Wednesday, May 27, 2020
Home KRYESORE LDK e preu n’Besë popullin e Kosovës.

LDK e preu n’Besë popullin e Kosovës.

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

Publicist

Së pari kërkuan Besë, pastaj i than popullit të Kosovës BESO, pastaj e pren n’Besë popullin e Kosovës ndërsa tani . . . ?!

21 Maj 2020

Tani në prag të vjedhjes së Qeverisjes Dinaku i Prapashticës me shegërtat e tij po i bën presion gjykatës kushtetuese duke bërë akrobaci mediatike her përmes ekspertave të Vodkës e her përmës Presidentit të Frustruar.

LDK e preu n’Besë popullin e Kosovës.

Rexhep MYFTARI 2020

Pretendenti për Kryeminister Avdullah Hoti pas një takimi shpalosi edhe një premtim të ri prej €400mil. pas miliardave që i kishte premtuar para disa ditësh, ai mbase pretendon nji Qeveri Dëshirore nëpër qiell e cila sipas të gjitha gjasave do të mbetet në sirtarin e Presidentit Thaçi.

Nuk e di nëse LDK-ja e Dinakut dhe shegërtat e tij ende nuk e kanë parë që Treni u ka ikur atyre dhe grupit PLAN apo janë duke u lutur inshaAllah është ëndërr Qeveria Kurti?!

Në deklaraten e tij para Mediave Arban Abrashi foli për rimëkembje ekonomike duke vazhduar me premtimin se Qeveria Dëshirore do të punoj më mirë se Qeveria Kurti dhe se do të ketë dy prioritete: luftimin e pandemisë dhe rimëkembjen ekonomike të vendit, dy fusha këto në të cilat po punon furishëm dhe po i menaxhon për së mbari Qeveria Kurti. Siç duket Mjeranave as Vodka nuk ua ndihmon kreativitetin.

A me iu Besu a mos me iu Besu KJO ËshtË pyetja e dekadës?!

Nuk kam pse i numroj të kqijat e 20 viteve të shkuara sepse me ate punë do të mirren Gjykatat por dhe do të mbeteshim deri në mëngjes duke i numruar të bemat e Regjimit te Vjeter PLAN, mirëpo, as nuk bën të nenqmohet fakti se LDK mbase llogaritë në harresën popullore dhe shpreson se do te gjejë diku nji fije përkrahje për tu mbajtur për të dhe ajo vet harron, pra LDKja harron se tani e tutje për ta më së miri vlen ai tregimi i moqëm që e shpjegon të ardhmën e LDKs se: kur i djeg Qumshti, populli i fryen edhe Kosit ndërsa LDKja edhe po ti fryej fyellit s’do ta dëgjoj askush më kakofonine e tyre sepse kur thyhet Besa ska kthim prapa dhe ska më Besë për të pabesit. Kështu të paktën po e thonë Qarshia.

TË palarat nË shesh

Pyetja tjetër edhe më e rëndësishme për të ardhmën e LDKs është si do ja bëj Vjosa Osmani tani, si do ta marr ajo LDKn nga Mbrënda?!

Por njashtu ajo që e ben njeriun të hamendet rreth figurës së saj është strategjia e saj. Qëndrimi i saj në LDK të bën të dyshosh se A mban ajo përgjegjsi të paktën Morale, pra, Znj.Vjosa Osmani, a mban ajo përgjegjsi që LDK preu n’Besë popullin e Kosoves duke qenë e vetedijshme se LDK vendosi në ballë të Burrecave nji grua shumë të respektuar nga votuesit e LDKs dhe gjatë gjithe kohës duke e ditur Ajo se sa të qelbur jan ata te cilëve u priu në zgjedhjet e 6 Tetorit ndërsa vetëm pas 51 ditësh bashkëqeverisje me LVVn i nxorrën të palarat në Shesh?!

Pertej strategjive për pushtet mbrenda LDKs Znj.Osmani do të duhej të matej edhe jasht saj duke e vërtetuar nëse votuesi është i saj, i Dinakut dhe shegërtave qe po ia mbajnë iso-n, (zhagun) apo votuesit e LDKs janë ende ata te Dr.Rugovës!

Gjithsesi, e ardhmja e saj eshte me strukturë te re, me njerëz te rinj dhe pse jo edhe me formacion te ri.

LDK e Dr.rugovËs ka vdekur.

Sidoqëtejet e ardhmja e afërt Politike e Kosovës, ajo që na jep shpresë është fakti që Qerrja është Thyer, Shteti do të çkapet nga PLAN, shumëkush do ta përfundoj karrieren politike përgjithmon, se shpëjti, ndërsa e Vjetra që po perëndon po i hapë rrugë që e Reja të lind.

Njefsha mirë për Ju!

Ky artikull nuk shpreh pikëpamjet e DardaMEDIA. Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura janë të autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Presidenti Thaçi kërkon Burgosjen e Kryeministrit Albin Kurti

Rexhep MYFTARIPublicist FB 26 Maj 2020 Sot u zyrtarizua kërkesa...

Kryeministri Kurti bisedoi me presidentin e Malit të Zi, z.Milo Đukanović

Prishtinë, 26 maj 2020  Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike...

Kryekuvendarja Vjosa Osmani takoi profesionistët e psikologjisë

26 Maj 2020 Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një grup të profesionistëve nga...

Kryeministri Kurti takoi Kryetaren e KQZs, Z.Valdete Daka

Prishtinë, 25 maj 2020 Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti sot priti në takim Kryetaren...

Recent Comments