Sunday, April 2, 2023
spot_img
HomeKRYESOREHANDIKOS lanson VIDEO-n me udhëzime se si mund të raportohet dhuna tek...

HANDIKOS lanson VIDEO-n me udhëzime se si mund të raportohet dhuna tek fëmijët

HANDIKOS, me rastin e shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka lansuar kampanjën ‘’Bëhu Mburoja ime!’,  me qëllim promovimin e raportimit të dhunës tek fëmijët, në çdo ambient.

Bëhu Mburoja ime!

Rastet e dhunës tek fëmijët duhet të raportohen patjetër tek organet kompetente. HANDIKOS në kuadër të kampanjës 'Bëhu Mburoja ime!' sjell videon vetëdijësuese dhe udhëzuese përmes së cilës tregohen hapat se si duhet vepruar atëherë kur hasni në shenja dhune tek fëmijët, në çfarëdo ambienti. #BehuMburojaIme #1Qershor Save the Children in Kosovo

Posted by HANDIKOS on Monday, May 31, 2021

Lidhur me këtë, sot kemi lansuar edhe videon vetëdijësuese me udhëzime, ku secili që has në raste të dhunës tek fëmijët apo vëren ndonjë shenjë dhune tek ata, duhet të kontaktojë në institucionet në vijim:

-Policia e Kosovës – 192

-Qendra për Punë Sociale në komunën ku jetoni.

Ofruesit e shërbimeve (mjekët, mësimdhënësit, zyrtarët social) e kanë për obligim të raportojnë çdo rast të dyshimtë të dhunës ndaj fëmijëve.

Ky aktivitet po realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset’’, në partneritet me Save the Children in Kosovo dhe mbështetur nga SIDA Suedeze.

spot_img

Most Popular

Recent Comments