Wednesday, March 22, 2023
spot_img
HomeBotaKryeministri Australian me Prejardhje Shqiptare

Kryeministri Australian me Prejardhje Shqiptare

Kryeministri i ri Australian Anthony Albanese ka prejardhje Shqiptare/Arbereshe siç e përshkruan në illyriapress gazetari Ruben Avxhiu.

Anthony Albanese është djali i një marinari arbëresh, Carlo Albanese nga jugu e Italisë, por me nënë australiane (me origjinë irlandeze).

Prindërit u njohën gjatë një udhëtimi nëpër Europë të Maryanne Ellery. Ai punonte në tragetin me të cilën po udhëtonte vajza australiane. Ishte dashuri me shikim të parë. Shumë shpejt u martuan dhe për tetë muaj me radhë kishin jetuar së bashku. Pastaj ai kishte vdekur në një aksident dhe nëna e tij ishte kthyer për të jetuar në Australi.

Të paktën kjo ishte historia që dinte Anthony si fëmijë. Kjo ishte historia që dinte edhe familja e gjerë, lagjia dhe kushdo që i njihte.

Kur mbushi moshën 14-vjeçare, nëna e uli në tavolinë dhe i tregoi një histori tjetër. Babai i tij nuk kishte vdekur në aksident, ata kishin pasur një histori dashurie por pastaj ishin ndarë. Historia e bukur romantike e dy të rinjve nëpër Europë, kishte mbaruar, kur ajo kishte zbuluar se kishte mbetur shtatzënë. Aty djali arbëresh i kishte thënë se nuk mund të martoheshin bashkë, sepse ai kishte një të fejuar në fshatin e tij dhe nuk mund ta prishte fejesën. Maryanne u shokua nga përgjigjia.

Lexoni shkrimin e plotë në illyria:

http://www.illyria.com/djali-i-marinarit-arberesh-do-te-jete-kryeministri-i-australise/?fbclid=IwAR2RIMWFQ4MrG7nBv_sAP-RaUnIkI4np5zUe-d_0wfH_fw_lSgWfhx9-prk

spot_img

Most Popular

Recent Comments