Wednesday, May 27, 2020
Home KRYESORE Kryeministri Kurti u premtoi ndihmë Therandës e Mamushës

Kryeministri Kurti u premtoi ndihmë Therandës e Mamushës

Therandë, Mamushë, 21 maj 2020

Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Besian Mustafa dhe zëvendës ministrin e tij, z. Imri Demelezi vizituan fshatin Nëpërbisht të Therandës dhe komunën e Mamushës, pas dëmeve të shkaktuara së fundmi nga breshri. Delegacioni qeveritar, gjatë kësaj vizite u mirëprit dhe u shoqërua nga kryetarët e komunave respektive, z. Bali Muharremaj dhe z. Abdülhadi Krasniç, dhe pronarët e serrave të dëmtuara. 

Breshri i datës 19.05.2020 po përshkruhet nga banorët si më i madhi ndër dekada. Nga kjo fatkeqësi natyrore janë dëmtuar rëndë serrat në të cilat kultivohen produkte të ndryshme e nga të cilat furnizohet pjesa më e madhe e tregut të perimeve. Kjo vizitë pati për qëllim njoftimin nga afër me dëmet e shkaktuara dhe shprehjen e përkushtimit për t’i dalë në ndihmë fermerëve. Fillimisht do të bëhet evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve, për çka veçse janë themeluar komisionet e përbashkëta, dhe mbi përfundimet e këtyre komisioneve, Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer. 

Janë situata të këtilla kur shteti duhet ta dëshmojë veten, dhe një gjë të tillë do ta bëjmë. Ne duhet t’i ndihmojmë prodhuesit vendorë edhe atëherë kur nuk ballafaqohet me fatkeqësi natyrore. Ballafaqimi me pandeminë COVID-19, në anën tjetër, ka treguar rëndësinë e investimeve në prodhimet vendore. Shtetet me prodhim vendor arrijnë të tejkalojnë krizat më lehtë. Nga kjo, dhe për këtë arsye, ne do ta forcojmë prodhimin vendor nëpërmjet përkrahjes dhe partneritetin me prodhuesit vendorë, ashtu sikurse është thënë edhe në programin qeverisës. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Kryekuvendarja Vjosa Osmani takoi Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve

27 Maj 2020 Osmani: Të drejtat e pacientëve duhet të jenë prioritet i përhershëm  Kryetarja e...

Presidenti Thaçi Euroskeptik, Radikal dhe jo-Racional

27 Maj 2020 Prof. Sabri Kiçmari e cilëson Presidentin e Kosovës në mes tjerash duke përdorur fjalët Euroskeptik, Radikal...

Kryeministri Kurti vizitoi vullnetarët në Qendrën e Thirrjeve për COVID 19

Prishtinë, 26 maj 2020 Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në...

Presidenti Thaçi kërkon Burgosjen e Kryeministrit Albin Kurti

Rexhep MYFTARIPublicist FB 26 Maj 2020 Sot u zyrtarizua kërkesa...

Recent Comments