New York / Staten Island – Distrikti 50të, Marko Kepi, shumë afër me David Carr

Nga Beqir SINA – New York City
Gjerat prej se kur filluan të numërohet cdo flet votimi ndryshuan shumë, tani sidomos në favor të Marko Kepit, që insistojë deri në votën e fundit. Sipas faqes së internetit të Bordit te Zgjedhjeve BOE, afati i fundit per te nxjerr rezultatet e tabelave, edhe për flet votimet e kuruara më 9 korrik.
STATEN ISLAND NYC : Fituesi i garës për Mid-Island – Distriktin 50të, votimet paraprake brenda partisë Republikane të Këshillit të Qytetit, ku konkuron shqiptaro amerikani Marko Kepi, janë mese të diskutueshme, dhe nuk ka fitues deri më 9 korrik, kur dhe do të mbyllen numërimet e flet-votimeve të fundit, per t’u certifikuar javen tjeter.
Zyrtarisht Bordi i Zgjedhjeve,(BEO), thotë se David Carr dhe Marko Kepi, do të duhet të presën për numërimin e çdo vote të fundit, që ka mbetur për t’u numëruar.
Sipas raportit të dytë paraprak të rezultateve të votimit me zgjedhje të renditur simbas tabeles të Bordit të Zgjedhjeve të NYC (BOE), lëshuar të martën, me 6 Korrik, David Carr kryeson me më pak se 200 vota. Përfshirë votat e numeruara qe nga dita e Zgjedhjeve (22 Qershor) dhe nga fletët e votimit që jane numeruar deri më tani, Carr ka 3,617 vota, ndërsa Kepi ka 3,421.
Në ndërkohë në raportin e parë të votimit të renditur të BOE-së, të lëshuar më 3 korrik, Carr kishte 3,351 vota ndërsa Kepi kishte 2,675.
Pra, si shihet gjerat prej se kur filluan të numërohet cdo flet votimi ndryshuan shumë, sidomos në favor të Marko Kepit, që insistojë deri në votën e fundit.
Giavanni Alves i gazetes Staten Island Advance, shkruan se së pari, gara republikane ne Mid-Island Distrikti 50te, tërhoqi vëmendjen për një breshëri akuzash dhe kundër akuzash për të dy kandidatët .
“Tani, që gara e Këshilltarit të Qytetit, Distrikti 50te, Mid-Island, po numeron cdo flet votimi per republikanët, ajo është duke u bërë shumë interesante. Mbasi që hendeku tani është tepër i ngushtë midis dy kandidatëve Republikanë, David Carr dhe Marko Kepi, ngase dhe numërimi deri në flet votimin e fundit e sjell Marko Kepin, shumë afër fitores”.
Megjithë, atë, duhet cekur se që të gjitha garat e tjera kryesore të Staten Island në votimet paraprake si në partinë republikane dhe atë demokratike, deri tani kanë një fitues të konfirmuar nga Bordi i Zgjedhjeve,(BEO) në qytetin e 600 mijë banorve Staten Island – New York .
Përfshirë, ne keto zgjedhje dhe kandidatin për Bourgh President ne Staten Island, nga partia republikane politikanin e njohur Vito Fosella, i cili thuhet se është votuar me 22 qershor, fuqimisht nga votuesit shqiptarë, republican, por se edhe si mik i madh i shqiptarëve, ai edhe me 3 Nëntor, pritet të marr votat e cdo shqiptari në Staten Island, para ato republicane dhe ato democrate te shqiptarve.
Carr i tha SI Advance / SILive.com se ai beson se në fakt do të jetë fitues, dhe do te jet ai ne votimit në nëntor në garën për vendin keshilltarit ne Distriktin 50-të të Staten Island per partine republikane.
“Unë besoj se unë jam zgjedhja e votuesve kryesorë republikanë për të qenë i nominuari i tyre për rrethin e Distriktit 50-të, të Këshillit Bashkiak te NYC, dhe rezultatet e djeshme e kanë bërë të qartë atë. Unë kam besim nëse çdo votë e vërtetë llogaritet, unë do të shpallem fitues i kësaj gare, ” ka thene Carr per SI Advance / SILive.com.
Ne nderkohe, Kepi, simbas gazetes Staten Island Advance, eshte duke vënë në dukje se fletët e votimit të kuruara nuk janë numëruar ende, aty ku Kepi synon të shohë garën e fituar derisa të llogaritet çdo flet votim i fundit.
“Siç e kemi thënë gjatë gjithë kohës, ne kemi një mbështetje të jashtëzakonshme ne bazë dhe do të mbizotërojmë sapo të llogaritet çdo votë ligjore,” ka thene Kepi per SIAdvance / SILive.com.
Të mërkurën, fushata e Kepit, paraqiti flet votimet e “kuruara”, behet fjale për 315 fletë votimi të munguara në emër të votuesve shqiptar, votat e të cilëve u kundërshtuan javën e kaluar, nga David Carr.
“Ne nuk do të ndalemi së luftuari derisa të mbrohen të drejtat qytetare të çdo votuesi, dhe nuk do të lejojmë që taktikat e kundërshtarit tonë të dëmtojnë procesin demokratik. Unë shërbej në marinsa për të mbrojtur Kushtetutën dhe kjo është pikërisht ajo që po bëj! Edhe, ne keto votime ” thote Marko Kepi.
“Unë pres që të jem i nominuari Republikan për Këshillin e Qytetit në zgjedhjet e Nëntorit dhe do të punoj natë e ditë për të bashkuar komunitetin tonë, për të mbështetur policinë tonë dhe për të ndaluar politikat e së Majtës Radikale që vijnë nga Bashkia”, shtoi Kepi.
Sipas faqes së internetit të Bordit te Zgjedhjeve BOE, afati i fundit per nxjerr rezultatet e tabelave, edhe për flet votimet e kuruara është 9 korrik, nderkohe, qe simbas saj Rezultatet përfundimtare të çertifikuara mund të mos jenë në dispozicion deri javën e ardhshme.