Wednesday, May 27, 2020
Home KRYESORE Mërgata gjithmonë me Kosovën

Mërgata gjithmonë me Kosovën

Shkruan: Shukri Ymeri Kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar 

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, me shqetësim është duke i përcjellë zhvillimet politike në Kosovë. Ne e kemi ngritur shqetësimin tonë që partitë politike dhe liderët institucional, nuk e kanë vendosur qytetarin në rend të parë, në kohë të pandemisë por janë orientuar nga interesat personale dhe partiake, në kohën kur populli ka pasur shumë nevojë për ta. I kundërshtojmë me ngulm, lojërat politike të dëmshme për të ardhmen e vendit dhe bllokadat që po synohen ti bëhen punës normale të institucioneve. Poashtu edhe gjuhës së rëndë të urrejtjes dhe nxitjes për ndonjë trazirë të mundshme që do ti përmbyste përpjekjet për ndërtimin e një shteti normal. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, deri më sot ka qenë institucioni më i besueshëm në vend dhe shpresojmë që të mos ndikohet nga politika në vendimmarrjen e tyre. Vendimi që do ta marrin këtë muaj, nuk është vetëm juridik por duhet ti marrë parasysh gjitha rrethanat e krijuara dhe proceset e mëhershme në të cilat ka kaluar Kosova. 

Në asnjë mënyrë nuk duhet të injorohet subjekti që ka dalë i pari në zgjedhjet e fundit. Kosova që nga paslufta asnjëherë nuk ka formuar qeveri pa e pasur në qeverisje, partinë që ka dalë e para në zgjedhje. Andaj, çfarëdo përpjekje për ta prishur traditën e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshirjes së subjektit të parë në Qeveri, do të ishte shumë i dëmshëm për demokracinë dhe funksionimin normal institucional të Republikës së Kosovës. Ne i bëjmë thirrje, spektrit politik dhe liderëve institucional, që ti lejnë retorikat e rënda dhe të ulën për ti dhënë zgjidhje kësaj situate. Pushteti i marrë në mënyrë jo demokratike nuk do ti shërbej askujt e më së paku Kosovës e shqiptarëve në përgjithësi.

II  
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, i është gëzuar angazhimit të Qeverisë aktuale në luftë të pa kompromis kundër korrupsionit. Mërgata shqiptare është penguar që të investojë më shumë në Kosovë, pikërisht nga ky fenomen. Prandaj, çkapja e shtetit nga ata që e penguan zhvillimin e tij dhe konfiskimi i pasurive të fituara përmes veprave penale do të jenë shtysa kryesore që do ta udhëheqë Kosovën drejt procesit të integrimeve euro-atlantike. 

Mërgata është e gatshme ta jep kontributin e saj në krijimin e një shteti funksional. Në përveç që do të vazhdojmë të jemi kontribuuesit kryesor në mbushjen e buxhetit të Kosovës, do të jemi edhe investitorët kryesor në zhvillimin ekonomik. Mërgata ka me mijëra ndërmarrës të suksesshëm, që përkundër dëshirës së flaktë, i ‘u është pamundësuar investimi në atdhe.Mërgata mund ta ndihmojë Kosovën me ekspertë të të gjitha fushave. E sidomos në sundimin e ligjit. Janë me dhjetëra-mijëra të ri e të reja që kanë përfunduar universitet me prestigjioze në botë, të gatshëm të angazhohen në detyra që i kërkon atdheu. Shembulli më i mirë është i futbollistëve nga mërgata që luajnë për Kosovën. A e keni parë përkushtimin e tyre? Vijnë pa komplekse dhe me patriotizëm për ta ngritur lartë emrin e Kosovës …, prandaj Kosova duhet të përfitoj nga potenciali i jashtëzakonshëm që e ka në shtetet evropiane, SHBA e kudo në Botë.  

Ky artikull nuk shpreh pikëpamjet e DardaMEDIA. Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura janë të autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Presidenti Thaçi kërkon Burgosjen e Kryeministrit Albin Kurti

Rexhep MYFTARIPublicist FB 26 Maj 2020 Sot u zyrtarizua kërkesa...

Kryeministri Kurti bisedoi me presidentin e Malit të Zi, z.Milo Đukanović

Prishtinë, 26 maj 2020  Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike...

Kryekuvendarja Vjosa Osmani takoi profesionistët e psikologjisë

26 Maj 2020 Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një grup të profesionistëve nga...

Kryeministri Kurti takoi Kryetaren e KQZs, Z.Valdete Daka

Prishtinë, 25 maj 2020 Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti sot priti në takim Kryetaren...

Recent Comments