Friday, July 10, 2020
Home KRYESORE Shokohet KEK-u, 1000 Vende të Lira Pune

Shokohet KEK-u, 1000 Vende të Lira Pune

29 Maj, 2020

Bordi i përkohshëm i KEK sh.a. i shokuar me keqmenaxhimin e kësaj korporate, mbi 1000 vende pune të pa plotësuara.

Bordi i përkohshëm i KEK sh.a. është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe parimet e njohura vendore dhe ndërkombëtare për qeverisjen korporative dhe në përputhje me ligjin për ndërmarrjet publike. Prandaj, me të marrë detyrën ka filluar takimet e ndara me menaxhmentin ekzekutiv përkatës të korporatës për tu njoftuar me gjendjen, sfidat dhe objektivat e tyre.

Bordi i përkohshëm i KEK sh.a. është shokuar qysh nga takimet e para në këtë korporatë, kur është njoftuar se KEK sh.a. ka një diskrepanc prej mbi 1000 punëtorëve më pak se sa janë paraparë me skemën në fuqi, e që kjo pa dyshim ka krijuar një situatë ku mosha mesatare e punëtorëve aktualisht është mbi 50 vjeç, pastaj kontestet gjyqësorë me punëtor, ku vetëm në fund të muajit dhjetori të vitit 2018, KEK sh.a. eshte duke humbur rastet ne vlere prej rreth 4 (katër) milion euro (pa i llogaritur shpenzimet administrative gjyqësore dhe kamatat) në shkallën e parë të gjykatës themelore për konteste që kanë të bëjnë më punetorë. e gjithë kjo si pasojë e neglizhencës për të gjetur zgjidhje të bazuar ligjore me ç’rast do të evitoheshin kontestet e shumta me punëtorë, Më tutje punëtorët punojnë me pajisje personale mbrojtëse të vjetruara, si pasojë e mos furnizimit me to (ka mbi 5 vite që punëtorët nuk janë furnizuar) me to, dhe më skandaloze korporata paguan hiq më pak se rreth 1.5 (një e gjysmë) milion euro në vit kompanive private të cilat zëvendësojnë mungesën e një numri të punëtoreve në KEK.

Duke pas parasysh që vendi ynë njihet për rinin më të shëndosh në rajon dhe fakti që korporata nuk e ka shfrytëzuar këtë potencial dhe nuk i ka plotësuar mbi 1000 vende të lira pune, ku mbi 90% të pozitave të paplotësuara bëjnë pjese në prodhim e që konsiderohet se është pjesë më vitale e KEK-ut, keq trajtimi i punëtorëve (në moshë) duke i obliguar që të punojnë, ndërkohë që nuk i kanë kompensuar, punësimi i punëtorëve përmes kompanive private me shuma marramendëse dhe neglizhenca që të sigurohen pajisjet e nevojshme për punëtor, për Bordin e përkohshëm është i papranueshëm dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet ndryshe, veç se keq menaxhim i skajshëm nga menaxhmenti i KEK-ut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

David L. Phillips sulmon ashpër të Dërguarin e Trump Richard Grenell

David L.Phillips drejtori i institutit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut me bazë në Columbia University në New York...

Kryeministri Hoti takoi Presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Paris, 7 korrik 2020 Sot në Pallatin Elysee në Paris, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri...

Qeveria Hoti miraton ndalesat e reja

Prishtinë, 5 korrik 2020 Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dhjetë të saj (mbledhje elektronike), me...

Festimi virtual i 4 korrikut në ambasadën e SHBA-së (video)

https://youtu.be/SF4fL4__nnM Këtë vit, ambasada e Shteteve të Bashkuara feston 244 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së kombit...

Recent Comments