FARUK BEGOLLI ( 1944 – 2007 )

October 11th, 2007

Prej nesh do të ndahet njeriu, pedagogu, aktori i cili plot 40vite, ishte aktiv në teatër, film.

Faruku-Faki,do të largohet në heshtje, pa tollovi sikur largohet nga prosceniumi i cili shumë shpejt do të plotësohet nga shikues. Faruku-Faki,ishte actor i madh dhe njëri ndër aktorët më të famshëm të kinematografisë ish-Jugosllave. Karakteri i tij ishte natyror dhe spontan; Me pjesëmarrje të tij në shumë projekte filmike dhe teatrore ku partner ishin aktorët më të rëndësishëm të shumë gjeneratave,Faruku-Faki,do qëndronte përballë tyre i sigurt, pa dilema, në origjinën dhe talentin shqipëtar. Secili aktor i gjeneratave të reja i cili kishte rastin të punonte me Farukun-Fakin,në kujtesë kishte një bashkëpuntor të dashur e të kujdesshëm. Jeta e Farukut-Fakit ishte lëvizje mes dy filmave ose dy shfaqjeve teatrore.faruk begolli

Faruku-Faki, ishte aktor i cili nuk do ta ndërtonte rolin përjashta dhe nuk i takonte asaj tipologjie aktori të cilët me opsesion, maskojnë fytyrën,natyrën dhe senzibilitetin. Faruku-Faki,ishte universal në skenë, për shkak se përveq rrëfimimeve, ishte në gjendje të dashuronte dhe urrente,mirëpo vetëm në skenë; Në jetën e tij private ishte modest dhe njeri i ndershëm, pavarësisht nga statusi i aktorëve ose problemet ditore. Faruku-Faki, ishte persona e lidhur me arte skenike dhe në këtë cak do të zhvillohet pa komplikime. Për Farukun-Fakin,filmi ishte film,ndërsa teatri ishte teatër, pa funksione plotësuese të cilat përshkruhen nga një regjisor,kritik,sociolog ose filozofë.Faruku-Faki do të realizonte një numër të madh rolesh të rëndësishme, të cilat do të ruhen në kujtesë nga shikuesit dhe kritika,personazhe të cilat konsiderohen si univerzale kur rishikohet historia e filmit dhe teatrit tone. Ndoshta është e pamundur,ose shumë vështirë të numërohen të gjitha ato role, të cilat do të konstruktohen nga ky interpretator i iluzionit jetësor.

Abdikimi në tragjedinë “ Mbreti Lir “ i cili ma përkujton rolin e fundit të madh të Farukut-Fakit, na ballafaqon me një fund; ” Mbreti Lir ” do ta shikonte në sy këtë epilog pa dilemë hamletiane,permes fjalëve karakeristike:

 

Mbretëria do të ndahet…me një vullnet të fortë…

Forcave të reja në mënyrë që të përgledhim vdekjen më lehtë !”

 

“ Mbreti Lir ” në princip vepron ashtu si veprojnë të gjithë njerëzit të cilët posedojnë guxim,kuptim ta ndiejnë momentin e duhur, kur duhen të tërhiqen nga skena. Liri siguron, kontinuitetin e “forcave të reja” e njëkohësisht pregaditet për një ekzistencë pa “posedim dhe gajle tokësore “. Në tragjedinë “Mbretin Lir”, katarza mungon,e kjo është shkaku pse kjo tradegji do t’i afrohet më së tepërmi një teatri apsurdi! Katarza tek Faruk Begolli, ishte emotive,sentimentale një ekstazë e cila do të ndahet me të gjithë e më së tepërmi me studentët…kjo ishte edhe dallimi mes Farukut-Fakit dhe Shekspirit!

Pas krizave private, intime, shoqërore në vitet e nëntëdhjeta, Faruku-Faki, do të transformohet definitivisht në rolin e një vizionari skenik. Unë nuk jam i sigurt a ishte Faruku-Faki i vetëdijshëm se sa ishim të sigurt me prezencën e tij në skenë !

KATRORI

October 11th, 2007

Në hapsirën për ekspozim të Qendrës për komunikim bashkëkohor “ RIZOMA “,

shtatë artiste të ndryshëm për nga pregaditja : Jakup Ferri,Rron Qena,Dren Maliqi,Vigan Nimani,Alban Nuhiu,Lulzim Zeqiri,Bujar Syljemani do të bashkohen në një katror të madh i cili do të zgjerohet në dimenzionin e fundit me ndihmën e fotografive të gatshme,

ngjyrave,surrealizmit,dadaizmit,citateve, video reproduksionit duke krijuar në këtë mënyrë varacione të ndryshme në tradicion dhe stile. Shtatë artiste kosovarë për pesë ditë rradhasi si duket pikturuan murale si një teknikë dominante e plotësuar me një imagjinatë jotëzakonshme dhe me shumë figura,simbole të huazuara nga kultura urbane dhe pop arti. Urbanizmi virtual do të prezentohet me kolor dhe njëfarë dialogi intensivë perms gjestit dhe ekspresionit psikologjik.Ky ëork-shop ku do të krijohet një raport interaktiv përmes një “ karantine “ do të emërtohet si “ To be a kunstler you have to arbeiten.”, ndoshta edhe për shkak të motiveve sponzorimi. Nga kjo fjali e cila përmbledh shumë kuptime, unë më së miri do ta kuptoja fjalin e fundit e cila do të regjistrohet në memorie gati për dy dekada me rradhë…Kjo “ memorie “ e cila do të reinkarnohet me ndihmën e ideve,përshtypjeve,vizionit do të regjistrohet edhe në video material duke krijuar një lloj kronike për bashkëpunim në mes stileve të ndryshme ndoshta përbrenda një “mahalle.” Memoria dhe kollazhi si një koncept themelor, poashtu ndoshta stimulon edhe “ memorie “ të shikuesve pavarasisht nga distanca e tyre në raport me shtatë shokë;

Kjo “ memorie “ paraqet frikë mirëpo edhe trauma kolektive të lidhura me konflikt dhe faza postkonflikti në zhvillim…Memoria dhe imagjinata si një concept themelor poashtu na paraqet humor adoloshenti në frymën e një Stanley Kubrick.Uniteti i asaj çka paraqet

“ BRENDA “ me atë çka përkufizohet “ JASHTë “, pa kapërcime në kohë dhe hapsirë ndodhë vetëm kësaj here kur lidhen së bashku shtatë shokë “mahalle”!!Kjo padyshim prezentohet si koncept original,unik,novator duke ruajtur gjithnjë improvizimin në sistemin “cinema verite “. Lidhja e katrorëve përfundon me një minikatror : Një videoekran në të cilën e kaluara - ndryshon me b…të vizitorëve, të mbështetur për frymarrje.Nëse detyrohemi ti krahasojmë anët e murit njëra me tjetren atëher koncepti dhe koloriti i Jakup Ferri dhe Roni Qena do të bie më teper në sy, pa përjashtuar imagjinatën e madhe me shumë nivele dalluese tek të tjerët. Formula 1+1= 1, nuk ekziston vetëm në art.

KINEMATOGRAFIA

October 11th, 2007

Kriza në kinematografi nuk është ditore,javore ose mujore.Kjo krizë paraqitet në vazhdimësi ndoshta prej vitit 1989, ku një kinematografi e organizuar më heret do të zavendësohet me improvizime dhe interesa private. Projekti i pare kinematografik pas konfliktit në Kosovë, ishte projekti i një regjisori amator i cili do të përkrahet nga ministria e kulturës, jashtë konkurence i mbështetur në interesa klani ( LDK ) dhe gjithnjë me një mentalitet korruptiv.Ky mentalitet korruptiv i shfaqur në ministrinë BRAJSHORI,

ishte larg standardeve,stabilitetit dhe një repertori të shumëllojshëm i cili do të realizohej permes interesave estetike.Ministria e Kulturws, tash zavendëson “ Kosovafilm “, e cili në mungesë të një baze teknike,dalëngadalë zhvendoset në histori me një disponim nostalgjie…Vdekja klinike e “ Kosovafilm “, do të kundërshtohet nga drejtori Gani Mehmetaj, anëtar i LDK i cili pas ndoshta pas pes viteve funksionimi, sot tenton ta “kafshoi “dorën e cila një kohë do ta ushqente.Mentaliteti korruptiv nuk ishte prezent vetëm në raportin: Ministri – Kompani private, mirëpo edhe në relacionin : Ministri – Kompani publike ( Kosovafilm ), për shkak të lidhjeve të Gani Mehmetaj me njerëz të caktuar në departamentin për film.Manipulimi në baza partiake, tash krijon poashtu një formë të re dominimi sepse për filmin vendoset nga ata të cilë nuk e njohin dhe nuk e respektojnë.Manipulimi dhe spekulimet në emër të interesave publike, do të vazhdoi edhe në kabinetin HARAQIA,mirëpo me intesitet të rritur. Me formimin e QKK-së, politikat për nxitje dhe mbështetje filmi zhvendosen në një institucion të pavarur nga ministria e kulturës duke zyrtarizuar në anën tjetër shuarjen definitive të “ Kosovafilm” me një zgjedhje të Zeqir Hamitit,( LDK) drejtor, si një vendim jolegjitim. Sot ma tepër se 365 ditë, pas zgjedhjes së drejtorit,detyrimet,autorizimet dhe përgjegjësit e ngarkuara me ligj, mbesin vetëm letra” toaleti”. Në anën e djatht ekziston Ministria e kulturës e cila abuzon me ligjin në mungesë trasparence,në të majtën QKK e cila nuk mund të zhvillohet pa kwshillin drejtues dhe statut, rregullore, subvencione,vizionim të filmave që do të shfaqen në Kosovë…normalisht në mes gjendet UAFK, zyrtarët e secilit “ bërtasin” se thehet ligji, mirëpo nuk gjenden në pozicion ta shpjegojnë SI dhe QYSH, duke krijuar një rreth vicioz !

Në dëgjimin e fundit në Kuvendin e Kosovës, Zeqir Hamiti do të thoshte se në gjysmën e

dytë të vitit 2oo6, kishte ndërmar iniciativa për zyrtarizimin e këshillit drejtues (…emrat nuk do të publikohen ! )dhe objektivave të QKK –së. Iniciativat do të bllokohen nga Alberta Troni,Zana Kryeziu dhe normalisht Astrit Haraqia. Në nëntor të vitit 2oo6, Zeqir Hamiti ka kërkuar edhe një shumë prej “ 1.650.000 ”,eurosh për projekte kinematografike dhe shumën prej “ 90.000 “eurosh për puntorë potencial. Përveq buxhetit të jashtëm, QKK, duhet të mendoi në grumbullimin e buxhetit të brendshëm i cili realizohet me ndihmën e taxave të cilat grumbullohen nga kinemat,televizionet,televizionet kabllovike,digjitale dhe video distribucioni.Për këtë gjendje kaotike momentalisht mungon formula.

‘ KUKUMI ‘ NJË FOTOGRAFI E IDEALIZUAR

October 11th, 2007

Ne gazeten ‘ Lajm ‘ pra disa ditëve regjisori Ise Qosja me shumë vetëbesim do të deklaronte se projekti filmik ‘ KUKUMI ‘ eshtë selektuar në mesin e ‘ dyzet-filmave! ‘ në festivalin e filmit ‘ BERLINALE ‘.
Përralla për fëmijë apo jo?! E çuditshme apo jo?! Unë thjesht nuk mnd ta kuptojë se si një projekt filmi mund të selektohet në rundin e dytë të një festivali pa NULTA-KOPJE…Unë thjesht nuk mund ta kuptojë se si një projekt filmi mund të selektohet edhe për faza preliminare pa atë çka zakonisht përshkruhet si KOPJE-TONIKE.
Në festivalet e kategorive ‘ A ‘ zakonisht ekziston një selektim rigoroz i projekteve jo vetëm në kuptimin estetik mirëpo edhe në kuptimin teknik e kohor ( dead-line ). Kjo d.m.th. tolerancë zero. Shumë kompani të cilat mirren me distribucionin e filmave ( in-out ) poashtu kërkojnë kopjen finale të filmit, në mënyrë që negociatat për shitje ( filmi ) të sigurohen jashtë plagjiateve të mundshme. Producent gjeneral i projekteve filmike ‘ KOSOVA ‘ dhe ‘ KUKUMI ‘ është Ministria e Kulturës. ‘ KOSOVAFILMI ‘ është vetëm producent ekzekutiv i cili siguron scenarion, regjisorin, aktorët për realizimin e projektit në fjalë. Nëse Ministria e Kulturës siguron më tepër se 650.000euro, për realizimin e projektit ‘KUKUMI ‘ atëherë këtu nuk mund të flitet për koprodukcione në raporte: 50-50. Me shpenzimet ‘ bellow the line ‘ dhe sigurimin e bazës teknike ‘ JADRAN-FILM ‘ më së shumti ( në raste extreme ) mund të siguroj 49%. Distribucioni i filmit mund të arranzhohet nga ‘ KOSOVAFILMI ‘ në troje etnike (Kosovë), mirëpo profiti nuk mund të derdhet në xhirollogari të ‘ KOSOVAFILMIT ‘. ( Me ligjin për kinematografi ky institucion duhet të riformohet…)
Poshtu nuk mund të derdhet në xhepa privat shitja e filmit ‘ KUKUMI ‘ në RTK per 20.000euro.
Ministria e Kulturës sot posedon rolin e Producentit gjeneral ( filmmaker ) dhe secili profit i realizuar në postprodukcion duhet të derdhet në buxhet të investitorit…Në dekadat e realizmin socialist normalisht, filmi do të zhvillohej si ideologji,lux dhe filmaxhitë do të sillen me indeferencë në raport me dinarët e shpenzuar…Në vitet e shtatëdhjeta, fillon të afirmohet kinematografia autoriale me ndihmën e ‘ valëz së zezë ‘ Franqeze dhe filmit ‘ undergraund ‘ Amerikan si një formë revolte ne raport me ideologji, politikë dhe raporte sociale të trashiguara. Këto tendenca tek ne do të kuptohen ne mënyrë naive dhe paka-shumë do të absolutizohet pozicioni i filmaxhive në raport me opinionin publik… Sot në fillim të shekullit XX1 një model kinematografie zavendësohet me modelin tjetër ( digjital ) thjesht përmes një ‘ klik ‘. Ndërsa ky ‘ klik ‘ na kallxon shumë thjeshtë se në mesin e 343 filmave të cilët do të mund të shihen në festivalin e filmit ‘ Berlinale ‘ nuk gjendet as ‘ Kukumi ‘ e as projekti filmik ‘ Kosova ‘. Deklaratat qesharake të regjisorëve Isë Qosja dhe Synaj Raqa se këto dy projekte do të mund të shihen në ‘Berlinale ‘ e tash edhe në festivalin e ‘Kanit ‘ ( Kosovafilmi ) përdoren shumë më tepër si ‘alibi ‘ për dështime profesionale dhe para të vjellura… Kjo dramë bëhet komike kur dihet se fjala është për filma modest sot shumë larg nivelit evropian dhe botëror. Autoreklama e regjisorit Isë Qosja dhe reklama e drejtorit të ‘ KOSOVA-FIL MIT ‘ Gani Mehmetaj i cili çdo muaj na jap deklarata kundërthënse në lidhje me premierën e filmit, mund të elaborohen edhe kështu : Jo vetëm festivali i filmit në ‘ Kan ‘ mirëpo edhe festivalet e tjera filmike në botë nuk e kushtëzojnë shfaqjen e filmave premierë në Prishtinë…Shfaqja e filmave premierë zakonisht pregaditet me kujdes, me shumë reklamë e pompë, në rradhë të parë për shkak të publikut dhe distributorëve e jo sipas mendimeve naive të drejtorit të ‘ KOSOVAFILMIT ‘ Gani Mehmetaj.
Realiteti sot na kallxon se shumë aktorë të angazhuar ( papaguar ) në projektin filmik ‘ KUKUMI ‘ edhe sot sillen me duar në xhepa në -18gradë celzius…Paradox apo jo?!!

HOMOSEKSUALITETI

October 11th, 2007

Shumë njerëz mendojnë se sjellja seksuale e njeriut dominohet nga ndikime biologjike , e marrëdhënia seksuale prezentohet si një domosdoshmëri për riprodhim race.Sjellja ” HETEROSEKSUALE ” ndryshon midis kulturave të ndryshme , përmes së cilës ne kuptojmë se shumica e reagimeve seksuale imponohen poashtu edhe si të mësuara. Në shumicën e kulturave normat e të qenit tërheqës seksualisht për ” Femra ” përqendrohen më shumë në pamje fizike sesa ” Mashkulli “. Kjo situatë ndryshon në Europë sepse gratë gjithjë më shumë bëhen aktive në sfera jashtë shtëpie. Kjo dukuri është prezente edhe në Kosovë pas vitit 1999. Sjellja seksuale e njeriut përfshin edhe shumë lloje të tjera aktiviteti , përveq ma rrëdhënieve heteroseksuale ( mashkull - femër ). Me liberalizmin seksual të viteve 1960 , lëvizjet sociale të titlluara si ” Hipi ” filluan të shkëputin lidhjet me normat ekzistuese seksuale. Shumë nga këto grupe do të predikojnë ” lirinë seksuale ” , kurse shpikja e tabletave kontraceptive për femra , lejoi që kënaqësia seksuale të veqohet nga riprodhimi. ( Kinseyt,1970 ). Aktiviteti seksual sot fillon në përgjithësi në një moshë më të re se brezi i mëparshëm. Praktika seksuale e adoloshentëve sot priren të jenë më të shumëllojshme e të shumëfishta se ato të rriturve. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është se tani gratë presin dhe kërkojnë në mënyrë aktive kënaqësi seksuale në marrëdhënie. Ato presin të marin jo vetëm të japin e cila është një dukuri e rëndësishme për dy sekset. ( Rubin, 1990 ) “HOMOSEKSUALITETI ” sot ekziston në të gjitha kulturat.Megjithatë, ideja e ” Personit homoseksual ” dikush i cili dallon nga pikëpamja ose ” shijet ” seksuale nga shumica e popullësisë është ide relativisht e re. Edhe pse akti homoseksual dënohet nga Xhamia dhe Kisha , marrëdhënia homoseksuale nuk për caktohet në mënyrë specifike si kundërvajtje. Homoseksualiteti nuk është një sëmundje dhe nuk lidhet me asnjë formë të çrregullimit psikiatrik ( Bertelson, 1986 ). Homoseksualiteti si ” mënyrë jetese ” lidhet me individë që janë ” shfaqur ” si të tillë dhe krijojnë shoqëri me të tjerë që kanë shije seksuale të ngjajshme, gjë që është element i rëndësishëm i jetës të tyre. Njerëz të tillë lidhen me subkulturat ” GAY ” në të cilat veprimtaritë homoseksuale formojnë mënyrë jetese.
Në vitet 1980 - 1990 u shënua një ndryshim i madh në konceptim publik të homoseksualëve, sidomos nëpërmjet personaliteteve të artistëve si David Boëie,Boy George, Geoge Michael, Elton John…
Sot në SHBA, Spanjë, Holandë e tash së voni në Angli, këto marrëdhënie zyrtarizohen edhe si ” Marëveshtje zyrtare “. Grupet ” LEZBIKE ” janë më pak të organizuara se nënkulturat ” GAY ” e cila ka prirje të tërheqë më pak vëmendje se sa omoseksualiteti mashkullor.Çiftet lezbike shpesh kanë fëmijë, disa si rrjedhojë e marrëdhënieve me një burrë ose një shtazanie artificiale. Përfitimi material në disa raste është i mundur si p.sh. rasti i martesës së dy kosovareve në Londër. Në Turqi në anën tjetër është shumë i përhapur sot, fenomeni i transsexualëve i cili do të bëhet i njohur me Bulent Ersoy.
Këto ditë ky NAZI nga ” Aurora ” i cili ndërton karrierë përmes imitimit e plagjiateve si një shumicë e këngëtarëve të ” Turbo - Folk “, na luan rolin e ” Krijuesit ” përmes një “puritanizmi religjioz “. Ideologjia fetare, zakonisht rezervohet për njerëz me uniforma e ky ritual prej sot mund të përcjellet edhe me muzikë fetare nga ky NAZI, duke na përkujtuar edhe transformimet fizike e mendore të vokalistit të TNT.
Kaptina 24 e njohur si ” Suretu en Nurë ” poashtu na flet për hipokrit dhe hipokrizi, si një cilësi shumë e përhapur sot edhe tek KOSOVARËT.

TEATRI

October 11th, 2007

Publiku në teatër shumë shpesh kërkon përjetime realiteti, totalitet dhe zbulime të një bërthame.
Kërkesat të cilat vizatohen para nesh dhe teatrit, secilin “dakik” imponohen me përgjithësi objektive e
jo me iluzione të cilat përcaktohen nga administrata e ngjyrosur me “bojë”. Nga teatri kërkohet gjdo
ditë të zhvillohet me ne në një ambient autentik e me sistem të vlerave! Shumë teatro jetojnë me au - tomashtrime duke prezentuar para opinionit publik një domosdohmëri ekzistence,tradicion dhe vlera pa të cilat nuk mund të zhvillohemi ( sic ! )Secili provokim,kërkes ose kritikë para tyre instalohet si emocione “KRIZE “. Në shumë shfaqje a mund të veqohen disa origjinale!Ky repertor është i tejkaluar dhe me inovacione të cilat shumë rrallë tejkalojnë teatrot e studentëve…kjo skenë është me karakteristika të një province e kjo krijon distancë nga teatrot univerzal!Nga kjo distancë nuk eshte fare vështirë të dallohet rreziku i cili i kërcënohet një teatri modern, e ajo është sistemi i mbyllur,mashtrimet,paragjykimi dhe normalisht sistemi i klanit i cili imiton një politikë kulturore!Ajo çka sot shihet në teatro publik dhe privat sot është shumë depresive e nuk hap shumë perspektivë për multiexpresoine…sot është kohë ku duhet të ruhet teatri e jo instiucionet të cilat devalvohen secilin “dakik” në drejtim korrupcioni e trivijaliteti!Këtu është fjala për zhvillim teatri në të cilin kontribon secili me pedigre, e jo me pozë dhe iluzione të së vërtetës!Vetëm në këto situata mund të zhvillohet avangarda e vlera individuale…shumë trupa teatrore në botë, do të zhduken për shkak do të identifikohen me një moment, refleks, e asgjë tjetër!
Besimi ishte se ata ishin personifikim teatri, hahaha…ndoshta regjisorëve më në moshë do ti kujtohet
teatri atraktiv “LIVING THEATRE ” i cili do të mbyllet !Paramendoni një Peter Bruk dhe teatri mobil !
Ky rrezik sot i kërcënohet teatrove tonë të cilët ekzistencen dhe rentabilitetin e krahasojnë me atë çka ishin dikur në socrealizëm e jo çka paraqesin sot!Teatri sot vie deri tek ajo pikë në të cilën nuk mund ti mohohen reformat,e poashtu nuk mund tëzhvillohet si deri më sot!

Cila është baza e teatrove sot ? A mund ta thot dikush nga ju ?
Cili është repertori sot ? Cili është repertori vjetor në teatro tona ? Sa bileta mund të shiten për shfaqjen ” x ” në nëntor të këtij viti ? Ku është këshilli artistik? Ku është drejtori artistik? Pse aprovohen projekte të anëtarëve të këshilit artistik në disharmoni me ligjin, u ky ligj citohet gabimisht para gazetarëve me paramendim? ( Nenet 37 / 4 dhe 45 ) Pse, babës..!

Regjisori Agim Selimi,tash sa herë përsërit tezën se mungesa e shikuesve është pasojë e edukimit, në kohën e mungesës së institucioneve e jo mungesë e invencioneve dhe origjinalitetit të tij regjisorial edhe në projektin jointeresant ” Aleksandër Moisiu “, ndërsa Bekim Lumi na flet për estradë me idealizëm dhe utopi të një adoloshenti !Si mund të realizohet prerja ? Si mund të realizohet ndryshimi në repertor pa ” MECENA? “.
Poenta është të stimulohet dramaturgjia moderne botërore,( kombëtare )me ndihmën e selektimit tëautorëve të talentuar e jo të ndërtohen shtëpi për estradë të cilat ekzistojnë nga komedia del arte..!
Ekspresioni kolektiv i “Mrozhekut ” i cili aktorin e plason në planin frontal, në raport me shumë elemente tjera të inskenimit, paraqet edhe sot një platformë zhvillimi të aktor-regjisorit Faruk Begolli,e cila kryhet në TK , në mungesë të teatrit të vogël në përfundim!!
Teatri” DODONA ” paka-shumë është i njohur si teatër estrade, mirëpo në të, viteve të kaluara do të
inskenohen edhe shfaqje të rëndësishme për kulturë teatrore! Teatri ” ODA ” do të fillonte poashtu me shfaqje estrade, mirëpo sot imponohet me shfaqje poashtu autentike !Teatri i ” BABËS “, normalisht fillon e do të zhduket me një megallomani..! Miti mbi SIZIFIN, mbetet iluzioni !!Nora e Ibzenit është edhe NORA ime, me çfarë do të festohet 100 -vjetori i vdekjes së Henrik Ibzen në skenat tona ?

Q. K. K.

October 11th, 2007

Para dy viteve, konkursi për drejtor të qendrës kinematografike të Kosovës do të anulohet ! Thjesht !
Pa shpjegime ! “Pa fytyra me pomadë dhe frizura me gell të cilat do të duhej të shpjegonin para mediu - umeve të shkruara dhe eletronike vetëm një ” PSE ? ” të vogël “. Në këtë listë ku ishte edhe nënshkrimi im i cili mua edhe sot më duket ” Pa lidhje “, lexova emrat e disa student - regjisorëve , pa filma diplomë mirëpo me nota në index ! “Një abuzim ligji prej : 2 - CM !” Dikush prej jush edhe sot do të mund të mendonte: O, njerëz, vetëm dy centimetra ! Vetëm dy !! Mos u bëni cikrimëtarë ! Hapeni zemrën !! Politikanët abuzojnë me 3 - 4 centimetra shumë shpesh dhe asgjë - askujt ! Studentët ambicioz, pa ” dip lomë ” e pa përvojë morrën “hez” e “hygjym…” në drejtorllakë të identifikuar “AD-HOC ” me idolët e tyre në ekranin e vogël…Bravo !!
Në kolonën tjetër mund të shiheshin nënshkrimet e regjisorëve, dramaturgëve, kameramanëve me më tepër përvojë të cilët edhe sot na flasin kafeve ku shërbehet vetëm birra për merita historike !Disa prej tyre ishin me diploma të falsifikuara në krahëror e me këmisha dhe shall mëndafshi si dhurata nga Kryeqytetet … Prej të gjitha aplikacioneve, vetëm tri ose katër kandidatura ishin reale ! Mirëpo kjo
ishte e mjaftueshme për zgjedhje sipas nenit 43 / 1 ! Kjo ishte thyerja e parë e ligjit nga drejtori i departamentit të kulturës ( Sektori filmit…),ministri i kulturës, e këto sjellje do të zhvillohen në paroksizëm në dy vitet në vijim ! Në opinionin publik atëbotë, flitej për dy zhvillime : Mungesa e një njeriu adekuat me embelemë “LDK” i cili do të vazhdonte me “abuzime” të fondit për kinematografi i cili sot përcaktohet me ligjin për kinematografi nga buxheti i Kosovës, e kjo sot nuk guxon të ndodh ! E dyta, një vazhdimësi e “abuzimeve ” me adresë të vjetër duke eliminuar konkurencën dhe konkurset vjetore, me aksent të veqant në ” Kosova - Film ” i cili shpërdoron me buxhet publik dhe aktorë zakonisht në emër të një institucioni ! Kjo ta përkujton sloganin ” Unë = Shteti “, një despotizëm, nepotizëm, i cili në vitin 2006 nuk guxon të ndodh !! Aktorët e papaguar edhe sot nga ” Kosova - Filmi “do të duhej të paguheshin qysh në vitin 2004 , pas përfundimit të produksionit. Faza e postproduksionit zhvillohet n’damas dhe s’ka lidhje me aktorë ! Një pyetje e thjesht për ty Gani Mehmetaj ? Pse ti i ke marr ” EURO ‘ T ” ? Pse ?
” Kosova - Fimi ” sot ta përkujton ” Ferronikelin ” asgjë më tepër ! ” Me themelimin e qendrës kinematografike të Kosovës objekti prej 3500 metra katror dhe katër hektarë tokë do të duhej të kalonte nën mbikëqy rje të saj me obligime të ruhet normalisht destinimi themelor ! Ky objekt do të mund të shëndërohej nesër ose pasnesër, përveq administatës në volum edhe në ” depo ” të një bazë teknike për nxitje të produksionit vendor me suportim të vazhdueshëm nga Ministria e Kulturës. ” Pse të harxhohen sot badihava ” EURO ” e të “rentovatet ” teknika nga p.sh. ” JADRAN FILM “, kur me ato të holla mund të blihet teknikë vetjake ” MADE IN KOSOVA “. Mungesa e bazës teknike është edhe shkaku kryesor pse ” Kosova - Film ” nuk mund të veproj sot me këto pozicione… Me strukturalizëm të Q . K . K . koncepti i “Kosova - Film ” si koncept i viteve të tetëdhjeta, tejkalohet përgjithëmonë ! Pagat të cilat badihava jepen sot në ” Kosova - Film ” tash do t’i shpërndahen punëtorëvë në Q . K . K . ( Këtu nuk është fjala për Fondin për Kinematografi. ) Me nenin 65 / 2 ” Kosova - Film ” është në varësi të Ministrisë së Kulturës e jo Kuvendit ! Tekefundit, edhe nëse është në varësi Kuvendi, si na thotë G . M . epilogu në fund nuk dallon shumë! Për G. M . do të jepen dy krahasime të thjeshta :

  1. Transformim pronësie i kohës në raporte RTP - RTK .
  2. Transformim pronësie i kohës në raporte ish Banka e Kosovës - Ministri

Shpallja e konkursit të ri për drejtor të qendrës kinematografike,këto ditë është i mbyllur .Konkursi i ri do të shpallet në gazeta të cilat nuk lexohen shumë !Poenta ishte të evitohet konkurrenca formale e kjo ishte shumë e ulët !Përgjithësia objektive e drejtorit të qendrës kinematografike të Kosovës, lidhet me Ministrin e Kulturës e jo me drejtorin e departamentit të kulturës , ashtu si është shënuar në konkurs. Me nenin 43 / 3 mandati për drejtor është katër vite. Mos harroni : Kinematografia nuk është politikë ! Për fund një përshë ndetje e përzemërt për për Agim Sopin i cili duhet t’i kryej obligimet nga kontrata deri në centin e fundit ! Mos harro ” GIMI - BOY ” edhe kamatën prej 10 % për gjdo muaj vonesë !

PEDRO SHERIFI !

October 11th, 2007

Pedro ishte i lindur me shumë fytyra ! Pedro ishte i lindur me shumë talente ! I lindur në një copë bari ashtu “zdral ” pa nënë dhe baba të cilët do ta mbulonin me lëkurë bizoni dhe do ta ruanin nga buburrecat, në kolibë nga kashta e cila nga largë imitonte një shtëpi banimi ! I skuqur nga të ftohëtit Pedro do ti adaptohet shumë shpejt rrethanave duke u rritur këmbëzbathur në shkretëtirë pa rreze dielli…Me aftësi kameleoni e shkathësi të njerëzve me ngjyrë në fytyrë, Pedro do të “zdergjet tekërlek ” në qytet ku kishte shumë dritë dhe ” kaqika ” ! Rruga ishte shumë e gjatë me autobus dhe Pedro ishte bë shumë shpesh ” kaps ” i pa adaptuar mirrë në rrota ! Zbriti në qytet dhe tempe ratura nën zero ishte shumë normale për gjakun e Pedros me çizme të pastruara nga pështyma e zagarit të njohur me emrin “Tarllabuq !”. Morri një dhomë në motel me 5 -6  ylla,vetëm për 5 dollarë dhe u zhvesh në krevat duke harruar ” kaubojkat ” në këmbë !

Në mëngjez Pedro u zgjua, buzëqeshi me vetvetën në pasqyrë e lidhi njw kravatë me ” bojë ” trëndafili të duket me pedigre, e u lëshu në rrugë të barazohet me të tjerë…
Duke bredhur nëpër qytet shumë shpejt fitoi një parandjenjë se qyteti do të bëhet i tij U fut në café e cila ishte përplot për atë kohë dite. U afru tek banaku dhe porositi bir rë , e zbrazi për dy sekonda dhe porositi edhe një tjetër. Bukuroshja në banak i tha : Kush je ti o i huaj ? Me çka merresh ?
Pedro i tha : Nuk merrem me asgjë ! Sall po bredhi nëpër qytet !
Bukuroshja i tha : A ke ndonjë planë për vetvete ?
Pedro ia ktheu : Po do të bëhem sherif !
Bukuroshja me habi : Ti do të bëhesh sherif , pa kurrfarë shkollimi ! Pa diplomë në
mur !Ha,ha,ha…
Pedro e shikonte me inatë, mirëpo pa fjalë ! Porositi nga banaku edhe tri gota visky dhe shkoi në WC të ” dhihet ” - ishte jashtëzakonisht i lumtur ! Bukuroshja në vazhdim : Isha e sigurt se ishe njëfarë shkrimtari !

A ke botuar ndonjëherëese , kolumne, krtika ?

A je fotografuar ndonjë herë me këtë çehre melankolike ?! Jo…

Njerëzit si ti ” kutërbojnë ” nga goja…shiko atje drejt, tipi me mystaqe është sherifi.
( Amblema e sherifit do të thotë edhe kryetar qyteti,komune, drejtor…)
Në stol ishte sherifi me shishe viski, përreth tij  shiheshin dy fytyra me 120 kg…
Bukuroshja me këpuca ” pembe ” e shikonte me sarkazëm, vazhdoi të lante filxhana të thyer…Pedro mënjëherë ” Dëgjo unë dua ta shfrytëzoj rastin ! “, shikoi me inat në banak.
Pedro fshiu gojën me shami e me aftësi të lindura poltroni,demagogu,hipokriti u afrua
tek stoli dhe ndezi puron e sherifit! Të nesërmën Pedro ishte në gazeta ditore !
Bukuroshja lexoi artikullin e nuk ishte aspak e habitur. Votoni për PEDRO - N !!!
” PEDRO - SHERIFI ” !!!

VIDEOFEST O6

October 11th, 2007

Ky edicion videofestivali do të prezantohet para shikuesve brenda dhe jashtë Teatri me sloganin :
” Tradicion dhe Ferplay…”. Mirëpo nëse me kujdes shikohet përbërja e bordit organizativ,përberja e
jurive,pëbërja e këngëve dhe gjdo gjë analizohet me ligje drame në sistemin shkak - pasojë e “dekom
pozicion ” si një princip analize do të vërehet shumë lehtë profiti i cili do të shpërndahet në principe
klani e poashtu në adresë të spekulantëve me amblema zyrtare.Teuta Krasniqi,moderatore sot me shumë përvojë do t’i prezantohet audiencës me një ” gjyl ” fustani sa fytyra e do të merte përsipër  të shpjegonte në pauza për kronologji,suksese organizative, afirmacion muzike me shumë zhanre e autor nga më të ndrysh ëm duke mos harruar të shqiptoj shumë shpesh, normalisht, emrin e organizatorit. ( sic ! ). Kjo autorek lamë në adresë të organizatorit në sistemin ” shpesh - shumë ” do të dëgjohet edhe nga goja e Eroldit të klonuar “Vullnetit ” e Tunës duke simuluar një ” ferplay ” me mungesë pjesëmareje të dy protagonistëve ! ( sic ! ).Sistemi ” shpesh - shumë ” ishte prezente edhe tek mysafir në ndarje të shpërblimeve të cilët me shumë vështërësi do ta formulonin vetëm një fjali në favor të një ” komedie del arte “. Teuta në mungesë të informatave e të cilat zakonisht rezervohen për njerëz ” zanatçi ” do të na thoshte se elementi ” VIDEO ” është shumë dominantë në raport me elementin ” AUDIO “. Në video art ndoshta po, ku secila strukturë zhvillohet n’damas në favor të instalacioneve të mbyllura,mirëpo jo në “VIDEO - KLIP” ku këto dy struktura shkrihen në vete përmes pozicioneve të kundërta ! SYRI dhe VESHI si lidhje kreative !
Në shpërblime “MTV” të vitit 2005, bendi ” GREEN DAY ” do të shpërblehet jo vetëm për video - klip, mirëpo edhe për këngën hit ” …September “, ndërsa me mentalitet province i cili ishte prezent në këtë edicion, bendi “GORILLAZ ” do të duhej të shpërblehet vetëm në postprodukcion e jo edhe në kategori tjera në të cilat është shpërblyer falë këngës ! Të pranishmit flisnin për ” YJE…”, ” GLAMUR… ” e  galla organizim, mirëpo në kurriz të tyre fërkonin duart Eroldi, Linda, Florenti, Alberta….hahaha ! Marketing dhe alibi “qyl “!Bravo! Pozicioni i Florent Boshnjakut dhe Alberta Troni ishte shumë “kontradiktor”! Në edicionin e vitit të kaluar ku edhe unë kisha ” fatin ” të isha anëtar jurie, Florenti dhe Alberta ishin aty afër ! Në këtë edicion Florenti është anëtar i bordit organizativ, anëtar jurie, autor i teksteve të shpërblyera ! E bile na shet mend të na thotë çka përcakton video - klipin, duke dal nga fahu për çka ishte i thirur aty !
( vlersime teksti…) Alberta Troni në anën tjetër ishte edhe “sponzor” anëtar jurie ( kjo nuk guxon të ndodh, për shkak të amblemës zyrtare…) e mysafire në ndarje të çmimit për MONTAZH ! Bravo  !Përfitimi nga buxheti publik për  njerëz me mentalitet klani dhe amblema zyrtare !
Agim Sopi i cili si duket ishte edhe kryetar jurie në këtë edicion, do të dëshmonte se nuk mirret shumë vesh në muzikë dhe video - klipa duke klasifikuar,selektuar,shpërblyer video-klipa me “tahmin”. Edicioni o6 ishte edicioni me më së paku oferta për shikues deri me sot. Realizimi televiziv i Genc Dobroshit ishte preciz dhe pa defekte. Manifestimet në “MTV e tash së voni në ” TOP - CHANEL” edhe pse të pavarura ( jo publike )e në mbështetje të televizioneve të caktuara, promovojnë muzikë e organizim kolektiv e jo biznes, eksploatim, lakmi individuale dhe secilën sekondë AUTOREKLAMË !