Wednesday, July 15, 2020
Home KRYESORE MAShTI koordinon me Ministrinë e Shëndetësisë procesin e përmbylljes së vitit shkollor

MAShTI koordinon me Ministrinë e Shëndetësisë procesin e përmbylljes së vitit shkollor

22 Maj 2020

Ministresha e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, e shoqëruar nga zëvendësministri Jusuf Thaçi, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Shtetëror të Maturës, dhe zëvendësministri Xhavit Rexhaj, i ngarkuar për çështjet e organizimit të testit të arritshmërisë, me datë 21 maj 2020 është pritur në takim nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani. Në këtë takim mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala. Temë e diskutimit ishte zhvillimi i procesit arsimor në përmbyllje të vitit shkollor dhe të vitit akademik në kontekstin e pandemisë Covid-19.

MAShTI kërkoi opinione dhe sygjerime nga MSh dhe IKShPK për një sërë aspektesh si përfundimi i vitit shkollor dhe akademik, provimi i maturës dhe testi i arritshmërisë, provimet në institucione të arsimit të lartë dhe çështja e institucioneve parashkollore përfshirë edhe mundësitë eventuale të rihapjes së institucioneve edukative-arsimore publike dhe private bazuar në trendet epidemiologjike.  

Palët u dakorduan se duhet vazhduar me qasjen e kujdesshme dhe me punën e deritanishme në menaxhimin e institucioneve dhe të procesit arsimor me qëllim të mbrojtjes së popullatës dhe luftimit të Pandemisë Covid-19. Pas trajtimit në hollësi të gjitha çështjeve relevante, u vlerësua se duhet pritur edhe vlerësimin e paraparë të fazës së dytë të luftimit të pandemisë deri në fund të muajit maj. Kjo analizë e institucioneve tona përgjegjëse për menaxhimin e kësaj emergjence do të tregojë për hapat e mëtejmë për menaxhimin më të mirë të aktiviteteve të parapara për përfundimin e vitit shkollor dhe organizimin më të mirë të mundshëm të testeve kombëtare. 

Ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i IKShPK-së u zotuan se do të ofrojnë përkrahje për proceset e ardhshme në sektorin e arsimit. Palët, po ashtu, u dakorduan se kërkohet vazhdimi i mobilizimit dhe qasjes së angazhuari të gjithë Qeverisë dhe faktorëve arsimor, përfshirë drejtoritë komunale të arsimit dhe të menaxhmentit të shkollave për të menaxhuar si duhet fazën e ardhshme të Pandemisë Covid- 19. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

KRIJOHET DEGA E RE E VATRËS NË MANHATTAN

Dalip GrecaGazeta Dielli - VATRA New York Të shtunën, 11 Korrik 2020,...

Drita Gjongecaj: Ruajtja dhe Trashëgimi i Gjuhës Shqipe, Detyrë e Çdo Shqiptari

Drita Gjongecaj është një intelektuale e mirintegruar në botën amerikane. Pas kualifikimeve të nevojshme në sistemin e arsimit të Nju-Jorkut, arriti të...

David L. Phillips sulmon ashpër të Dërguarin e Trump Richard Grenell

David L.Phillips drejtori i institutit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut me bazë në Columbia University në New York...

Kryeministri Hoti takoi Presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Paris, 7 korrik 2020 Sot në Pallatin Elysee në Paris, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri...

Recent Comments