Qendrës “Libart”, Mbrëmja e Poetikës, Muzikës dhe “Odës së Librit”, ku i pranishme do të jetë Çun Lajçi, i cili do të interoretojë vargjet të kryeveprës së Fishtës “Lahuta e Malcis” dhe njëkohësisht do të përformojë me lahutë.
– Data: 27.11.2020 (SOT- e premte)
– Ora: 16:30– 18:00
– Lokacioni: Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart”
– Eventi në rrjete sociale: https://www.facebook.com/events/407600367086702

– Adresa e plotë: Rr. Sadik Bekteshi, nr. 16, 10000 Prishtinë, Kosovë. Përkatësisht në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”.
– Organizuar nga: Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani”
– Përkrahur nga: Komuna e Prishtinës
Për shkak të rrethanave të kushtëzuara nga pandemia dhe rekomandimeve të vazhdueshme që vijnë nga institucionet gjegjëse, përcjellja e ngjarjes lejohet vetëm nga mediat e ftuara pasi numri i pjesëmarrësve është i kufizuar për të mundësuar distancën fizike. Po ashtu, ju lutem ta keni maskën me vete pasi bartja e maskave gjatë gjithë kohës është obligative për të gjithë pjesëmarrësit.