Sunday, April 2, 2023
spot_img
Home Blog

Britania e Madhe Guxim dhe Kompromise, Kosova t’i forcojmë marrëdhëniet dypalëshe

0
Albin Kurti James Cleverly

Nga takimi mes sekretarit për punë të jashtme James Cleverly dhe Kryeministritë të Kosovës Albin Kurti mësuam se ishte diskutuar sipas Britanezit për Marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nevoja për guxim dhe kompromise në dobi të njerëzve të të dy vendeve ndërsa sipas Kosovarit që t’i forcojmë marrëdhëniet dypalëshe.

Më poshtë janë cicërimat nga takimi.

Qortimi targat Jo-RKS

0

Policia e Kosovës, referuar vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.10.2022 me Nr. 05/103, i cili ka të bëjë me procesin e regjistrimit të mjeteve nga targa PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS, ka bërë të gjitha planifikimet e saja me qëllim të zbatimit të këtij vendimi.

Sipas vendimit zyrtar nga data një (1) nëntor 2022, të gjithë pronarëve të mjeteve që qarkullojnë me targa të tilla ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës do t’iu shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

Ndërsa nga data njëzet e një (21) nëntor deri me datë njëzet e një (21) janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Bashkangjitur këtij njoftimi keni formën e fletëqortimit zyrtar “Qortim”, të Policisë së Kosovës e cila do të aplikohet nga zyrtarët policorë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe në pikat e kalimit kufitar.

DASH: SHBA i kërkon Kosovës që të zgjasë zbatimin e afatit për targat

0

Në cicërimën e Ned Price zëdhënës i DASH, mund të lexoni të plotë deklaratën e DASH perkitazi me shtyerjen e afatit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me Targat Jo-RKS.

Deklaratën e DASH mund ta shihni edhe në këtë vegzë https://www.state.gov/the-u-s-urges-kosovo-to-extend-license-plate-implementation-deadline/ apo edhe në syretin më poshtë.

Në pika të shkurtëra sipas Ned Price DASH i bën thirrje qeverisë së Kosovës që ta zgjasë periudhën e zbatimit të regjimit të ri të targave. Sipas DASH, Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të demonstrojnë përkushtimin e tyre, përmes fjalëve dhe veprimeve, për një bashkëpunim konstruktiv për të siguruar një të ardhme paqësore.

US State Department Statement

video: Shkallëzimi i Sanksioneve Targat ilegale Qeveria Kurti Vendimi

0

1/11/22 – 21/11/22 – Vërejtjet / Warning

21/11/22 – 21/01/23 – Gjoba / Fines

21/01/23 – 21/04/23 – Targat e Përkohshme / Temporary carplates

21/04/2023 e Tutje / Onwards – Targa tjera nuk do tolerohen targat tjera / No Tolerance for other carplates other than the RKS ones.

Gjëja më e ëmbël

0
Sot, 24 vjet më parë, U2 xhiruan videon spotin e tyre klasik për këngën 'Sweetest Thing' apo në shqip për 'Gjënë më të ëmbël' në zonën përreth Sheshit Fitzwilliam në Dublin – duke shfaqur pamje nga gruaja e Bonos, Ali Hewson, Boyzone, Artane Boys Band, Riverdance, dhe shumë të tjera. Për ta shënuar këtë rast, On This Day ka rishikuar historinë e këngës dhe videon e saj ikonike.

22 Shtator, 2022

via HotPress

‘Gjithkush ka të drejtë të jet idiot’, Federalistët & Faktorizimi Shqiptar në Ballkan

0
A man walks over a bridge in the ethnically divided town of Mitrovica April 17, 2013. REUTERS/Hazir Reka

06 Shtator 2022

Shkruan Rexhep Myftari

Rexhep MYFTARI

Lobimi për ndarjen e Kosovës n’emër të shkëmbimit të territoreve me Serbinë do të duhej të kishte përfunduar me largimin e Hashim Thaçit nga politika ditore e Kosovës, mirëpo, ja që na doli edhe nji Kryetar Komune, Nagip Arifi i Bujanocit i cili haptas kërkon dhënjen e Mitrovicës dhe veriut të Kosovës Serbisë në tentim të bashkangjitjes së Luginës Republikës së Kosovës.

Kjo qasje lobimi pro Ndarjes së Kosovës përveç që është në favor të Serbisë para takimit të ardhshëm të Kryeministrit Kurti me kryetarin e Serbise, kjo tregon edhe për idiotsinë Shqiptare nëse mund të quhet Shqiptar nji politikan i tillë si Nagip Arifi.

Epoka e ProNdarjes siç po e vazhdon Nagip Arifi me apo pa vetēdije duhet të perendoj sa më parë e si Epokë e Re duhet të filloj Epoka e Shqiptarëve Federalistë.

Faktorizimi i Shqiptarëve në Ballkan është i domosdoshëm, ndërsa me sllavët duhet të bëhet nji lloj modus vivendi përshkak të integrimeve Europiane por gjithsesii orientimi i politikës ditore shqiptare si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë duhet të çoj drejt Federalizmit ndër-Shqiptar dhe Faktorizimit absolut në Ballkan.

Sa më parë të orientohemi kah Federalizmi Shqiptar dhe supra Faktorizimi ne Ballkan aq më shpejt do ta mposhtim Serbofilizmin dhe Turkofilizmin në mesin tonë.

Tentim Puçi përmës Sindikatave, Abetarja dhe Grushti Serbëve

0

1 Shtator 2022,

Shkruan Rexhep Myftari

Rexhep MYFTARI CEO DardaMEDIA

Sindikatat me Grevat e organizuara gjatë krizës dhe recesionit më të madh ekonomik botëror nënkuptojnë nji tentim puçi për ta rrëzuar por fillimisht duke e destabilizuar Qeverinë Kurti II (QKII)

Deri në zyrtarizimin e komplotit, bashkimin e opozites me sindikatat dhe organizimin e grevave në të gjitha institucionet publike dhe në bllokimin e funksionimit të shtetit duket se ka ngelur edhe shumë pak kohë, a do të ndikojnë masat ndëshkuese kunder grevisteve në thyerjen e shtizave apo në eskalimin e situates do ta shohim shumë shpejt.

Këto janë vetëm shtizat e para serioze kundër QKII, nëse grevës në administratën komunale dhe asaj në arsim i bashkangjiten edhe institucione tjera si në shëndetsi dhe energji por edhe në administratën qëndrore, vendi mund të shkoj në kollaps dhe zgjedhjet e reja mund të jenë të paevitueshme.

Orkestrimit të kesaj sage po i vie era opozitë dhe kjo mund të rezultoj në nji ndërrmarrsi serioze kundër Qeverisjes për Drejtesi dhe Anti-Korrupsion.

Qeveria Kurti II ndodhet para testit më të rrezikshëm që nga koha e rrezimit të Qeverisë Kurti I.

Se a do ti shpetoj ksaj sfide Kryeministri Kurti dhe a do te mbijetoj QKII marr parasysh edhe riformatimin e saj të paralajmëruar mbetet te shihet ne ditet ne vijim.

Abetarja e Re dhe 1 Shtatori

Në vend të Grevës me 1 Shtator, do të duhej të festohej kjo dite Historike e përurimit të Abetares se Re të perbashket me Shqipërinë.

Abetarja e Re është ngjarje mbarëkombetare, çfar mund të quhen organizatoret e Greves në këtë ditë historike përveçse turpi i Kombit.

Qeveria e Kosovës duhet të prijë në jetësimin e bashkëpunimeve tjera sepse Kryeministri Rama më afër zemrës po e mban bashkepunimin me Sllavët e ballkanit sesa vëllazërimin me Dardanët.

Grushti Politik Beogradit, Grusht Hunve apo Goditje Turive!

Serbët tani e 23 vite po kërkojnë *goditje turive që të këndellen e ta kuptojnë që Kosova është fituar me luftë dhe po nuk paten fuqi ta marrin me luftë as me shantazhe e me Kryeministra Vazal dhe me vartësit e tyre, nuk do ta kthejnë Kosovën nën Serbi.

Per 20+ vite me radhe sa ishin në pushtet PDK, LDK dhe AAK, ishte toleruar që bashkësia ndërkombetare (BN) të krijoj super favore ndaj Serbisë në dëm të Kosovës, në dëm të shtetsisë së saj dhe në dëm të republikes e funksionimit të mbrendshëm në përgjithsi.

Serbët e Kosoveës u bën të perkedhelurit e bashkësisë ndërkombetare (BN) të cilet ende përfitojne nga buxheti i shtetit të Kosovës dhe gjithashtu marrin mëditje dhe pagesa nga Beogradi për të qëndruar dhe jetuar në Kosovë, Serbët perfitojne nga projekte ndërkombetare për ti akomoduar ata sa më mirë në Kosovë ndërsa përfaqsimin nga institucionet e Kosoves dhe regjistrimin si banorë të Kosovës e refuzojnë edhe më tutje dhe me çdo kusht.

dmth Serbët në Kosovë marrin €uro nga të gjitha palët në Paqebërje por NUK pranojnë as të regjistrohen si shtetas të Kosovës e as ti regjistrojnë veturat apo pronat e tyre në Kosovë sepse ende mendojnë se vendi ku po jetojnë është Serbia sepse këtë ua toleruan Vazalët dhe Kryeminstrat e shkuar në kordinim me bashkesinë ndërkombëtare.

Përderisa Serbët po përfitoniin ekonomikisht për 23 vite, Bashkësia Ndërkombëtare po e mbante status quon ndërsa Vazalët po pasuroheshin në kurriz të Kosovës.

Eh pra, e gjithë kjo u mundesua meqense në Prishtinë pushtetin po e mbanin profiterët e mbas-luftes të bashkërenduar me LDK-në post-Rugoviane që nënkuptonte dyer të hapura pë Serbinë ta shtrije pushtetin përmes biznesit në Kosove, përmes Mediave dhe indirekt përmes deputetëve të cilët votuan 6 pikëshin e Ban Ki Munit, më pastaj Zajednicën, Eksteritorialitetin e Kishave dhe Manastireve Orthodokse dhe në fund Gjykaten Speciale Monoetnike e cila po i gjykon Shqiptarët që luftuan për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Tani varësisht se kush i paguan këta vartësit e vazalëve, ata vazhdojnë të sulmojne dhe njollosin qeverisjen e tanishme nga të gjitha anët dhe duke mos kursyer asnjë mjet dhe mundësi për ta destabilizuar vendin.

Mirëpo, ajo që gjithsesi po ndodhe edhe ne anën tjetër është rritja e bindjes se deri sot nuk ka pas Kryeminister në Kosovë përveç tani Albin Kurtit i cili po i nxjerr disa goditje politike që po na e kthejnë krenarinë dhe po e bëjnë Kosovën faktor në bisedime e jo plaçkë për tu biseduar për të dhe e gjithe kjo po ndodhë sepse Kosova ka te drejt ndërkombetare dhe kushtetuese ti mbroj interesat e veta por edhe sepse tani ka nji Kryeminister i cili është vazhdimsi e frymës së Rilindasve dhe mbron interesat tona kombëtare.

2% Serb që jetojnë në Kosovë gjithashtu duhet ti gëzojnë të drejtat e tyre që mbrohen me konventa ndërkombetare.

Mirepo, as 2% Serb e as 3% të tjerë NUK duhet të jenë të privilegjuar nese jo për diçka tjetër athere sepse po nençmohen 95% e banoreve shumicë të Kosovës.

Shqiptarët apo 95% e banorëve të Kosoves kanë të drejt ndërkombëtare ti mbrojnë interesat kombëtare.

Kishat dhe Manastiret Orthodokse në Kosovë

Ndërsa për fund po e përmbylli shkrimin me nji kërkesë ndaj Kryeministrit Albin Kurti që sa ma parë duhet elaboruar Qëndrimin e Tij karshi Kishave dhe Manastireve Orthodokse në Kosovë.

Në adresimin e tij në Serbisht sikur po i lut Serbët që t’ua bej më të lehtë që ata ti vizitojnë “Manastiret e Tyre” me Targa të Reja të Kosovës, RKS.

Kishat dhe Manastiret Orthodokse në Tokat Dardane/Shqiptare, janë të Shqiptarëve dhe ato duhet pavarësuar nga Othodoksia Greke dhe ajo Slave.

*Grushti Serbëve dhe Goditja Turive ne kuptimin e Goditjeve Politike dhe jo dhunës Fizike.

Një ditë historike për AAOHA

0

shkruan Rexhep Myftari
06 qershor 2022

Ndërsa organizata AAOHA me seli ne New York, vazhdon të shpërndajë ushqime çdo javë për qindra njerëz të ndodhur në situata të vështira ekonomike përshkak të pandemisë së fundit dhe krizës ekonomike globale, AAOHA gjithashtu po forcohet me partnerë të rinj që i bashkohen përpjekjeve të organizatës për të ndihmuar të gjitha komunitetet nëNew York.

AAOHA Albanian American Open Hand Association është një organizatë Shqiptaro-Amerikane e themeluar në vitin 2014 në Bronx, New York.

powered b y DardaMEDIA

Motrat tona nga atdheu ynë Shqipëria, Prena Grishaj dhe Kelmenore Grishaj na kanë bekuar me një dhuratë të papritur nga kisha e tyre. Ato kanë mbledhur fonde nga famullia e tyre për kauzën tonë, duke ndihmuar na për furnizime ushqimore.

Ky akt kaq human i motrave Grishaj shënon një tjetër gur themeli për AAOHA, 20000 mijë dollarë është financimi më i madh që kemi marrë deri më tani nga një donator i vetëm. Ne jemi me fat që kemi mbështetjen e kishës së Shën Zitas Villa dhe motrave tona Prena Grishaj dhe Kelme Nora në përpjekjen tonë për të ndihmuar shtresat më në nevojë në New York.

Depoja jonë e ushqimeve po bëhet më tërheqëse ndërsa ne po vazhdojmë punën tonë të palodhshme me vullnetarët tanë të mrekullueshëm që ndihmojnë të gjitha komunitetet duke perfshirë të moshuar e të rinj, gra dhe fëmijë që kanë nevojë për ndihmë në këto kohë të vështira.

Prena Grishaj në adresimin e çështjes tha se është mirënjohëse për mundësinë e bashkëpunimit me AAOHA-në dhe është shumë e rëndësishme që të mos marrë meritat për donacionin vetëm ajo por të tregojë të gjithë historinë deri te donacioni.

Këto ndihma vazhdon ajo, nuk janë paratë e mia. Kam punuar me murgesha për 30 vjet dhe ato i lanë këto para. Unë kujdesem shumë për dëshirat e tyre dhe për paratë e tyre. Këto para erdhën nga murgeshat e Motrave të Riparimit të Kongregatës së Marisë dhe Vilës së Shën Zitës.

Më tej Prena Grishaj thotë se unë jam vetëm një shërbëtore për këtë bamirësi. Unë e mbaj këtë çek, por nuk është nga unë, është nga murgeshat që ma besuan mua këtë shumë parash.

Ky donacion u prit me duar hapur nga Aleksander Nilaj, themeluesi i AAOHA dhe ekipi i tij i vullnetarëve punëtorë.

Zoti i bekoftë dashamirët tanë shqiptarë dhe kombin tonë amerikan, tha Alex Nilaj, i cili po vazhdon pa probleme me punën e madhe që ai dhe ekipi i tij po bëjnë.

Ky është një kapitull i ri për AAOHA-n vazhdoi z.Nilaj, ne tani po shihemi jo vetëm nga Zoti, por edhe nga vëllezër e motra shqiptarë, të cilët tani po vijnë dhe ndihmojnë me organizatën tonë çdo ditë e më shumë.

Kryeministri Australian me Prejardhje Shqiptare

0

Kryeministri i ri Australian Anthony Albanese ka prejardhje Shqiptare/Arbereshe siç e përshkruan në illyriapress gazetari Ruben Avxhiu.

Anthony Albanese është djali i një marinari arbëresh, Carlo Albanese nga jugu e Italisë, por me nënë australiane (me origjinë irlandeze).

Prindërit u njohën gjatë një udhëtimi nëpër Europë të Maryanne Ellery. Ai punonte në tragetin me të cilën po udhëtonte vajza australiane. Ishte dashuri me shikim të parë. Shumë shpejt u martuan dhe për tetë muaj me radhë kishin jetuar së bashku. Pastaj ai kishte vdekur në një aksident dhe nëna e tij ishte kthyer për të jetuar në Australi.

Të paktën kjo ishte historia që dinte Anthony si fëmijë. Kjo ishte historia që dinte edhe familja e gjerë, lagjia dhe kushdo që i njihte.

Kur mbushi moshën 14-vjeçare, nëna e uli në tavolinë dhe i tregoi një histori tjetër. Babai i tij nuk kishte vdekur në aksident, ata kishin pasur një histori dashurie por pastaj ishin ndarë. Historia e bukur romantike e dy të rinjve nëpër Europë, kishte mbaruar, kur ajo kishte zbuluar se kishte mbetur shtatzënë. Aty djali arbëresh i kishte thënë se nuk mund të martoheshin bashkë, sepse ai kishte një të fejuar në fshatin e tij dhe nuk mund ta prishte fejesën. Maryanne u shokua nga përgjigjia.

Lexoni shkrimin e plotë në illyria:

http://www.illyria.com/djali-i-marinarit-arberesh-do-te-jete-kryeministri-i-australise/?fbclid=IwAR2RIMWFQ4MrG7nBv_sAP-RaUnIkI4np5zUe-d_0wfH_fw_lSgWfhx9-prk

Crypto Valutat bazohen n’Asgjë!

0

21 Maj 2022

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde tha se kripto-valutat "bazohen në asgjë" dhe duhet të rregullohen për t'i larguar njerëzit nga spekulimi mbi to me kursimet e tyre të jetës.

Sipas saj, Euro dixhitale do të jetë ruajtëse më e sigurt e vlerës monetare, thotë presidentja e BQE.

Komentet vijnë pas levizjeve të fundit të trazuara nga rënja e vlerës së kripto-valuta në tregjet botërore.

lexo shkrimin e plotë këtu: Bloomberg