Wednesday, July 15, 2020
Home KRYESORE Kryeministri Kurti bisedoi me Kryetarin e Bosnjë-Hercegovinës, z. Šefik Džaferović

Kryeministri Kurti bisedoi me Kryetarin e Bosnjë-Hercegovinës, z. Šefik Džaferović

Prishtinë, 22 maj 2020

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti sot zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe anëtarin Boshnjak të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Šefik Džaferović.

Në fillim të bisedës ata diskutuan në lidhje me situatën me COVID-19 në vendet respektive, duke i komunikuar njëri-tjetrit masat që qeveritë e dy vendeve kanë ndërmarrë në luftimin dhe menaxhimin e përhapjes së virusit Corona.

Tutje, ata biseduan për marrëdhëniet bilaterale, lëvizjes së lirë të mallrave dhe të personave në mes dy shteteve. Me këtë rast, z. Džaferović falënderoi Kryeministrin në detyrë Kurti për vendimin për largimin e tarifës 100% ndaj mallrave nga Bosnjë dhe Hercegovina. Kryeministri në detyrë Kurti tha se Republika e Kosovës nuk duhet ta trajtojë dhe nuk do ta trajtojë njësoj Bosnjën dhe Hercegovinën sikurse Serbinë. Të dy konstatuan se kërcënimi më i madh me të cilin përballemi në dy vendet është lloji i politikës që nuk pati sukses gjatë luftës në vitet 90-ta, dhe se ideja e shkëmbimit territorial në mes Kosovës dhe Serbisë është e rrezikshme pasi e njëjta na kthen në vitet e 90-ta.

Në fund, Kryeministri në detyrë Kurti dhe Kryetari i Presidencës Džaferović theksuan dhe u pajtuan se bashkëpunimi në nivel kulturor dhe historik duhet të forcohet, derisa ripërsëritën zotimin se Kosova dhe Bosnjë dhe Hercegovina mbeten të përkushtuara në anëtarësimin e tyre në NATO dhe Bashkimin Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

KRIJOHET DEGA E RE E VATRËS NË MANHATTAN

Dalip GrecaGazeta Dielli - VATRA New York Të shtunën, 11 Korrik 2020,...

Drita Gjongecaj: Ruajtja dhe Trashëgimi i Gjuhës Shqipe, Detyrë e Çdo Shqiptari

Drita Gjongecaj është një intelektuale e mirintegruar në botën amerikane. Pas kualifikimeve të nevojshme në sistemin e arsimit të Nju-Jorkut, arriti të...

David L. Phillips sulmon ashpër të Dërguarin e Trump Richard Grenell

David L.Phillips drejtori i institutit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut me bazë në Columbia University në New York...

Kryeministri Hoti takoi Presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Paris, 7 korrik 2020 Sot në Pallatin Elysee në Paris, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri...

Recent Comments