Wednesday, March 22, 2023
spot_img
HomeKRYESOREKryekuvendarja Osmani takoi ambasadorin Philip Kosnett

Kryekuvendarja Osmani takoi ambasadorin Philip Kosnett

05 Qershor 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, në një takim me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, ka biseduar për agjendën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe çështjet që pritet të trajtohen në seancat e radhës. 

Zonja Osmani e njoftoi ambasadorin amerikan Kosnett lidhur me urgjencën e miratimit të një numri të konsiderueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare, me të cilat synohet përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës. 

Në këtë kontekst, kryetarja e Kuvendit e informoi ambasadorin amerikan edhe për themelimin e Komisionit parlamentar, i cili do ta trajtojë menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga institucionet përkatëse. ​

spot_img

Most Popular

Recent Comments