Q. K. K.
Para dy viteve, konkursi për drejtor të qendrës kinematografike të Kosovës do të anulohet ! Thjesht !
Pa shpjegime ! “Pa fytyra me pomadë dhe frizura me gell të cilat do të duhej të shpjegonin para mediu - umeve të shkruara dhe eletronike vetëm një ” PSE ? ” të vogël “. Në këtë listë ku ishte edhe nënshkrimi im i cili mua edhe sot më duket ” Pa lidhje “, lexova emrat e disa student - regjisorëve , pa filma diplomë mirëpo me nota në index ! “Një abuzim ligji prej : 2 - CM !” Dikush prej jush edhe sot do të mund të mendonte: O, njerëz, vetëm dy centimetra ! Vetëm dy !! Mos u bëni cikrimëtarë ! Hapeni zemrën !! Politikanët abuzojnë me 3 - 4 centimetra shumë shpesh dhe asgjë - askujt ! Studentët ambicioz, pa ” dip lomë ” e pa përvojë morrën “hez” e “hygjym…” në drejtorllakë të identifikuar “AD-HOC ” me idolët e tyre në ekranin e vogël…Bravo !!
Në kolonën tjetër mund të shiheshin nënshkrimet e regjisorëve, dramaturgëve, kameramanëve me më tepër përvojë të cilët edhe sot na flasin kafeve ku shërbehet vetëm birra për merita historike !Disa prej tyre ishin me diploma të falsifikuara në krahëror e me këmisha dhe shall mëndafshi si dhurata nga Kryeqytetet … Prej të gjitha aplikacioneve, vetëm tri ose katër kandidatura ishin reale ! Mirëpo kjo
ishte e mjaftueshme për zgjedhje sipas nenit 43 / 1 ! Kjo ishte thyerja e parë e ligjit nga drejtori i departamentit të kulturës ( Sektori filmit…),ministri i kulturës, e këto sjellje do të zhvillohen në paroksizëm në dy vitet në vijim ! Në opinionin publik atëbotë, flitej për dy zhvillime : Mungesa e një njeriu adekuat me embelemë “LDK” i cili do të vazhdonte me “abuzime” të fondit për kinematografi i cili sot përcaktohet me ligjin për kinematografi nga buxheti i Kosovës, e kjo sot nuk guxon të ndodh ! E dyta, një vazhdimësi e “abuzimeve ” me adresë të vjetër duke eliminuar konkurencën dhe konkurset vjetore, me aksent të veqant në ” Kosova - Film ” i cili shpërdoron me buxhet publik dhe aktorë zakonisht në emër të një institucioni ! Kjo ta përkujton sloganin ” Unë = Shteti “, një despotizëm, nepotizëm, i cili në vitin 2006 nuk guxon të ndodh !! Aktorët e papaguar edhe sot nga ” Kosova - Filmi “do të duhej të paguheshin qysh në vitin 2004 , pas përfundimit të produksionit. Faza e postproduksionit zhvillohet n’damas dhe s’ka lidhje me aktorë ! Një pyetje e thjesht për ty Gani Mehmetaj ? Pse ti i ke marr ” EURO ‘ T ” ? Pse ?
” Kosova - Fimi ” sot ta përkujton ” Ferronikelin ” asgjë më tepër ! ” Me themelimin e qendrës kinematografike të Kosovës objekti prej 3500 metra katror dhe katër hektarë tokë do të duhej të kalonte nën mbikëqy rje të saj me obligime të ruhet normalisht destinimi themelor ! Ky objekt do të mund të shëndërohej nesër ose pasnesër, përveq administatës në volum edhe në ” depo ” të një bazë teknike për nxitje të produksionit vendor me suportim të vazhdueshëm nga Ministria e Kulturës. ” Pse të harxhohen sot badihava ” EURO ” e të “rentovatet ” teknika nga p.sh. ” JADRAN FILM “, kur me ato të holla mund të blihet teknikë vetjake ” MADE IN KOSOVA “. Mungesa e bazës teknike është edhe shkaku kryesor pse ” Kosova - Film ” nuk mund të veproj sot me këto pozicione… Me strukturalizëm të Q . K . K . koncepti i “Kosova - Film ” si koncept i viteve të tetëdhjeta, tejkalohet përgjithëmonë ! Pagat të cilat badihava jepen sot në ” Kosova - Film ” tash do t’i shpërndahen punëtorëvë në Q . K . K . ( Këtu nuk është fjala për Fondin për Kinematografi. ) Me nenin 65 / 2 ” Kosova - Film ” është në varësi të Ministrisë së Kulturës e jo Kuvendit ! Tekefundit, edhe nëse është në varësi Kuvendi, si na thotë G . M . epilogu në fund nuk dallon shumë! Për G. M . do të jepen dy krahasime të thjeshta :
- Transformim pronësie i kohës në raporte RTP - RTK .
- Transformim pronësie i kohës në raporte ish Banka e Kosovës - Ministri
Shpallja e konkursit të ri për drejtor të qendrës kinematografike,këto ditë është i mbyllur .Konkursi i ri do të shpallet në gazeta të cilat nuk lexohen shumë !Poenta ishte të evitohet konkurrenca formale e kjo ishte shumë e ulët !Përgjithësia objektive e drejtorit të qendrës kinematografike të Kosovës, lidhet me Ministrin e Kulturës e jo me drejtorin e departamentit të kulturës , ashtu si është shënuar në konkurs. Me nenin 43 / 3 mandati për drejtor është katër vite. Mos harroni : Kinematografia nuk është politikë ! Për fund një përshë ndetje e përzemërt për për Agim Sopin i cili duhet t’i kryej obligimet nga kontrata deri në centin e fundit ! Mos harro ” GIMI - BOY ” edhe kamatën prej 10 % për gjdo muaj vonesë !