Siç raportojnë autoritetet Austriake, simpatizuesi i isis “shtetit islamik” ishte Shqiptar nga Maqedonia Veriore i quajtur Kujtim Fejzulai i cili vrau 4 persona dhe plagosi shumë të tjerë në një sulm terrorist në Vjenë.
Vrasësi ishte 20 vjeç, u qëllua për vdekje nga policia dhe kishte dosje kriminale për involvim në organizata terroriste.
Sipas Ministrit të Brendshëm Karl Nehammer (ÖVP), Kujtim Fejzulai ishte një mbështetës i “Shtetit Islamik” dhe kishte qënë në burg për përpjekjen për të udhëtuar në Siri për t’u bashkuar me ISIS. Më 5 dhjetor 2019 ai u lirua më herët me kusht.

Në lidhje me sulmin, dy arrestime u bënë të martën në St. Pölten. Një zëdhënës i policisë gjithashtu konfirmoi se dy bastisje shtëpish ishin kryer në kryeqytetin e Austrisë.