Sunday, April 2, 2023
spot_img
HomeKRYESORENjë ditë historike për AAOHA

Një ditë historike për AAOHA

shkruan Rexhep Myftari
06 qershor 2022

Ndërsa organizata AAOHA me seli ne New York, vazhdon të shpërndajë ushqime çdo javë për qindra njerëz të ndodhur në situata të vështira ekonomike përshkak të pandemisë së fundit dhe krizës ekonomike globale, AAOHA gjithashtu po forcohet me partnerë të rinj që i bashkohen përpjekjeve të organizatës për të ndihmuar të gjitha komunitetet nëNew York.

AAOHA Albanian American Open Hand Association është një organizatë Shqiptaro-Amerikane e themeluar në vitin 2014 në Bronx, New York.

powered b y DardaMEDIA

Motrat tona nga atdheu ynë Shqipëria, Prena Grishaj dhe Kelmenore Grishaj na kanë bekuar me një dhuratë të papritur nga kisha e tyre. Ato kanë mbledhur fonde nga famullia e tyre për kauzën tonë, duke ndihmuar na për furnizime ushqimore.

Ky akt kaq human i motrave Grishaj shënon një tjetër gur themeli për AAOHA, 20000 mijë dollarë është financimi më i madh që kemi marrë deri më tani nga një donator i vetëm. Ne jemi me fat që kemi mbështetjen e kishës së Shën Zitas Villa dhe motrave tona Prena Grishaj dhe Kelme Nora në përpjekjen tonë për të ndihmuar shtresat më në nevojë në New York.

Depoja jonë e ushqimeve po bëhet më tërheqëse ndërsa ne po vazhdojmë punën tonë të palodhshme me vullnetarët tanë të mrekullueshëm që ndihmojnë të gjitha komunitetet duke perfshirë të moshuar e të rinj, gra dhe fëmijë që kanë nevojë për ndihmë në këto kohë të vështira.

Prena Grishaj në adresimin e çështjes tha se është mirënjohëse për mundësinë e bashkëpunimit me AAOHA-në dhe është shumë e rëndësishme që të mos marrë meritat për donacionin vetëm ajo por të tregojë të gjithë historinë deri te donacioni.

Këto ndihma vazhdon ajo, nuk janë paratë e mia. Kam punuar me murgesha për 30 vjet dhe ato i lanë këto para. Unë kujdesem shumë për dëshirat e tyre dhe për paratë e tyre. Këto para erdhën nga murgeshat e Motrave të Riparimit të Kongregatës së Marisë dhe Vilës së Shën Zitës.

Më tej Prena Grishaj thotë se unë jam vetëm një shërbëtore për këtë bamirësi. Unë e mbaj këtë çek, por nuk është nga unë, është nga murgeshat që ma besuan mua këtë shumë parash.

Ky donacion u prit me duar hapur nga Aleksander Nilaj, themeluesi i AAOHA dhe ekipi i tij i vullnetarëve punëtorë.

Zoti i bekoftë dashamirët tanë shqiptarë dhe kombin tonë amerikan, tha Alex Nilaj, i cili po vazhdon pa probleme me punën e madhe që ai dhe ekipi i tij po bëjnë.

Ky është një kapitull i ri për AAOHA-n vazhdoi z.Nilaj, ne tani po shihemi jo vetëm nga Zoti, por edhe nga vëllezër e motra shqiptarë, të cilët tani po vijnë dhe ndihmojnë me organizatën tonë çdo ditë e më shumë.

spot_img

Most Popular

Recent Comments