Wednesday, March 22, 2023
spot_img
HomeKRYESOREZemaj: 500mijë vaksina kundër COVID nga Pfizer

Zemaj: 500mijë vaksina kundër COVID nga Pfizer

Sipas ministrit të Shëndetsisë, Armend Zemaj, Kosova siguron 500 000 vaksina anti COVID nga Pfizer.

Në postimin e tij të cilin mund ta lexoni në tërsi në vazhdim, Min.Zemaj nuk tregon për kohën, orarin dhe ditët kur mund të filloj vaksinimi i qytetarëve të Kosovës.

Min. Zemaj: Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 000 vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer.

Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.

Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbesin të përkushtuara që qytetarëve tanë t’u sigurojmë mbrojtje përmes vaksinimit gjithëpërfshirës kundër Covid-19.

Krahas kësaj, Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.

Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së.

Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë.

spot_img

Most Popular

Recent Comments