Wednesday, May 27, 2020
Home KRYESORE Teatri u Shemb, Çka Tash?!

Teatri u Shemb, Çka Tash?!

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

CEO&Founder of DardaMEDIA.com

Akuzat ndaj këtij veprimi janë nga më të ndryshmet, protestuesit por edhe përfaqësues të ndryshem politik e nga shoqeria civile akuzuan këtë vepër si akt i krimineleve të pushtetit por pa dashur të përfshihem në debatet politike në Shqipëri, ajo që më bëri më së shumti përshtypje është deklarata e Monika Kryemadhi kryetare e LSI se “Vetëm një Serb mund të prish Teatrin Kombëtar”, tha ajo gjatë protestës duke qëndruar ulur në mes të rrugës.

Monika Kryemadhi kryetare e LSI “Vetëm një Serb mund të prish Teatrin Kombëtar”

Teatri Kombetar para shembjes

Është për tu brengosur për fatin e Shqipërisë që tani njeri tjetrin e akuzojnë edhe duke u quajtur Serb. Edhe përkunder faktit që në Kosovë dallimet politike janë po aq të mëdha, këtu asnjë njeri nuk do ta akuzonte kundërshtarin politik si Serb sepse ne e dijm çfar janë Serbet dhe çka përfaqësojnë ata për Shqiptaret.

Zonja Kryemadhi, po të ishte Serbi faktor në Shqiperi do ta rrënonte Shqiperinë, nuk do të kishte më Shqipëri, ashtu siç u shemb ndërtesa e Teatrit Kombëtar ashtu nuk do të ekzistone më Shqiperia po të ishte tjetri Serb.

Teatri Kombetar Rrenojat

Eshte per tu brengosur per fatin e Shqiperise qe tani njeri tjetrin e akuzojne edhe duke u quajtur Serb

Tani të gjithe ata që mbajnë njerin apo tjetrin krah i versulen njeri-tjetrit sikur të ishin armiq e jo Shqiptar.

Padyshim që ajo ndërtesë simbolizoi 70 vjet teatër e kulturë Shqiptare të epokave të ndryshme mirëpo, kushtet e punës dhe kushtet për të shiquar shfaqje në atë ndërtese paskan qenë mizerable por edhe fakti që objekti fillimisht ishte ndërtuar për Kazerma të Ushtrisë Italiane pastaj shënderruar në Teater e benë edhe më të pakuptueshme gjithë këtë mllef mes njeri-tjetrit.

A do të mund të barten 70 vite Teatër në një ndertese të re e cila do ti plotësonte shumë më mire kushtet e punës por edhe do të ishte më joshëse për publikun?!

Fjale të mëdha vijne nga te dyja shkollat e mendimit por tani që objekti u rrënua a duhet që edhe Shqiperia të filloi të rrënohet apo do të bëhet zgjidhje më e mirë për të gjithe me nje objekt te ri siç është projektuar nga Arkitekti Bjarke Ingelsen e që përfaqëson diçka të re dhe përmëtepër do të krijonte kushte për shfaqje mysafire edhe nga teatro tjera rrugëtuese botërore.

Objekti i ri i Teatrit Kombëtar anipse politika ditore mund ta degjeneroj situatën dhe të mos ndërtohet kurr, pra objekti i ri do ti akomodonte në kushte shumë më të mira edhe Aktorët edhe Spektatorët.

Trendet e reja botërore dëshmojnë se Teatrot publike janë në kriza financiare dhe se duhet kreativitet e oferta në hapërim me kohën për ti joshur dhe akomoduar sa më mire adhuruesit e artit që të vijnë e të shiqojnë shfaqje teatrale.

E kur flasim për kushte të mira të punes dhe joshje kreative të shiquesve, kështu do të duket ndërtesa e re e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Call: +38349676773

Most Popular

Presidenti Thaçi kërkon Burgosjen e Kryeministrit Albin Kurti

Rexhep MYFTARIPublicist FB 26 Maj 2020 Sot u zyrtarizua kërkesa...

Kryeministri Kurti bisedoi me presidentin e Malit të Zi, z.Milo Đukanović

Prishtinë, 26 maj 2020  Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike...

Kryekuvendarja Vjosa Osmani takoi profesionistët e psikologjisë

26 Maj 2020 Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një grup të profesionistëve nga...

Kryeministri Kurti takoi Kryetaren e KQZs, Z.Valdete Daka

Prishtinë, 25 maj 2020 Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti sot priti në takim Kryetaren...

Recent Comments