Tuesday, December 1, 2020
Home KRYESORE €1.5mil. për Federatat Sportive nga Qeveria e Kosovës

€1.5mil. për Federatat Sportive nga Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, mori sot pjesë në ceremoninë e ndarjes së marrëveshjeve për mbështetje financiare të 38-të Federatave Sportive të Kosovës. Vlera e mjeteve financiare nga fondi për mbështetjen e sportit në kohë të pandemisë është 1.5 milion euro, ku do të përfitojnë 627 klube, me rreth 26,000 sportistë.

Kryeministri Hoti, përgëzoi kryetarët e federatave, Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, përfaqësuesit e federatave dhe sporteve të ndryshme për punën që po e bëjnë, në respektimin e masave kundër pandemisë.

“Më vjen mirë që kemi arritur të ndajmë një pjesë të mbështetjes që ju të përballeni me këtë situatë të vështirë nëpër të cilën po kalojnë të gjithë qytetarët e vendit pa përjashtim”, tha Kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti, deklaroi se edhe për vitin e ardhshëm është paraparë një pako e mbështetjes që përfshinë edhe fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Most Popular

Kosovo for Dummies

– Shfaqja më e re e Teatrit të Qytetit të Gjilanit  Drama / komedia e autorit Jeton Neziraj,...

Baleti Kombëtar i Kosovës, 48 vite histori suksesi

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka deportuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mjeshtëri. Trupa është formuar nga Ahmet Brahimaj “Artist i Merituar” në vitin...

Autobusi Falas në Prishtinë

Për të inkurajuar udhëtimin me autobus urban në vend të veturave dhe uljen e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Transporti Publik me...

LVV me dy fitore!

LVV doli e para në dy komuna në zgjedhjet e 29 Nëntorit 2020. Në Podujevë kandidati i LVV Prof.Shpejtim...

Recent Comments