15 Qershori vec edhe nje date me shume . . . !
Posted on June 13th, 2008 in ROK Trivia | No Comments »
. . . aty ku e la Veton Surroi
Shtylla Qelqi
. . . se ndoshta ky Popull ben edhe pa Veton Surroin apo te tille mentar si ai.
Edhe nji date e randsishme sikur shume te tjera, do t’kaloj pran syve te Shqiptarve te Kosoves, duke mos e ditur nese ne fakt ndodhi Kushtetuta e Kosoves apo u trivializua si 17 Shkurti dhe sikur gjithcka tjeter ne kete vend te harruar nga Zoti.
Ju kujtohet 17 Shkurti ?, se cka ndodhi, si ndodhi qe gjithcka rreth asaj dite u be ne menyre aq Ad-Hoc si gjithcka tjeter ne kete vend, si ndodhi qe 17 Shkurti nuk na qenka shteti, po cka eshte kjo Shaka prej Shteti ?. 17 Shkurti duket te jet vetem nji nga shume elementet perberese te eksperimentit Rregulli i ri Botror qe nuk do te thote se ne 100 vjetet e ardheshem do te kete sukses dhe bashk me te do te deshtoje edhe perkrahja Shqiptare e mbeshtetur ne kete Rregull mirepo, nenderkohe mund te ndodhe qe, sipas tempos te ketij populli, qe do t’shpartallohet idea e egzistimit te Kombit shqiptar sa qe nuk do te jete ide e randsishme per rregullin e ri i cili do ta pasoj kete te tanishmin.
Po si shume data tjera edhe 17 shkurti u deshmua se ne Kosove eshte vetem nji date te cilen e shenon populli te cilit i servohet edhe nji date tjeter si 15 Qershori. Sic edhe do te jemi deshmitar te kohes, 15 Qershori per Kosovaret Shqiptar do te kuptohet si hyrja ne fuqi e Kushtetutes se Kosoves ndersa per Boten do te kuptohet si RiLegjitimimi i 100 vjet pushtet te Serbise ne Kosove qe do te jet ne fuqi i garantuar me rezoluten 1244.
Kur do te aprovohet nji rezolute e re per Kosoven, nji rezolute e Kombeve te Bashkuara qe do ta garantonte Sovranitetin Teritorial te Kosoves, qe do ta largonte ligjerisht pushtetin Serb ndaj Kosoves, ne kete pyetje nuk do te gjejne pergjigje pozitive as Veton Surroi, as qeveria e tanishme e as qeveria e ardhme e Kosoves ose ndoshta te lartpermendurit vec jan pajtuar ne ndarjen e Re te Kosoves.
Kushtetuta e Kosoves
(mos harroni kjo eshte Funksionale vetem brenda paketes se Ahtisaarit)
Do t’aprovohet nga Prezidenti i Kosoves dhe Kryeministri dhe pastaj Kuvendi i Kosoves mbas pauzes se Makiatos do ti bej Amin:
- Bashkveprimit te Misioneve te ndryshme Civile ne Kosove (UNMiK, ICO, EULEX)
- Himnit te Kosoves
- Kuvendi i Kosoves nuk do t’mirret me Shpalljen e Kuvendit te Kosovo i Metohija
- Komunat e reja Serbe te cilat nuk do ti pergjigjen pushtetit qendrore ne Prishtine nuk do te jene teme e diskutimeve per Qeverine e Kosoves.
Kosovo i Metohija
Qeveritaret Kosovar, Nuk do t’ken kurrfar ndikimi ne shpalljen e Kuvendit te Kosovo i Metohija nga ana e Serbeve te Kosoves. Bashkesia nderkombetare vetem do t’a shfaq nji kollitje te vogel mospajtimi me ate qe po bejne serbet ne Kosove, ne realitet nuk do ta pengoje punen e ktij Kuvendi, aq me teper, as nuk do ta konsideroj qe serbet kan bere dicka ilegale dhe se cfardo sistemi paralel i qeverisjes ne Kosove do te denohet me ligj, me burg apo me metoda tjera politike qe do ta sanksiononin punen e ktij Kuvendi. Kjo do ta legjitimoj kete kuvend i cili do te financohet edhe nga bashkesia nderkombetare permes donacioneve qe kalojne neper Beograd.
Ne anen tjeter, serbet me perkrahjen edhe te Rusise qe po e merr veten dhe po kthehet si superfuqi ne skenen politike botrore, Serbet pra, do t’i gezojn te gjitha te drejtat legjitime dhe te garantuara nga rezoluta e Kombeve te Bashkuara qe te veprojne per interesat e tyre ne Kosove. Qeveria e Kosoves do t’vazhdoj ne heshtje ti bej koncesione botes duke mos i trazuar ujrat ne mes te Rusise dhe SHBAs.
Si gjithmone, disa do t’i gzohen ardhjes se donacioneve te reja per Kosoven, donacioneve per Administraten e Kosoves, donacioneve ekonomike per projekte ekonomike, ndertimin e rrugve, shkollave, hidrocentraleve dhe termocentralit Kosova C ndersa shumica do t’jetoj me shpresen se do te behet me mire, dhe mvarsisht prej zhvillimeve tjera politike do ta kene edhe nji date tjeter si 17 Shkurti ose 15 Qershori rreth se ciles date do te lidhen shpirterisht, se pas asaj date do te behet mire. Dhe, edhe nese nuk behet me mire te nesermen pas asaj date, do ta ngushllojne veten me SOD JEMI ME MIRE SE QE ISHIM DJE, dhe jeta vazhdon me te papriturat tjera perderisa disa do t’shkojn t’uritur ne shtrat me premtimin se pas dates kur jan caktuar zgjedhjet e reja, do te behet mire.
Dhe keshtu, shumica do t’vazhdojn per interesa te dikujt tjeter, do t’vazhdojn te jetojne pa rryme, pa uje, pa buke, pa mireqenje sociale, pa perparim kulturor, pa edukim dhe ne mungese konstante te deshires per te ndryshuar dicka. Disa popuj ndoshta jan te lindur qe te mos shohin drite me sy. Disa popuj ndoshta edhe jan te projektuar qe te jetojn gjithmone nen nji pushtet tjeter ose ndoshta per Shqiptaret me shume se per kedo tjeter, vlen teoria Secili Popull e Meriton Poziten qe e Ka.
Dhe per t’mos i len shume shqiptar pa gjume (sic thoshte Konica), nji date do ta zavendsoje nji date tjeter dhe shqiptaret do vazhdojne te jetojn me te vetmen gje qe vdese e fundit, Shpresa se pase dates XX YY XXXX, do te behet me mire !?
shkruar nga rexhep myftari
p.s. m’uroni qe te jem Gabim


