Wednesday, December 2, 2020
Home KRYESORE ​Kryeministri Hoti: Kësaj radhe Rosh Hashanah 5781 është i posaçëm, është festë...

​Kryeministri Hoti: Kësaj radhe Rosh Hashanah 5781 është i posaçëm, është festë e cila shënon njohjen reciproke Kosovë – Izrael

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori sot pjesë në shënimin e Rosh Hashanah 5781 apo Vitit të Ri Hebraik 5781, ngjarje kjo e organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë. 

Para të pranishmëve të shumtë, pjesëmarrës në këtë ceremoni, kryeministri Hoti tha se është kënaqësi të jenë së bashku për të festuar Rosh Hashanah, Vitin e Ri Hebraik, një nga ditët më të shenjta që shënon krijim e botës dhe fillimin e Ditëve të një periudhe 10 ditore të rishikimit të të bërave që kulmon me ditën e rekonsilimit.

“Uroj që gjatë ditëve festive të keni pasurim shpirtëror gjatë leximit të  “machzor”. Zëri nga buria e punuar nga briri është përkujtesë për Hebraikët se Zoti është Mbreti i tyre. Sipas traditës, pas shërbimit fetar, Ju i ktheheni tryezës familjare për ushqim dhe meditim. Ashtu siç është ushqimi Juaj i preferuar për këtë festë: molla me mjaltë: Uroj që ashtu t’ju shkojë tërë viti” tha kryeministri Hoti.

Me këtë rast, kryeministri Hoti kujtoi se Republika e Kosovës është demokraci parlamentare sekulare, e cila garanton lirinë dhe barazinë fetare, duke theksuar se mirëpresin pjesëmarrjen e kulturës Hebraike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet institucionale.


“Kësaj radhe Rosh Hashanah është i posaçëm, është festë e cila shënon njohjen reciproke Kosovë – Izrael. Komuniteti Hebraik i Kosovës është hallkë e rëndësishme në këto marrëdhënie tona. Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona diplomatike me shtetin mik të Izraelit dhe përtej kësaj do të thellojmë marrëdhëniet tona në çdo drejtim” tha kryeministri Hoti, duke uruar të gjithë besimtarët festën e Rosh Hashanah 5871.

Në fund përmes një letre është përcjellur një përshëndetje nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu drejtuar popullit të Kosovës dhe komunitetit hebraik të Kosovës.

Po ashtu, në këtë ngjarje është dhënë edhe një video mesazh nga Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump.

Most Popular

Black Friday vs White Cuma

Rexhep MYFTARIPublicist Fillimi i një trendi të Ri apo çka fshihet prapa...

Rrenacak, i marrë apo te dyjat bashkë!

Bill Barr Prokurori i Përgjithshëm sulmohet brutalishtë në emisionin e Lou Dobbs. Dobbs ne FoxTV e quan Prokurorin gënjeshtar, budalla apo te...

Kosovo for Dummies

– Shfaqja më e re e Teatrit të Qytetit të Gjilanit  Drama / komedia e autorit Jeton Neziraj,...

Baleti Kombëtar i Kosovës, 48 vite histori suksesi

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka deportuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mjeshtëri. Trupa është formuar nga Ahmet Brahimaj “Artist i Merituar” në vitin...

Recent Comments