Sunday, April 2, 2023
spot_img
HomeKRYESOREÇka po i pengon Blerta Deliut e Ramush Haradinajt?!

Çka po i pengon Blerta Deliut e Ramush Haradinajt?!

Rexhep MYFTARI

Sulmet e ashpra nga Opozita të shigjetuara nga Blerta Deliu ndaj Minsitres Donika Gërvalla dhe Ramush Haradinaj ndaj Qeverisë së re ditëve të fundit janë duke shpërfaqur panikun në mesin e tyre dhe jo-seriozitetin në opozitë-bërje.

Disfata në zgjedhje do ti rëndoj edhe më shumë supet e tyre në të ardhmën e afërt sepse Opozita e tanishme NUK kanë kauza, as qëllime e as kapacitete për ta sfiduar qeverisjen e tanishme sepse të gjitha i pamë gjatë 7 legjislaturave të shkuara.

Opozita duhet ta kuptoj që Kosova ka hy në një periudhë te re dhe treni, cilido çoftë ai, treni bullgarë apo ai i proverbave ka ikur për të mos u kthyer më dhe kot shohin ëndërr me sy çelë se do të kthehen në qeverisje.

PDK, LDK e AAK në rastin më të mirë menxi do ta kalojnë pragun zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ajo që më intereson mua është ta di Cili nga qëndrimet e Donika Gërvallës po i pengon Blerta Deliut?!:

Së pari Serbia duhet të përballet me krimet e veta të luftës, pastaj Kosova është e gatshme për dialog të vërtetë.
Pavarësia është punë e Përfunduar.
Qeveria e Kosovës ta luftoj pandeminë, korrupsionin, dhe ta forcoj sundimin e ligjit.
Kosova të jetë anëtare e respektuar e familjes së kombeve, përfshirë BE-në NATO dhe OKB.

Ndërsa sa i përket Ramush Haradinajt dhe ëndrrës së tij se nji ditë edhe ai do ti fitoj 50+% të votave mund ti them Vazhdo të Ëndërrosh se mbase, nuk i dihet, mbase do të zgjohesh nji ditë e do të reflektosh!.

spot_img

Most Popular

Recent Comments