Në tri cicërima të njëpasnjëshme rreth Kosovës, Ambasadori Amerikan në Kosovë Philip Kosnett uroi popullin e Kosovës dhe fituesit e zgjedhjeve duke thënë: Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen. Amerika qëndron me Kosovën – dhe ne shpresojmë të punojmë me qeverinë e re, sapo të formohet ajo, të punojmë në qëllimet tona të përbashkëta të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit.
Ai u shpreh i kënaqur që u takua me Albin Kurtin liderin e Vetëvendosjes duke e
përgëzuar për fitoren dhe diskutoi për rrugën e Kosovës përpara. Ne i nxisim partitë të punojnë shpejt për të krijuar një qeveri dhe Asamble për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për të adresuar sfidat e ngutshme.
Ambasadori Kosnett gjithashtu u takua me Presidenten Vjosa Osmani për ta përgëzuar atë dhe popullin e Kosovës për rezultatet e zgjedhjeve dhe për ti diskutuar hapat e ardhshëm në formimin e qeverisë së re. Ne shpresojmë të punojmë me të dhe qeverinë e re, sapo të formohet ajo, për adresimin e sfidave kritike dhe qëllimeve të përbashkëta.