Wednesday, May 27, 2020
Home KRYESORE Kryeministri Kurti përkujtoi Masakrën e Dubravës

Kryeministri Kurti përkujtoi Masakrën e Dubravës

Dubravë, 22 maj 2020

Sot, Kryeministri në detyrë z. Albin Kurti vizitoi Burgun e Dubravës dhe bëri homazhe në përkujtim të Masakrës së Dubravës e cila ndodhi 21 vjet më parë. Kryeministrin e shoqëruan edhe të mbijetuarit Enver Dugolli e Shaban Beka, si dhe bashkëveprimtarët e Prof.Ukshin Hotit, Prof. Ekrem Kryeziu, z. Mentor Kaçi dhe z. Ali Kryeziu.

Masakra e Dubravës është një prej episodeve më të tmerrshme të historisë sonë. Pikërisht 21 vjet më parë, më 22 maj 1999, forcat serbe për disa ditë maltretuan fizikisht dhe psiqikisht të burgosurit, para se t’i ekzekutonin më shumë se 100 prej tyre.

Të mbijetuarit nëpër vite kanë treguar tmerrin që kanë përjetuar në ato ditë, kur të gjithë janë mbledhur në fushë afër pavijonit të fundit dhe kanë kaluar orët të trembur, bashkë më të vdekurit.

Përkundër gjithë këtyre rrëfimeve që janë dëgjuar ndër vite, e që u thanë edhe sot, në aspektin e drejtësisë, Masakra e Dubravës është trajtuar vetëm në procedurën gjyqësore kundër Sllobodan Millosheviq në Tribunalin e Hagës, proces ky i cili ka mbetur i papërfunduar.

Asnjë gjurmë nuk shihej sot nga kjo masakër, marrë parasysh që pavijonet e Burgut të Dubravës kanë qenë ndër të parat që janë rindërtuar menjëherë pas luftës, duke pamundësuar kështu ruajtjen e gjurmëve dhe ngjarjeve që do të na shërbenin për kujtesën kolektive.

Ne do të angazhohemi që të shohim rikthimin e fokusit tek ruajtja dhe kujtimi i asaj që ka ndodhur, duke shikuar mundësitë se si kjo mund të bëhet edhe fizikisht në Burgun e Dubravës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Presidenti Thaçi kërkon Burgosjen e Kryeministrit Albin Kurti

Rexhep MYFTARIPublicist FB 26 Maj 2020 Sot u zyrtarizua kërkesa...

Kryeministri Kurti bisedoi me presidentin e Malit të Zi, z.Milo Đukanović

Prishtinë, 26 maj 2020  Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike...

Kryekuvendarja Vjosa Osmani takoi profesionistët e psikologjisë

26 Maj 2020 Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një grup të profesionistëve nga...

Kryeministri Kurti takoi Kryetaren e KQZs, Z.Valdete Daka

Prishtinë, 25 maj 2020 Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti sot priti në takim Kryetaren...

Recent Comments