Në cicërimën e Ned Price zëdhënës i DASH, mund të lexoni të plotë deklaratën e DASH perkitazi me shtyerjen e afatit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me Targat Jo-RKS.
Deklaratën e DASH mund ta shihni edhe në këtë vegzë https://www.state.gov/the-u-s-urges-kosovo-to-extend-license-plate-implementation-deadline/ apo edhe në syretin më poshtë.
Në pika të shkurtëra sipas Ned Price DASH i bën thirrje qeverisë së Kosovës që ta zgjasë periudhën e zbatimit të regjimit të ri të targave. Sipas DASH, Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të demonstrojnë përkushtimin e tyre, përmes fjalëve dhe veprimeve, për një bashkëpunim konstruktiv për të siguruar një të ardhme paqësore.
