KINEMATOGRAFIA

Kriza në kinematografi nuk është ditore,javore ose mujore.Kjo krizë paraqitet në vazhdimësi ndoshta prej vitit 1989, ku një kinematografi e organizuar më heret do të zavendësohet me improvizime dhe interesa private. Projekti i pare kinematografik pas konfliktit në Kosovë, ishte projekti i një regjisori amator i cili do të përkrahet nga ministria e kulturës, jashtë konkurence i mbështetur në interesa klani ( LDK ) dhe gjithnjë me një mentalitet korruptiv.Ky mentalitet korruptiv i shfaqur në ministrinë BRAJSHORI,

ishte larg standardeve,stabilitetit dhe një repertori të shumëllojshëm i cili do të realizohej permes interesave estetike.Ministria e Kulturws, tash zavendëson “ Kosovafilm “, e cili në mungesë të një baze teknike,dalëngadalë zhvendoset në histori me një disponim nostalgjie…Vdekja klinike e “ Kosovafilm “, do të kundërshtohet nga drejtori Gani Mehmetaj, anëtar i LDK i cili pas ndoshta pas pes viteve funksionimi, sot tenton ta “kafshoi “dorën e cila një kohë do ta ushqente.Mentaliteti korruptiv nuk ishte prezent vetëm në raportin: Ministri – Kompani private, mirëpo edhe në relacionin : Ministri – Kompani publike ( Kosovafilm ), për shkak të lidhjeve të Gani Mehmetaj me njerëz të caktuar në departamentin për film.Manipulimi në baza partiake, tash krijon poashtu një formë të re dominimi sepse për filmin vendoset nga ata të cilë nuk e njohin dhe nuk e respektojnë.Manipulimi dhe spekulimet në emër të interesave publike, do të vazhdoi edhe në kabinetin HARAQIA,mirëpo me intesitet të rritur. Me formimin e QKK-së, politikat për nxitje dhe mbështetje filmi zhvendosen në një institucion të pavarur nga ministria e kulturës duke zyrtarizuar në anën tjetër shuarjen definitive të “ Kosovafilm” me një zgjedhje të Zeqir Hamitit,( LDK) drejtor, si një vendim jolegjitim. Sot ma tepër se 365 ditë, pas zgjedhjes së drejtorit,detyrimet,autorizimet dhe përgjegjësit e ngarkuara me ligj, mbesin vetëm letra” toaleti”. Në anën e djatht ekziston Ministria e kulturës e cila abuzon me ligjin në mungesë trasparence,në të majtën QKK e cila nuk mund të zhvillohet pa kwshillin drejtues dhe statut, rregullore, subvencione,vizionim të filmave që do të shfaqen në Kosovë…normalisht në mes gjendet UAFK, zyrtarët e secilit “ bërtasin” se thehet ligji, mirëpo nuk gjenden në pozicion ta shpjegojnë SI dhe QYSH, duke krijuar një rreth vicioz !

Në dëgjimin e fundit në Kuvendin e Kosovës, Zeqir Hamiti do të thoshte se në gjysmën e

dytë të vitit 2oo6, kishte ndërmar iniciativa për zyrtarizimin e këshillit drejtues (…emrat nuk do të publikohen ! )dhe objektivave të QKK –së. Iniciativat do të bllokohen nga Alberta Troni,Zana Kryeziu dhe normalisht Astrit Haraqia. Në nëntor të vitit 2oo6, Zeqir Hamiti ka kërkuar edhe një shumë prej “ 1.650.000 ”,eurosh për projekte kinematografike dhe shumën prej “ 90.000 “eurosh për puntorë potencial. Përveq buxhetit të jashtëm, QKK, duhet të mendoi në grumbullimin e buxhetit të brendshëm i cili realizohet me ndihmën e taxave të cilat grumbullohen nga kinemat,televizionet,televizionet kabllovike,digjitale dhe video distribucioni.Për këtë gjendje kaotike momentalisht mungon formula.

Leave a Reply