Sunday, April 2, 2023
spot_img
HomeKRYESORETentim Puçi përmës Sindikatave, Abetarja dhe Grushti Serbëve

Tentim Puçi përmës Sindikatave, Abetarja dhe Grushti Serbëve

1 Shtator 2022,

Shkruan Rexhep Myftari

Rexhep MYFTARI CEO DardaMEDIA

Sindikatat me Grevat e organizuara gjatë krizës dhe recesionit më të madh ekonomik botëror nënkuptojnë nji tentim puçi për ta rrëzuar por fillimisht duke e destabilizuar Qeverinë Kurti II (QKII)

Deri në zyrtarizimin e komplotit, bashkimin e opozites me sindikatat dhe organizimin e grevave në të gjitha institucionet publike dhe në bllokimin e funksionimit të shtetit duket se ka ngelur edhe shumë pak kohë, a do të ndikojnë masat ndëshkuese kunder grevisteve në thyerjen e shtizave apo në eskalimin e situates do ta shohim shumë shpejt.

Këto janë vetëm shtizat e para serioze kundër QKII, nëse grevës në administratën komunale dhe asaj në arsim i bashkangjiten edhe institucione tjera si në shëndetsi dhe energji por edhe në administratën qëndrore, vendi mund të shkoj në kollaps dhe zgjedhjet e reja mund të jenë të paevitueshme.

Orkestrimit të kesaj sage po i vie era opozitë dhe kjo mund të rezultoj në nji ndërrmarrsi serioze kundër Qeverisjes për Drejtesi dhe Anti-Korrupsion.

Qeveria Kurti II ndodhet para testit më të rrezikshëm që nga koha e rrezimit të Qeverisë Kurti I.

Se a do ti shpetoj ksaj sfide Kryeministri Kurti dhe a do te mbijetoj QKII marr parasysh edhe riformatimin e saj të paralajmëruar mbetet te shihet ne ditet ne vijim.

Abetarja e Re dhe 1 Shtatori

Në vend të Grevës me 1 Shtator, do të duhej të festohej kjo dite Historike e përurimit të Abetares se Re të perbashket me Shqipërinë.

Abetarja e Re është ngjarje mbarëkombetare, çfar mund të quhen organizatoret e Greves në këtë ditë historike përveçse turpi i Kombit.

Qeveria e Kosovës duhet të prijë në jetësimin e bashkëpunimeve tjera sepse Kryeministri Rama më afër zemrës po e mban bashkepunimin me Sllavët e ballkanit sesa vëllazërimin me Dardanët.

Grushti Politik Beogradit, Grusht Hunve apo Goditje Turive!

Serbët tani e 23 vite po kërkojnë *goditje turive që të këndellen e ta kuptojnë që Kosova është fituar me luftë dhe po nuk paten fuqi ta marrin me luftë as me shantazhe e me Kryeministra Vazal dhe me vartësit e tyre, nuk do ta kthejnë Kosovën nën Serbi.

Per 20+ vite me radhe sa ishin në pushtet PDK, LDK dhe AAK, ishte toleruar që bashkësia ndërkombetare (BN) të krijoj super favore ndaj Serbisë në dëm të Kosovës, në dëm të shtetsisë së saj dhe në dëm të republikes e funksionimit të mbrendshëm në përgjithsi.

Serbët e Kosoveës u bën të perkedhelurit e bashkësisë ndërkombetare (BN) të cilet ende përfitojne nga buxheti i shtetit të Kosovës dhe gjithashtu marrin mëditje dhe pagesa nga Beogradi për të qëndruar dhe jetuar në Kosovë, Serbët perfitojne nga projekte ndërkombetare për ti akomoduar ata sa më mirë në Kosovë ndërsa përfaqsimin nga institucionet e Kosoves dhe regjistrimin si banorë të Kosovës e refuzojnë edhe më tutje dhe me çdo kusht.

dmth Serbët në Kosovë marrin €uro nga të gjitha palët në Paqebërje por NUK pranojnë as të regjistrohen si shtetas të Kosovës e as ti regjistrojnë veturat apo pronat e tyre në Kosovë sepse ende mendojnë se vendi ku po jetojnë është Serbia sepse këtë ua toleruan Vazalët dhe Kryeminstrat e shkuar në kordinim me bashkesinë ndërkombëtare.

Përderisa Serbët po përfitoniin ekonomikisht për 23 vite, Bashkësia Ndërkombëtare po e mbante status quon ndërsa Vazalët po pasuroheshin në kurriz të Kosovës.

Eh pra, e gjithë kjo u mundesua meqense në Prishtinë pushtetin po e mbanin profiterët e mbas-luftes të bashkërenduar me LDK-në post-Rugoviane që nënkuptonte dyer të hapura pë Serbinë ta shtrije pushtetin përmes biznesit në Kosove, përmes Mediave dhe indirekt përmes deputetëve të cilët votuan 6 pikëshin e Ban Ki Munit, më pastaj Zajednicën, Eksteritorialitetin e Kishave dhe Manastireve Orthodokse dhe në fund Gjykaten Speciale Monoetnike e cila po i gjykon Shqiptarët që luftuan për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Tani varësisht se kush i paguan këta vartësit e vazalëve, ata vazhdojnë të sulmojne dhe njollosin qeverisjen e tanishme nga të gjitha anët dhe duke mos kursyer asnjë mjet dhe mundësi për ta destabilizuar vendin.

Mirëpo, ajo që gjithsesi po ndodhe edhe ne anën tjetër është rritja e bindjes se deri sot nuk ka pas Kryeminister në Kosovë përveç tani Albin Kurtit i cili po i nxjerr disa goditje politike që po na e kthejnë krenarinë dhe po e bëjnë Kosovën faktor në bisedime e jo plaçkë për tu biseduar për të dhe e gjithe kjo po ndodhë sepse Kosova ka te drejt ndërkombetare dhe kushtetuese ti mbroj interesat e veta por edhe sepse tani ka nji Kryeminister i cili është vazhdimsi e frymës së Rilindasve dhe mbron interesat tona kombëtare.

2% Serb që jetojnë në Kosovë gjithashtu duhet ti gëzojnë të drejtat e tyre që mbrohen me konventa ndërkombetare.

Mirepo, as 2% Serb e as 3% të tjerë NUK duhet të jenë të privilegjuar nese jo për diçka tjetër athere sepse po nençmohen 95% e banoreve shumicë të Kosovës.

Shqiptarët apo 95% e banorëve të Kosoves kanë të drejt ndërkombëtare ti mbrojnë interesat kombëtare.

Kishat dhe Manastiret Orthodokse në Kosovë

Ndërsa për fund po e përmbylli shkrimin me nji kërkesë ndaj Kryeministrit Albin Kurti që sa ma parë duhet elaboruar Qëndrimin e Tij karshi Kishave dhe Manastireve Orthodokse në Kosovë.

Në adresimin e tij në Serbisht sikur po i lut Serbët që t’ua bej më të lehtë që ata ti vizitojnë “Manastiret e Tyre” me Targa të Reja të Kosovës, RKS.

Kishat dhe Manastiret Orthodokse në Tokat Dardane/Shqiptare, janë të Shqiptarëve dhe ato duhet pavarësuar nga Othodoksia Greke dhe ajo Slave.

*Grushti Serbëve dhe Goditja Turive ne kuptimin e Goditjeve Politike dhe jo dhunës Fizike.

spot_img

Most Popular

Recent Comments