Sunday, April 2, 2023
spot_img
HomeKRYESORE'Gjithkush ka të drejtë të jet idiot', Federalistët & Faktorizimi Shqiptar në...

‘Gjithkush ka të drejtë të jet idiot’, Federalistët & Faktorizimi Shqiptar në Ballkan

06 Shtator 2022

Shkruan Rexhep Myftari

Rexhep MYFTARI

Lobimi për ndarjen e Kosovës n’emër të shkëmbimit të territoreve me Serbinë do të duhej të kishte përfunduar me largimin e Hashim Thaçit nga politika ditore e Kosovës, mirëpo, ja që na doli edhe nji Kryetar Komune, Nagip Arifi i Bujanocit i cili haptas kërkon dhënjen e Mitrovicës dhe veriut të Kosovës Serbisë në tentim të bashkangjitjes së Luginës Republikës së Kosovës.

Kjo qasje lobimi pro Ndarjes së Kosovës përveç që është në favor të Serbisë para takimit të ardhshëm të Kryeministrit Kurti me kryetarin e Serbise, kjo tregon edhe për idiotsinë Shqiptare nëse mund të quhet Shqiptar nji politikan i tillë si Nagip Arifi.

Epoka e ProNdarjes siç po e vazhdon Nagip Arifi me apo pa vetēdije duhet të perendoj sa më parë e si Epokë e Re duhet të filloj Epoka e Shqiptarëve Federalistë.

Faktorizimi i Shqiptarëve në Ballkan është i domosdoshëm, ndërsa me sllavët duhet të bëhet nji lloj modus vivendi përshkak të integrimeve Europiane por gjithsesii orientimi i politikës ditore shqiptare si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë duhet të çoj drejt Federalizmit ndër-Shqiptar dhe Faktorizimit absolut në Ballkan.

Sa më parë të orientohemi kah Federalizmi Shqiptar dhe supra Faktorizimi ne Ballkan aq më shpejt do ta mposhtim Serbofilizmin dhe Turkofilizmin në mesin tonë.

spot_img

Most Popular

Recent Comments