Friday, February 3, 2023
spot_img
Home Blog Page 3

Lamtumirë “Mini-Shengen”

0

shkruan: Blerim Reka

  1. Sot në Shkup, “troika” e Novi Sadit varrosi “Mini-Shengenin Ballkanik” dhe inauguroi trilateralen. Vuqiqi dështoi, plotë tri vite, që ta shes reinkarnimin e Jugosllavisë në amballazhën e integrimit rajonal. Shengeni i vogël, ishte fasadë e Jugosllavisë së madhe. Tri shtetet e tjera ballkanike e refuzuan atë. Tjetër epilog edhe nuk mund të pritej, pa pajtimin e të gjitha gjashtë shteteve të rajonit. Serbia, ndërkaq këmbëngulte për “integrim rajonal”- por pa e njohur Kosovën. Beneluksi, si integrimi i parë modern rajonal evropian që i parapriu BE-së, funksionoi vetëm si lidhje e tri shteteve të njohura reciprocikisht (Belgjikë, Holandë, Luksemburg). Si mund të funksiononte ky “integrim” i Vuqiqit, kur dy shtete ende nuk e njohin Kosovën?
  2. Ky është dështimi i katërt i hegjemonisë “rajonale” të Beogradit brenda një shekulli. I pari, ai i krijimit të Jugosllavisë – pa jugosllavë, (por me sundimin serb) dështoi përkundër hyrjes së kroatëve dhe sllovenëve në mbretëri me mbretin serb. Pas dështimit të asaj Jugosllavie të parë monarkike (1941) dhe të dytës komuniste (1991), dështoi edhe e e treta Serbo-Malazeze (2006).
  3. Nga viti 2019, Beogradi u përpoq ta shes idenë për “Jugosllavinë Evropiane”, me një emër tjetër: “Mini-Shengen Ballkanik”, ama sërish nën hegjemoninë tregtare, ushtarake e politike serbe. Ndryshimi i emrit nuk ndryshoi përmbajtjen. Atëherë si shtet i sllavëve të jugut, sot si “integrim rajonal” me Shqipërinë plus. Por, as Mali i Zi, (konstituenti i fundit i Jugosllavisë së fundit), e madje as Bosnja e Hercegovina (me Repubika Srpsken brenda), nuk u joshën nga oferta e Beogradit. Ndërkaq, Kosova e refuzoi kategorikisht, jo vetëm pse nuk ishte ftuar si shtet sovran dhe i pavarur, por edhe nga rreziku i zëvendësimit të anëtarësimit në BE, me “integrim rajonal” nën tutellën Serbe.
  4. Si mund të funksiononte një lidhje e tillë shtetesh, me orientime të kundërta gjeostrategjike? Me një Serbi anti-NATO dhe aleate ruse; me tri shtete anëtare të NATO-s dhe të katërtin me NATO-n brenda? Me pesë shtete që nuk kanë alternativë pos integrimit Euro-Atlantik; e me Serbinë që në vend të Unionit Evropian, hyri në Unionin Euro-Aziatik të Putinit?
  5. Edhe para nismës së Novi Sadit, vendet e tjera të Ballkanit kishin iniciativa të tjera integruese. Nga viti 2008, katër shtete (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut), mbanin samite vjetore presidenciale. Në vitin 2011, Mali i Zi propozoi nismën “Western Balkans 6”, e më vonë edhe në Tiranë u lansua “Beneluksi Ballkanik”. Por të gjtha ishin refuzuar nga Serbia. Pse tash duheshka pesë shtete të tjera të pranojnë një nismë të Serbisë?

Sot, Vuqiqi, u detyrua ta ndryshojë vetëm emrin e nismës së Novi Sadit, por pa e ndryshuar qëllimin nismëtar: krejt Ballkani brenda “Botës Serbe”, (“Serbski Svet“) – strategjia e radhës e Beogradit.

Lobi Euro-Atlantik ngushllon familjet e viktimave nga Tragjedia në Kroaci

0

Lobi Euro-Atlantik, organizata gjithë kombëtare e Mërgatës, është e tronditur nga ngjarja e rëndë tragjike në Kroaci e autobusit me bashkatdhetarë që po ktheheshin nga Gjermania drejt Kosovës.

Kryetari i Lobit, Shukri Ymeri, i shpreh ngushëllimet më të thella familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe të lënduarve u uron shërim të shpejtë.

Lobi Euro-Atlantik i falënderon përzemërsisht Qeverinë e Kosoves dje autoritetet kroate që po bëjnë gjithçka për t’iu gjendur pranë të aksidentuarve dhe familjeve të tyre.

AAOHA me seli ne New York Ngushllon Familjet e Viktimave në Kroaci

0

AAOHA Organizata Shqiptaro-Amerikane me seli në New York u shprehë ngushllime familjeve të viktimave të Tragjedisë në Kroaci.

Jemi duke e percjellur situatën me
vëmendje dhe urojmë që të lënduarit ta përballojnë sa më leht situatën e vështirë nëpër të cilën po kalojnë, të shërohen e ti kthehen më të dashurve të tyre sa më parë që të jetë e mundur.

Në këto momente të vështira për kombin tonë lusim të gjithë bashkatdhetarët që të solidarizohen me familjet e viktimave dhe të mbijetuarve dhe ti giindemi pranë njëri tjetrit e t’ua lehtësojmë dhimbjet.

Zoti e Bekoftë Popullin Shqiptarë

Aleksander Nilaj
AAOHA
New York

Kuvendi i Kosoves seanca plenare 16 Korrik 2021

0

Lobi përkrah mërgatën shqiptare në Gjermani

0

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, organizata mbarëkombëtare e mërgatës, me seli në Lörrach të Gjermanisë, shpreh ngushëllime popullit dhe shtetit gjerman, me rastin e humbjes jetës së mbi 80 personave nga përmbytet e ditëve të fundit në Gjermani.

Këto vërrshime janë më të rëndat në disa dekada, dhe si të tilla janë cilësuar edhe nga autoritetet qeveritare gjermane. Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për qindra njerëz të tjerë të zhdukur, prandaj lutem i që kjo sfidë natyrore të kaloj sa më shpejt dhe të mos rritet më tej numri i viktimave.

Në këto ditë të rënda edhe për komunitetin shqiptar që jeton në Gjermani, Lobi Euro-Atlantik, ju qëndron pranë, do të u jap mbështetje dhe kurajo që ta përballojmë më lehtë këtë gjendje.

Me respekt, Shukri Ymeri Kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Gjeneral Rama pritet në Pentagon nga Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Hokanson

0

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Pentagon, komandanti i FSK-së, gjenerallejnant Rama gjatë vizitës në Pentagon është pritur nga Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Daniel Hokanson. Në këtë takim Gjeneral Rama falënderoi Gjeneralin Hokanson për mbështetjen e dhënë nga Garda Kombëtare e SHBA-së për Kosovën dhe FSK-në. Ai gjithashtu shprehu falënderimin për shërbimin e trupave amerikane në kuadër të misionit të KFOR-it. Në këtë takim, dy gjeneralët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit  në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së në përputhje me misionin dhe detyrat e saj. Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe mundësia e vazhdimit të zbarkimit të kontingjenteve tjera të FSK-së në misione paqeruajtëse.

Gjenerali Hokanson e falënderoi për bashkëpunimin dhe çmoi lartë lidershipin e Gjeneral Ramës për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, procesin e tranzicionit si dhe sukseset e vazhdueshme të FSK-së. Ai gjithashtu, shprehu konsideratë të lartë për të arriturat e deritashme të FSK-së, si në ngritje të kapaciteteve ashtu edhe për pjesëmarrjen në misione jashtë vendit.

Të dy gjeneralët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, me mundësi të zgjerimit të fushave të bashkëpunimit dhe zbarkimit të përbashkët në misione paqeruajtëse për kontribut në sigurinë dhe stabilitetin në Botë.

Bisedë me profesionistin Kristi Pango

0

Pasioni i hershëm për matematikën i hapi dyert e suksesit djaloshit shqiptar, Kristi Pango. Përfshirja në komunitetin shqiptar në Philadelphia i ka dhënë një dimension të ri eksperiencës së tij si emigrant, duke e bërë më të ndjeshëm ndaj rrënjëve në vendin mëmë.

David L. Phillips: Aktakuza ndaj ish-ministres Hoxha, involvon ish-Presidentin Thaçi

0

Kreu i Institutit të Universitetit Columbia për të Drejtat e Njeriut në New York David Phillips, ka komentuar aktakuzën e ngritur ndaj ish-ministres së Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha dhe katër të pandehurve të tjerë.

Ish-ministrja Hoxha dhe ish-shefi i prokurimit i kësaj ministrie, Fitim Mustafa, e tre ish-sekretarët: Demush Shasha, Nuhi Osmani e Kushtrim Cukaj, akuzohen për veprën penale: “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ata akuzohen se i kanë paguar 168,000 euro një kompanie lobimi me seli në Paris, që kishte promovuar idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi.

Për këtë çështje ka komentuar David Phillips, që ishte këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i angazhuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi. Por, ai ishte dorëhequr në tetor të vitit 2018, pasi kishte thënë se nuk dëshironte të bëhej pjesë e ndarjes së Kosovës.

“Unë nuk mund të marrë pjesë në planin e propozuar të ndarjes që ka të meta strategjike dhe në thelb kundërshton vlerat e mia. Si parim i kam informuar edhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës për synimin tim për të dhënë këtë dorëheqje, që të mos marrë pjesë në ndarje”, kishte deklaruar në atë kohë Phillips.

Ndërsa tani, ish-këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit, ka përmendur dy çështje që lidhen me këtë temë.

“Ka dy çështje këtu. Nga buruan fondet për të punësuar firmën me bazë në Paris për të argumentuar ndarjen territoriale? Çfarë kualifikimesh kishte firma dhe a ishte bërë marrja me qira përmes një procesi konkurrues të tenderit? Grupi tjetër i çështjeve ka të bëjë me meritat e vetë ndarjes”, ka thënë eksperti amerikan.

Ai konsideron se ideja e ndarjes së Kosovës, do të rezultonte në një konflikt të madh. Sipas tij, ndryshimi i kufijve ishte një ide në përputhje me projektin e kasapit të Ballkanit Slobodan Millosheviçit, për krijimin e shteteve etnikisht të pastra.

“Gjithmonë mendoja se ndarja ishte një ide e keqe që do të rezultonte në konflikt më të madh. Ndarja dhe rregullimi i kufijve janë në përputhje me projektin e Millosheviçit për krijimin e shteteve etnikisht të pastra, i cili ishte shkaku i konfliktit të dhunshëm në Ballkan gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë”, është shprehur Phillips. Ai ka pyetur se çfarë pune bëri firma e cila u pagua nga MIE, duke treguar se cili ishte roli i ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Është një pyetje gjithëpërfshirëse. Çfarë pune bëri firma për tarifën e tyre të majme? A kishte ndonjë kthim financiar ndaj Presidentit Thaçi, i cili gjoja rregulloi që firma të punësohej?”, ka theksuar Phillips.

Eksperti për Ballkanin, ka thënë se ideja për ndarjen dhe rregullimin e kufijve ishte një humbje e madhe kohe, që shkaktoi shumë dëme në shtet ndërtimit e Kosovës.

“Për më tepër, tema e ndarjes dhe rregullimit të kufijve ishte një humbje e madhe kohe. Ajo vonoi negociatat për çështje thelbësore për disa vjet. Në vend që të përqendrohej në njohjen e Kosovës nga Serbia, si një shtet sovran dhe i pavarur, debati për ndarjen luajti në duart e kundërshtarëve të Kosovës. Ndërtimi i shtetit u vonua nga debati për ndarjen dhe interesi i Kosovës për të fituar një njohje më të madhe globale brenda kufijve të saj aktual u minua”, ka theksuar David Phillips.

via Bota Sot

Shpend Ahmeti: Qendra e Mjekësisë Familjare në Veternik do të finalizohet deri në fund të këtij viti

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti së bashku me drejtorin e Shëndetësisë z. Bujar Gashi, vizituan svend-punishten në rrugën “Kujtim Laro” të lagjes Veternik, ku po ndërtohet Qendra e parë e Mjekësisë Familjare për këtë zonë.  

Kryetari Shpend Ahmeti, me rastin e vizitës në vend-punishte bëri të ditur se kjo Qendër e Mjekësisë Familjare do të ofrojë të gjitha shërbimet sikurse qendrat e tjera në kryeqytet dhe pritet të finalizohet deri në fund të këtij viti, duke zgjeruar rrjetin e qendrave që ofrojnë shërbime publike shëndetësore në Prishtinë.

“Me këtë Qendër zgjerohet rrjeti i shërbimeve shëndetësore publike në Prishtinën e re. Qendra pritet të përfundojë deri në fund të vitit, si dhe do të mbulojë të gjitha shërbimet që përfshinë mjekësia familjare përfshirë laboratorin dhe biokiminë”, ka thënë kryetari Ahmeti. Kryetari ka theksuar tutje se investimet në shëndetësinë publike përgjatë dy mandateve të qeverisjes, kanë reformuar sistemin dhe garantuar qasje më të madhe të qytetarëve të Prishtinës në shërbime publike shëndetësore, që janë esenciale për qytetarët.  

“Jemi konkurrues edhe me sektorin privat, ofrojmë të gjitha shërbimet, jemi Komuna e vetme që ofrojmë një gamë të testeve edhe laboratorike, shumë shpesh duke mbuluar edhe hapësirat që kalon Ministria e Shëndetësisë. Së fundmi e kemi pasur edhe mungesën e Insulinës e cila është pjesë e listës së barnave esenciale dhe që është jetike meqë diabeti nuk pret dhe është dashur që t’i prokurojmë vet. Po e them se jam i lumtur sepse shëndetësia publike dhe shëndeti publik është kryesor dhe ne kemi investuar në këtë drejtim. Njerëzit që kanë para kërkojnë shërbime në sektorin privat dhe i marrin shërbimet, por ajo është pjesa më e vogël e popullatës ndërsa pjesa më e madhe e popullatës bazohet në shëndetësi publike. Përderisa në mandatin e parë kemi punuar më tepër në infrastrukturën fizike, unë mendoj që testi kryesor për neve ka qenë pandemia kur e kemi pa që në shumicën e rasteve jo që nuk kemi dështuar por po e them ju kemi ofruar edhe shërbime të tjera, qoftë me infuzione në laborator që njerëzit me COVID mos të shkojnë në QKUK, e deri te testet serologjike pa pagesë”, ka thënë kryetari Ahmeti. Komuna e Prishtinës po ashtu, është institucioni i vetëm publik që ka realizuar edhe tre studime sa i përket seroprevalencës së qytetarëve, punonjësve shëndetësor dhe punonjësve komunal të Prishtinës me COVID -19.

“Shëndetësia është e sigurtë pa marrë parasysh se çka ndodh në zgjedhje sepse trashëgohet një sistem i mirë, duke falënderuar edhe mjekët dhe personelin që me kushtet që kemi ofruar po bëjnë punë të mrekullueshme”, ka thënë kryetari Ahmeti.

Qendra e Mjekësisë Familjare në zonën perëndimore në lagjen Veternik, është projekti i financuar nga Komuna e Prishtinës dhe ka qenë i gatshëm që nga viti 2019. Projekti arrin vlerën e 463, 318 eurove. Kjo qendër do të ju shërbejë afro 20 mijë banorëve të lagjes Veternik me ç ‘rast do të lehtësohet qasja e tyre në shërbimet shëndetësore.

Gjatë inspektimeve të punimeve i pranishëm ishte edhe drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, z. Bujar Gashi i cili ndër të tjerash bëri të ditur se që nga java e ardhshme, Prishtina do të nis edhe testet e hormoneve si: T3, T4, TSH, PSA. Këto teste do të realizohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Rrënohet objekti pa leje në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

0

Inspektorët e Ndërtimit kanë rrënuar objektin pa leje të ndërtuar së fundmi në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.

Ndërtuesi i këtij objekti asnjëherë nuk është paraqitur në Inspekcion, pavarësisht thirrjeve dhe urdhëresave të inspektorit të zonës. Rrjedhimisht, nuk ka prezantuar as dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim të objektit – lejen ndërtimore dhe dokumentet përcjellëse.

Drejtoria e Inspekcionit përsërit thirrjen: Mos ndërtoni pa leje, sepse rrënimi është i pashmangshëm!