Wednesday, May 27, 2020
Home KRYESORE OEK propozon planin e rimëkëmbjes

OEK propozon planin e rimëkëmbjes

Propozimet e Odës Ekonomike të Kosovës për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike

nga Berat Rukiqi


I nderuar Ministër,

Fillimisht, dëshiroj të ju falenderoj për bashkëpunimin dhe këmbimin e mendimeve konstruktive, për t’i ndihmuar sektorit privat, në një periudhë shumë të vështirë, si pasojë e pandemisë COVID-19. Presioni pozitiv i komunitetit të biznesit dhe angazhimi institucional kanë një qëllim të përbashkët: ruajtjen e vendeve të punës dhe përkrahjen e biznesit për përballim sa më të lehtë të dëmeve të shkaktuara si pasojë e pandemisë, COVID-19.
Për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin, për të pëmbushur qëllimin e lartëcekur, Oda Ekonomike e Kosovës, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të komunitetit të biznesit, me një rrjet prej 15,000 anëtarëve, të organizuar në 30 shoqata të sektorëve dhe në 7 njësi rajonale, ka përgaditur draftin e I-rë të propozimeve për pakon e rimëkëmbjes ekonomike.
Propozimet janë të kategorizuara në 4 fusha të cilat, sipas vlerësimeve tona, duhet të përfshihen në Pakon e Rimëkëmbjes.
1) Likuiditeti

  • Në periudhën e mbetur të këtij viti dhe në vitin 2021, të alokohen së paku 200 milionë euro, përmes Fondit për Garanci Kreditore. Kjo krijon një potencial për 600 milionë euro kredidhënie, me norma të ulëta të interesit dhe “greis” periudhë për fillimin e kthimit të kredisë, deri 1 vit, nga data e miratimit të kredive;
  • Në periudhën e mbetur të këtij viti dhe në vitin 2021, të alokohen 100 milionë grante, që do të dedikohen, për investime në pajisje të reja, trajnim dhe ri-trajnim të stafit, çertifikim, dhe skemë për përkrahje të punësimeve të reja (deri 10,000 euro për një vend të ri të punës);
  • Pagesë të pjesshme të kostove të energjisë elektrike apo investimeve në efiçiencë të energjisë;
  • Subvencionim të pagave (në vlerën 170 euro), për sektorët me rënie të dukshme të qarkullimit, së paku deri me 31 Gusht 2020;
  • Kompenzim të qirave (50% të vlerës së kontratës), së paku deri me 31 Gusht 2020.
    2) Aftësia konkurruese dhe integrimi në zingjiret globale të furnizimit
  • Grante për përgaditje të firmave për eksport: Deri 20,000 euro për kompani, të dedikuara për: ri-trajnim të stafit, implementim të masave mbrojtëse dhe standardeve të sigurisë dhe shëndetit për COV-19; implementim të standardeve ndërkombëtare dhe kritereve për eksport , promovim të kompanive dhe produkteve;
  • Kredidhënie me 1% – 2% interes, për rritje të kapacitetit eksportues të sektori: i drurit, metaleve, plastikës, ushqimit dhe ICT-së;
  • Pagesë të pjesshme të kostove të energjisë elektrike apo investimeve në efiçiencë të energjisë.
    3) Dixhitalizimi
  • Alokim të granteve për transformimin dixhital të e kompanive dhe krijimin e platforormave për E-Commerce – deri 10,000 euro për kompani.
    4) Masat e lehtësirave tatimore dhe atyre jo-financiare
  • “Pushime tatimore” deri në 5 vjet, varësisht nga vlera e investimeve, për investime të reja, përfshirë investimet e jashtme;
  • TVSH në normën 0%, për inputet e prodhimit dhe pajisjet që blehen nga prodhuesit vendor;
  • Normë e diferencuar e TVSH-së (8%), për sektorin e Turizmit, HoReCa-s, Patundshmërisë dhe Transportit;
  • TVSH në normën 0%, për mjetet e reja transportuese;
  • Stimulim i shopping-ut brenda vendit (tregtia me pakicë), duke mundësuar kthim më të lartë të TVSH-së, në periudha të caktuara kohore (vikende, sezona e verës, festat e fundvitit);
  • Favorizim të prodhimeve vendore në çdo blerje nga mjetet buxhetore;
  • Falje të tatimit në qira dhe tatimit në pronë për sektorin e HoReCas, për periudhën e mbetur të vitit 2020;
  • Program i amnistisë fiskale për të mundësuar formalizim të sektorëve, sidomos formalizimin e vendeve të punës.

Siç e theksova edhe më lartë, ky është draft i I-rë i propozimeve të Odës, porn ë vazhdën e komunikimeve të ardhshme, jemi të gatshëm, që të njejtat t’i elaborojmë, duke i përfshirë edhe akterët tjerë institucionalë dhe përfaqësuesit e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.
Ju falenderojmë paraprakisht, për marrjen në konsideratë të propozimeve të komunitetit të biznesit.
Ju uroj punë të mbarë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Presidenti Thaçi kërkon Burgosjen e Kryeministrit Albin Kurti

Rexhep MYFTARIPublicist FB 26 Maj 2020 Sot u zyrtarizua kërkesa...

Kryeministri Kurti bisedoi me presidentin e Malit të Zi, z.Milo Đukanović

Prishtinë, 26 maj 2020  Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike...

Kryekuvendarja Vjosa Osmani takoi profesionistët e psikologjisë

26 Maj 2020 Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një grup të profesionistëve nga...

Kryeministri Kurti takoi Kryetaren e KQZs, Z.Valdete Daka

Prishtinë, 25 maj 2020 Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti sot priti në takim Kryetaren...

Recent Comments