shkruan: Shaip Kamberi

BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE TË NXJERRË MËSIMET E SAJ NGA SREBRENICA, DUKE MOS E PËRKËDHELUR TUTJE VUÇIQIN NË MOHIMIN E TIJ TË GJENOCIDIT DHE TË KRIMEVE KUNDËR NJERËZIMIT
Ndonëse i vonuar dhe me njohjen e gjenocidit vetëm për Srebrenicën, dënimi me burgim të përjetshëm për kriminelin Ratko Mlladiq është lajm çlirues për viktimat, për drejtësinë, për njerëzimin.
Por ky dënim është mesazh për Serbinë shtetërore dhe sidomos për bashkësinë ndërkombëtare. Për Presidentin e tanishëm të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, që dikur mbështeste Ratko Mlladiqin dhe që para pak ditësh e cilësoi ditën e shpalljes së vendimit gjyqësor si « ditë të vështirë » për Serbinë.
Për institucionet e Republikës së Serbisë që vazhdojnë ta mohojnë gjenocidin e Srebrenicës dhe përgjegjësinë e Serbisë në krimet kundër njerëzimit në rajon.Për bashkësinë ndërkombëtare e cila duhet t’i nxjerrë mësimet e saj nga gjenocidi në Srebrenicë dhe nga mungesa shumëvjeçare e drejtësisë ndërkombëtare, duke mos e përkëdhelur tutje Presidentin Vuçiq në mohimin e tij të gjenocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit nga ana e aparatit shtetëror të Serbisë.
“Mohimi i gjenocidit është faza e fundit e një gjenocidi”, tha me të drejtë ish-prokurori i Tribunalt të Hagës, Serge Brammertz.
Mohimi i gjenocidit mori sot fund në gjykatën ndërkombëtare. Ai duhet të marrë fund edhe në Serbi. Kjo është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare e cila duhet t’i japë fund përkëdheljes së Presidentit Vuçiq.
Pranimi i gjenocidit të Srebrenicës nga Beogradi zyrtarë dhe kërkimfalja e tij ndaj popujve tjerë është ndërgjegja e sotme kolektive e të pandërgjegjshmëve të Srebrenicës së gjenocidit të djeshëm.
Më shumë rreth Gjenocidit në Bosne e Hercegovinë lexoni këtu: TENVIR