Saturday, July 11, 2020
Home KRYESORE Të mos instrumentalizohet Akademia e Shkencave dhe Arteve

Të mos instrumentalizohet Akademia e Shkencave dhe Arteve

Shukri YMERI
Shukri YMERI

Kryetar i Lobi Euroatlantik Shqiptar

Lobi Euroatlantik Shqiptar, me shqetësim është duke i përcjellë zhvillimet e fundit në Kosovë, rreth rifillimit të dialogut në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Vizita e paralajmëruar e z. Lajcak, u parapri nga një raport dhe konferencë e përbashkët e Akademisë së Shkencave dhe Artave (ASHAK) dhe kryeministrit Hoti. Çuditërisht, ASHAK nuk ka reaguar ndaj projektit famëkeq të ndarjes së Kosovës por gjenë kohë të merret me politika ditore në përkrahje të një subjekti politik, i cili pa legjitimitet erdhi në krye të qeverisë. ASHAK, nuk ka nxjerrë ndonjë punim të rëndësishëm shkencor për ti denoncuar krimet gjenocidiale të Serbisë, për ta kundërshtuar humbjen e territorit të Kosovës, gjatë demarkimit të kufirit me Malin e Zi …. Përkundrazi harton pamflete politike në përkrahje të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, që rrezikon të na çojë drejt një Republike Serbe të re në Ballkan. 

Akademia e Shkencave dhe Arteve, nuk reagoi as, kur, përkundër vullnetit të popullit u rrëzua një qeveri legjitime në Kosovë dhe duke ju bërë presione të hatashme deputetëve të Kosovës, u formua një qeveri e pakicës, duke e faktorizuar Serbinë në Kosovë, përmes Listës Serbe. 

Në këtë skenar dashakeqës, e shohim edhe vizitën e djeshme të ushtruesit të detyrës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në Luginën e Preshevës. Shqipëria asnjëherë nuk ka treguar interes për shqiptarët e Luginës. Dhe pikërisht tash kur pritet të rifillojë dialogu, shkojnë dhe bëjnë spektakël për të tërhequr paralele për këmbime territoresh. 

Mërgata shqiptare, në asnjë rast nuk do ti pranoj këto djallëzi që po i përgatiten Kosovës. Jemi të indinjuar dhe do të protestojmë ashpër ndaj çdo skenari dashakeqes që po i gatuhet Kosovës. Në vend se përvjetori i Lidhjes së Prizrenit të na gjejë të bashkuar në përforcim të kombit dhe shteteve shqiptare, jemi katandisur dhe po udhëhiqemi nga politikanë të papërgjegjshëm që interesin personal e kanë para atij shtetëror dhe kombëtar.

 Me respekt, Shukri Ymeri Kryetar

Ky artikull NUK shpreh pikëpamjet e DardaMEDIA. Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura janë të autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

David L. Phillips sulmon ashpër të Dërguarin e Trump Richard Grenell

David L.Phillips drejtori i institutit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut me bazë në Columbia University në New York...

Kryeministri Hoti takoi Presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Paris, 7 korrik 2020 Sot në Pallatin Elysee në Paris, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri...

Qeveria Hoti miraton ndalesat e reja

Prishtinë, 5 korrik 2020 Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dhjetë të saj (mbledhje elektronike), me...

Festimi virtual i 4 korrikut në ambasadën e SHBA-së (video)

https://youtu.be/SF4fL4__nnM Këtë vit, ambasada e Shteteve të Bashkuara feston 244 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së kombit...

Recent Comments