TEATRI
Publiku në teatër shumë shpesh kërkon përjetime realiteti, totalitet dhe zbulime të një bërthame.
Kërkesat të cilat vizatohen para nesh dhe teatrit, secilin “dakik” imponohen me përgjithësi objektive e
jo me iluzione të cilat përcaktohen nga administrata e ngjyrosur me “bojë”. Nga teatri kërkohet gjdo
ditë të zhvillohet me ne në një ambient autentik e me sistem të vlerave! Shumë teatro jetojnë me au - tomashtrime duke prezentuar para opinionit publik një domosdohmëri ekzistence,tradicion dhe vlera pa të cilat nuk mund të zhvillohemi ( sic ! )Secili provokim,kërkes ose kritikë para tyre instalohet si emocione “KRIZE “. Në shumë shfaqje a mund të veqohen disa origjinale!Ky repertor është i tejkaluar dhe me inovacione të cilat shumë rrallë tejkalojnë teatrot e studentëve…kjo skenë është me karakteristika të një province e kjo krijon distancë nga teatrot univerzal!Nga kjo distancë nuk eshte fare vështirë të dallohet rreziku i cili i kërcënohet një teatri modern, e ajo është sistemi i mbyllur,mashtrimet,paragjykimi dhe normalisht sistemi i klanit i cili imiton një politikë kulturore!Ajo çka sot shihet në teatro publik dhe privat sot është shumë depresive e nuk hap shumë perspektivë për multiexpresoine…sot është kohë ku duhet të ruhet teatri e jo instiucionet të cilat devalvohen secilin “dakik” në drejtim korrupcioni e trivijaliteti!Këtu është fjala për zhvillim teatri në të cilin kontribon secili me pedigre, e jo me pozë dhe iluzione të së vërtetës!Vetëm në këto situata mund të zhvillohet avangarda e vlera individuale…shumë trupa teatrore në botë, do të zhduken për shkak do të identifikohen me një moment, refleks, e asgjë tjetër!
Besimi ishte se ata ishin personifikim teatri, hahaha…ndoshta regjisorëve më në moshë do ti kujtohet
teatri atraktiv “LIVING THEATRE ” i cili do të mbyllet !Paramendoni një Peter Bruk dhe teatri mobil !
Ky rrezik sot i kërcënohet teatrove tonë të cilët ekzistencen dhe rentabilitetin e krahasojnë me atë çka ishin dikur në socrealizëm e jo çka paraqesin sot!Teatri sot vie deri tek ajo pikë në të cilën nuk mund ti mohohen reformat,e poashtu nuk mund tëzhvillohet si deri më sot!
Cila është baza e teatrove sot ? A mund ta thot dikush nga ju ?
Cili është repertori sot ? Cili është repertori vjetor në teatro tona ? Sa bileta mund të shiten për shfaqjen ” x ” në nëntor të këtij viti ? Ku është këshilli artistik? Ku është drejtori artistik? Pse aprovohen projekte të anëtarëve të këshilit artistik në disharmoni me ligjin, u ky ligj citohet gabimisht para gazetarëve me paramendim? ( Nenet 37 / 4 dhe 45 ) Pse, babës..!
Regjisori Agim Selimi,tash sa herë përsërit tezën se mungesa e shikuesve është pasojë e edukimit, në kohën e mungesës së institucioneve e jo mungesë e invencioneve dhe origjinalitetit të tij regjisorial edhe në projektin jointeresant ” Aleksandër Moisiu “, ndërsa Bekim Lumi na flet për estradë me idealizëm dhe utopi të një adoloshenti !Si mund të realizohet prerja ? Si mund të realizohet ndryshimi në repertor pa ” MECENA? “.
Poenta është të stimulohet dramaturgjia moderne botërore,( kombëtare )me ndihmën e selektimit tëautorëve të talentuar e jo të ndërtohen shtëpi për estradë të cilat ekzistojnë nga komedia del arte..!
Ekspresioni kolektiv i “Mrozhekut ” i cili aktorin e plason në planin frontal, në raport me shumë elemente tjera të inskenimit, paraqet edhe sot një platformë zhvillimi të aktor-regjisorit Faruk Begolli,e cila kryhet në TK , në mungesë të teatrit të vogël në përfundim!!
Teatri” DODONA ” paka-shumë është i njohur si teatër estrade, mirëpo në të, viteve të kaluara do të
inskenohen edhe shfaqje të rëndësishme për kulturë teatrore! Teatri ” ODA ” do të fillonte poashtu me shfaqje estrade, mirëpo sot imponohet me shfaqje poashtu autentike !Teatri i ” BABËS “, normalisht fillon e do të zhduket me një megallomani..! Miti mbi SIZIFIN, mbetet iluzioni !!Nora e Ibzenit është edhe NORA ime, me çfarë do të festohet 100 -vjetori i vdekjes së Henrik Ibzen në skenat tona ?