Saturday, July 11, 2020
Home KRYESORE Kryeministri Kurti bisedoi me presidentin e Malit të Zi, z.Milo Đukanović

Kryeministri Kurti bisedoi me presidentin e Malit të Zi, z.Milo Đukanović

Prishtinë, 26 maj 2020 

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Malit të Zi, z. Milo Đukanović.

Në një bisedë miqësore, kryeministri Kurti e njoftoi presidentin Đukanović për luftën kundër pandemisë, duke theksuar rënien e infektimeve të reja dhe numrin e vogël të viktimave. Ai tregoi për dy pako të Qeverisë së Kosovës për ta menaxhuar situatën e krijuar ekonomike, pakon emergjente fiskale, për ta menaxhuar situatën e krijuar dhe pakon e dytë për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike prej efekteve të pandemisë.

Nga ana e tij, presidenti Đukanović e përgëzoi kryeministrin në detyrë Kurti për punën e mirë në të dyja rrafshet dhe e njoftoi atë se Mali i Zi nuk ka asnjë të infektuar më me COVID-19 dhe zyrtarisht e ka përfunduar pandeminë. “E gjithë puna e Qeverisë është e koncentruar në rihapjen e hotelierisë dhe funksionalizimin e turizmit, për t’i sanuar sa më shpejtë vështirësitë e krijuara ekonomike”, tha ai.

Temë e veçantë e bisedës ishte edhe dialogu me Serbinë. Me këtë rast kryeministri në detyrë Kurti tha se është për një dialog të përgatitur mirë e me parime dhe jo për një zgjidhje të shpejtë, nën udhëheqjen e BE-së dhe ShBA-ve, të cilat nuk mund të zëvendësohen apo ta përjashtojnë njëra tjetrën.

Presidenti Đukanović theksoi se procesi i dialogut me Serbinë është një nga faktorët kyç për stabilitetin e rajonit dhe integrimin e tij në BE. Ai u pajtua se nuk ka zëvendësim për BE-në dhe ShBA-të në rajon dhe e siguroi kryeministrin në detyrë Kurti se Mali i Zi do të jetë gjithmonë fqinj i sinqertë dhe do të bashkëpunojë ngushtë me shtetin e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

David L. Phillips sulmon ashpër të Dërguarin e Trump Richard Grenell

David L.Phillips drejtori i institutit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut me bazë në Columbia University në New York...

Kryeministri Hoti takoi Presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Paris, 7 korrik 2020 Sot në Pallatin Elysee në Paris, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri...

Qeveria Hoti miraton ndalesat e reja

Prishtinë, 5 korrik 2020 Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dhjetë të saj (mbledhje elektronike), me...

Festimi virtual i 4 korrikut në ambasadën e SHBA-së (video)

https://youtu.be/SF4fL4__nnM Këtë vit, ambasada e Shteteve të Bashkuara feston 244 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së kombit...

Recent Comments