Saturday, July 11, 2020
Home KRYESORE Qeveria Kurti: 60mijë €uro dy familjeve të Minatorëve, Kartoni i Gjelber dhe...

Qeveria Kurti: 60mijë €uro dy familjeve të Minatorëve, Kartoni i Gjelber dhe Shkarkimet/Emrimet në KRU Mitrovica

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 39, në të cilën ka miratuar vendimin për ndarje të mjeteve për familjet e minatorëve që humbën jetën dje në minierën e Artanës, ka miratuar masat për parandalimin e keqpërdorimeve në ndërmarrjet publike dhe ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Mitrovica” Sh.A..

Qeveria ka aprovuar kërkesën për ndihmë financiare në vlerë prej 60,000.00 € (gjashtëdhjetë mijë euro), për t’i ndihmuar me nga 30,000.00 € (tridhjetë mijë euro) familjarët e dy punëtorëve që tragjikisht humbën jetën në Minierën e Artanës. Këto mjete merren nga nën programi Shpenzimet e Paparashikuara te kategoria e shpenzimeve Rezervat dhe transferohen në kategorinë e shpenzimeve Subvencione dhe Transfere. Të njëjtat do të transferohen në llogaritë e familjarëve të përcaktuara sipas të dhënave bankare.

Qeveria Kurti vendimet 03 Qershor 2020

Në vazhdim të mbledhjes, Qeveria ka miratuar masat për parandalimin e keqpërdorimeve në ndërmarrje publike. Sipas vendimit, ndërmarrjet publike obligohen të krijojnë sistemin e menaxhimit të kontratave publike. Nëse kontratat komerciale përmbajnë zgjedhje për konteste me arbitrazh ndërkombëtar; të drejtën ndërkombëtare ose kontrata që përmbajnë detyrimin e dëmshpërblimit mbi 5 mijë euro, kontratat nuk mund të lidhen pa pëlqimin e ministrit përgjegjës.

Kontratat duhet të jenë në dy gjuhët zyrtare, që shpenzimet e likuiditetet e ndërmarrjes të mos cenohen nga shpenzimet operative dhe të punësimeve të reja. Asnjë ndërmarrje publike nuk lejohet që të caktojë pagë më të lartë se 2500 euro në muaj për një zyrtar të saj pa pëlqimin e ministrit përgjegjës. Ndërmarrjet publike obligohen për transparencë dhe publikim të dokumenteve të tyre, dhe të ju mundësojë qytetarëve pagesën elektronike të faturave për ndërmarrjet që ofrojnë shërbime për qytetarët.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka shkarkuar Bordin e Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” Sh.A. për shkak të keq menaxhimit dhe të shkeljes së detyrave fiduciare. Nga raporti i auditimit për vitin 2018 shihet se pasqyrat financiare nuk kanë qenë për përputhje me standardet e kontabilitetit sipas ligjit dhe nuk ka prova se drejtorët e tanishëm të bordit kanë thirr në përgjegjësi zyrtarët përgjegjës. Gjithashtu ndërmarrja  ka dështuar në realizimin e projekteve me përkrahje ndërkombëtare dhe si pasojë e mosveprimit është tërhequr ndihma nga Luksemburgu, si i vetmi donator për ndërmarrjen.

Rrethanat e përmendura i kanë dhënë arsye Qeverisë që të konstatojë se Bordi i drejtorëve ka shkelur detyrat fiduciare.

Me po të njëjtin vendim është emëruar Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve në këtë përbërje:

  • 1.      Bajram Mustafa, kryesues dhe drejtor;
  • 2.      Nora Ibishaga, drejtore;
  • 3.      Bislim Fetahaj, drejtor; dhe
  • 4.      Edin Hajdarpashiq, drejtor.

Me propozimin e Ministrisë së financave dhe Transfereve, Qeveria ka miratuar vendimet për:

  • –          Autorizimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për transferim të mjeteve shtesë për implementimin e Pakos Emergjente Fiskale në vlerë prej 12 milionë eurove te Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike;
  • –          Vendimin që Qeveria e Kosovës të marrë përsipër koston e shpenzimeve për “Kartonin e gjelbër” për vitin 2020; dhe
  • –          Vendimin për inicimin e themelimit të një mekanizmi të përbashkët me Republikën e Shqipërisë për mirëmbajtjen e rrugëve që lidhin dy vendet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

David L. Phillips sulmon ashpër të Dërguarin e Trump Richard Grenell

David L.Phillips drejtori i institutit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut me bazë në Columbia University në New York...

Kryeministri Hoti takoi Presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Paris, 7 korrik 2020 Sot në Pallatin Elysee në Paris, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri...

Qeveria Hoti miraton ndalesat e reja

Prishtinë, 5 korrik 2020 Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dhjetë të saj (mbledhje elektronike), me...

Festimi virtual i 4 korrikut në ambasadën e SHBA-së (video)

https://youtu.be/SF4fL4__nnM Këtë vit, ambasada e Shteteve të Bashkuara feston 244 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së kombit...

Recent Comments