Wednesday, May 27, 2020
Home KRYESORE Kryekuvendarja Vjosa Osmani takoi Ekipin e UNKT

Kryekuvendarja Vjosa Osmani takoi Ekipin e UNKT

Osmani: Partneriteti në frymën e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm është garanci për përballje me sukses të sfidave socio-ekonomike 

Kryetarja e Kuvendit, Dr. Vjosa Osmani u takua sot me Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, znj. Ulrika Richardson dhe përfaqësues te Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Me këtë rast, Kryetarja Osmani e falënderoi znj. Richardson dhe të pranishmit për rolin aktiv dhe kontributin thelbësor që Agjencitë e KB kanë dhënë në adresimin e sfidave socio ekonomike gjatë periudhës së pandemisë. Ajo vlerësoi lart përkushtimin për një menaxhim sa më efikas dhe human të kësaj situate.

“Angazhimi i UNKT dhe agjencive të KB gjatë kësaj periudhe është modeli më i mirë se si përmes partneritetit të mirëfilltë dhe të sinqertë mund t’ia dalim që me sukses të përballojmë situata të tilla të përmasave jashtëzakonisht sfiduese” – theksoi Osmani.

Nga ana e UNKT, Znj. Richardson potencoi që ishte shumë me rëndësi që masat janë ndërmarrë dhe para paraqitjes së rastit të parë në Kosovë, dhe që për shkak paraqitjes së mëvonshme të virusit në vend, institucionet kishin fatin të mësojnë nga eksperienca e vendeve të tjera.

Tutje, palët diskutuam rreth modaliteteve për angazhim të përbashkët në promovimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm – OZHQ. U theksua se OZHQ-të kanë për qëllim prosperitetin e një shoqërie andaj duhet të ju kushtohet vëmendje e veçantë në mënyrë që kjo agjendë global të shënoj progres edhe në Kosovë. Në mes tjerash, në frymën e muajit për rëndësinë e shëndetit mendor, në takim u përmend dhe rëndësia e kujdesit ndaj shëndetit mendor, me theks të veçantë në impaktin që ka pas përballja me pandeminë tek popullata dhe profesionistët shëndetësor. ​

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Presidenti Thaçi kërkon Burgosjen e Kryeministrit Albin Kurti

Rexhep MYFTARIPublicist FB 26 Maj 2020 Sot u zyrtarizua kërkesa...

Kryeministri Kurti bisedoi me presidentin e Malit të Zi, z.Milo Đukanović

Prishtinë, 26 maj 2020  Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike...

Kryekuvendarja Vjosa Osmani takoi profesionistët e psikologjisë

26 Maj 2020 Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një grup të profesionistëve nga...

Kryeministri Kurti takoi Kryetaren e KQZs, Z.Valdete Daka

Prishtinë, 25 maj 2020 Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti sot priti në takim Kryetaren...

Recent Comments