kaluara, se në çfarë projekte kanë punu dhe çfarë ndryshime kanë arritë në komunitet http://toka-ks.org/

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë,përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR dhe partnerët World Vision Kosova dhe TOKA.

spot_img

Most Popular

Recent Comments