Saturday, July 11, 2020
Home KRYESORE Presidenti Thaçi kërkon Burgosjen e Kryeministrit Albin Kurti

Presidenti Thaçi kërkon Burgosjen e Kryeministrit Albin Kurti

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

Publicist

26 Maj 2020

Sot u zyrtarizua kërkesa që lakejt e PDKs po e trumpetonin tani e disa javë gjithandej Kosovës duke kërkuar Burgosjen e Albin Kurtit si pjesë e luftës speciale kundër VVs.

“Hirësia e Tij” elPresidente + Paria e Vjetër kundër Parisë se Re

Presidenti Thaçi në mes rreshtash në paraqitje nga Oda Ekonomike e Kosovës kërkon Burgosjen e Kryeministrit Albin Kurti duke tentuar ta frikësoj popullin e Kosovës me togfjaleshin se Ka Ardhur Koha që Kurti të Ballafaqohet me Drejtesinë, togfjalësh ky që tregon për nji tentativë të re disa ditë para vendimit të Gjykates Kushtetuese e cila tregon haptas se Presidenti është duke u bërë gati për të tentuar burgosjen e Kryeministrit Kurti.

Orvatje e tij që ta ndryshoj opinionin publik me luftë speciale kundër VVs është vetëm dëshmi e radhës se para kapitulimit Presidenti i Shtetit është i gatshëm ti bëjë të gjitha akrobacitë për të mbetur në pushtet.

“Te Lumtë” elPresidente

Ajo që si duket po harron “Hirësia e Tij” dhe Paria e Vjetër e Kosovës është që Koha Ka Ardhur që e Vjetra të shkoj dhe Paria e Re ta drejtoj Kosovën drejt zhvillimit ekonomik.

Siç me të drejt po e theksojnë edhe të tjerët, Çdo paraqitje publike e “Hirësisë së Tij” po e rrit përqindjen e VVs, prandaj të Lumtë elPresedente.

Kosova nji herë e përgjithmonë duhet të ndahet nga mendësia kleptokratike e kapjes së shtetit dhe mbajtjes së Kosovës si pronë private.

Shteti i së drejtes duhet të ndërtohet pa dalime dhe pamvarsisht nga i kanë shputat Paria e Vjeter.

Windows ‘98 vs Quantum

Ajo që ka mbretëruar tani e 21 vite prej mbasluftës së ‘98-99 është mendësia se Kosova është pronë e Kumanirave, pra, ka ardhur koha që ajo mendësi të çrrënjoset urgjentisht.

Në terminologji teknologjike krahasimore do ti binte sikur të vazhdohej ndërtimi i Shtetit të Kosovës me Windows ‘98 ndërsa Paria e Re është duke punuar me qasje Quantum, cilën do ta preferonit Ju?!

Në vend të akrobacive të reja dhe orientimit vetëm drejt mbajtjes së pushtetit me çdo kusht Kumanirat + Paria e Vjetër më mirë le ta orientojnë energjinë e tyre drejtë mbrojtjes para drejtësisë nga Qeveria Kurti2.

Vetingu, shteti i së drejtës, lufta kundër korrupcionit janë vetëm disa nga shumë kërkesa të EUs si domosdoshmëri për integrimin Europian.

Integrimin e Kosovës në EU mund ta bejnë vetëm Paria e Re.

Ky artikull NUK shpreh pikëpamjet e DardaMEDIA. Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura janë të Autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

David L. Phillips sulmon ashpër të Dërguarin e Trump Richard Grenell

David L.Phillips drejtori i institutit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut me bazë në Columbia University në New York...

Kryeministri Hoti takoi Presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Paris, 7 korrik 2020 Sot në Pallatin Elysee në Paris, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri...

Qeveria Hoti miraton ndalesat e reja

Prishtinë, 5 korrik 2020 Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dhjetë të saj (mbledhje elektronike), me...

Festimi virtual i 4 korrikut në ambasadën e SHBA-së (video)

https://youtu.be/SF4fL4__nnM Këtë vit, ambasada e Shteteve të Bashkuara feston 244 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së kombit...

Recent Comments