AlTrip

July 21st, 2008

Veni, Vidi, Vici, is an old latin proverb that would be appropriate to tell in these moments after a long trip throughout Albanian mountaines and seaside sneaky roads. Starting from Central Kosova to the west, in the border with Albania, an old man with moustache western movie cowboy looking asked us…”where are you guys going?”.
In the so called border station, we were asked for some king of document with photo to show the identity. No passports needed. Two same flags were waving in two border stations between Kosovo and Albania. You can speak the same language also…with a little dialect. You can also smoke cigarettes in the Albania albanian side since the border police were doing so…with his cigarette but in his lips and yellowed teeth, with his shabby old fashioned uniform that was falling apart, he gave a fake smile saying ‘welcome to albania brother’.
The ongling road constructions were cutting the old sneaky road that was used for hundreds of years. One of the guys in the car was so afraid of brooks and walleys along the road…”what a bad road!” he indicated several times.
I was astonished with the progress on the road reconstruction. The road was not bad, except for the fact that was not very comfortable.

There was no machiatto, no cappucino and no expresso. Hmmm how can they live without it? The closest solution was to have either Turkish or Greek coffee, but the problem was that both greek and turkish coffee were cooked in the same place. The cups were dividing them.
After few hundred kilometers of drive throughout beautiful landscape, hills and mountains of Central Albania, we entered in a different living style, quiet influenced by the Greek. The South Albania is mostly orthodox religion and with a strong diaspora in Greece.
Beautiful mediterranian villages with small gardens for each house, these villages look like they were designed only for modeling for photos. Small but functional houses with flat roofs and grey coloured are strangly located next to each other creating a mediterranian abstract mosaic that attracts every tourists eye. Very warm and hospital people…
Saranda was the destination achieved only after 630 kilometers of drive throughout albanian lands…a place located in the south of Albania in the Ionian (alb: Jon) seacoast. Mediterranian vegetation like black peper, bananas and huge olive tree fields are the first image that comes up in this beautiful panorama. Then comes the sea…deep, blue, clean, and highly salty.

more stories and photos comming soon…

April 22nd, 2008

If I could have been born in the 15th century, I’d wait on a beach in Bahamas in a blond wig and tell Columbus he had arrived in Sweden by mistake, just to see what would happen!

Negociatat për Kosovën

April 15th, 2008

Flitet se do fillojnë negociatat për Kosovën përsëri dhe disa ithtar të shtetit të fortë e komunist I kundërshtojnë ato. Kosova tanimë nuk ka nevojë për ‘grup negociator’ apo ‘ekip të unitetit’ për këto negociata të cilat janë të pashmangshme.

  • Së pari, Kosova nuk ka nevojë për ‘grup negociator apo ekip të unitetit’ sepse ka qeveri funksionale me ministry përkatëse. Kjo qeveri, përveq se është pranuar ndërkombëtarisht, ka treguar mjaft mirë se po menagjon situatën dhe po kryen detyrat e saj me përgjegjësi. Tekefundit janë të votuar nga populli dhe përfaqësuesit e vetëm legjitim të Kosovarëve.
  • Së dyti, është fakt se duhet të bisedohet me Serbinë. Duhet të bisedohet në shumë fusha. Së pari është fusha e personave të zhvendosur të cilët tani automatikisht kanë statusin e refugjatit në Serbi.Në këto bisedime duhet të marrë pjesë edhe Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Kosova duhet të kujdeset për qytetarët e saj.
  • Së treti, duhet biseduar për personat e zhdukur, dhe këtu duhet përfshirë, gjithnjë në ndihmë teknike dhe profesionale edhe Kryqin e Kuq Ndërkomëtar. Çështja e personave të zhdukur duhet zgjidhur me Serbinë sepse ata fizikisht qëndrojnë me Serbi dhe asnjë shtet tjetër këtu nuk ka dorë. Këto janë dy çështje shumë me rëndësi të madhe për Kosovën, prandaj duhet biseduar me Serbinë.

Se cili është statusi I negociatorëve tonë duhet të dihet dhe bëhet e qartë paraprakisht. Kosova është shtet faktik dhe juridik dhe kjo duhet bërë qartë që në fillim.

Këtu nuk ka compromise apo zëvendësim të roleve. Pra, Kosova duhet të bisedoj me Serbinë vetëm për çështje humanitare. Refugjatët dhe personat e zhdukur.

Takimi me ushtarin e panjohur

April 8th, 2008

Këtyre ditëve takova një ushtar të cilin nuk kasha njohur më parë. Kisha ndëgjuar shumë për kontributin e tij dhe familjes së tij shumë por asnjëherë nuk e kasha takuar.

Nuk besoja se takimi I parë do të ishte asisoji. Ai ishte edhe invalid. Sa kam dëshirë të kem krenarinë e tij! U rrënqetha nga kushtet e jetesës të cilat mi tregoj. I sëmurë nga veshkat dhe me jetesë kontejneri në vend të shtëpisë, me mjaft kilometra nga qyteti dhe barrën e rëndë të fëmijëve, dukej sikur një maratonomak gati në fund të udhëtimit të tij. Luhatjet e trupit, majtas-djathtas nga këmba e invaliduar sikur më tregonini për luhatjet shpirtërore dhe vuajtjet që ai ka kaluar gjatë 15 viteve të fundit. Që nga fillimi I viteve të 90’ e deri me mbarimin e luftës në Maqedoni, ai person nuk ka pushuar punën e tij. Me luhatje…por me zemër. Kam para syve pamjen e tijë me kokë të paqethur dhe fytyrë të parruar…ata sy të skuqur dhe ai zë I thellë, burrëror dhe që shprehte vendosmëri. Ato tundje të kokës dhe ofshamën e thellë…Luftërat e Shqipëtarëve në Kosovë, Kosovë Lindore, dhe Maqedoni po shihet vetëm nga veturat e shtrenjta, pjesa mediale e luftës dhe nga prizmi politik. Ndërsa aspekti tjetër I luftës nuk përmendet askund. Ku mbesin vitet e kaluara në Ilegalitet të këtyre personave? Apo duhet të presim 50 vite pas vdekjes e pastaj këta persona të shpallen si kontribues të procesit dhe luftës çlirimtare? Nuk besoj. Arkivat, të dhënat dhe dëshmitë e tanishme janë shumë më të përparuara se aq. Kontributi i pashoq I tij dhe shokëve të tij solli ditën qe të kemi ministra dhe kryeministra nga ai klub I personave por ai ende nuk ka shtëpi. Ai nuk ka dinjitet…përsëri ofshama e tij me vie në vesh dhe me kumbon…për çka?

Dilema rreth identitetit kosovar

April 8th, 2008

Ditëve te fundit jemi dëshmitar i shumë debateve rreth identitetit kombëtar në Kosovë apo si po thuhet në media- identitetit kosovar. Ka shumë për tu hulumtuar dhe shkruar në këtë temë por paraprakisht duhet ditur disa parime bazë të cilat duhet të na shërbejnë neve që shkruajmë për këto fenomene nëpër mediat kosovare.  Duhet ditur se identiteti kosovar si identitet kombëtar nuk egziston përderisa nuk ka komb kosovar. Kjo vjen sepse nuk mund të ketë identitet kombëtar pa patur komb. Edhepse ‘kosovarët’ kanë qëllime politike të njëjta si bashkësi, nuk ka komb kosovar sepse nuk ka dicka të veçant që e bën të veçant ‘Kosovarin kombëtar’. Abetarja është pothuajse e njëjta në të gjitha trojet shqiptare dhe socializimi i individëve bëhet si në Tiranë, Prishtinë, Shkup apo vende tjera.  Historia është një ndër elementet më të rëndësishme të krijimit të identiteteve. E pikërisht është historian në rastin e identitetetit kombëtar shqiptar që e mbanë identitetin unik. Si kosovari apo tetovari, ashtu edhe malësori apo sarandasi, mësojnë për Skenderbeun, Nënë Terezën, Naimin etj. Historia është e dyta në radhë për nga rëndësia e krijimit të identitetit kombëtar pas etnisë. Gjeneza etnike e shqiptarëve është e njëjt. Ose të paktën në kujtesën kolektive të gjithë kanë prejardhje nga fiset e njëjta regjionale. Etnia ësthë bërthama kryesore e identitetit kombëtar shqiptar. Gjuha gjithashtu përbën faktorin poaq të rëndësishëm sa edhe historia edhe gjeneza. Formula e Pagëzimit ka qenë si dokumenti i parë i shkruar në shqip si për muslimanët edhe krishterët shqiptar dhe është pjesë e identitetit kombëtar historik. Gjuha mediale moderne është e njëjta sikurse në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe vende tjera. Prandaj ka vetëm një gjuhë shqipe standarde dhe kemi zhargone regjionale si çdo kund nëpër botë. Vetë fakti i interesimit të zhvillimeve politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri dhe Kosovë nga palët e njëjta, tregon unitetin në identitetin kombëtar. Si mundet që një vëlla të jetë Shqiptar e tjetri Kosovar? Kjo është çështje deklarative por edhe si të tjerët të shohin. Edhepse koha moderne e shteteve kombëtare po mbaron dhe një kohë e integrimeve ndërkombëtare po fillon identiteti kombëtar nuk mund të krijohet në rrethana të tilla. Ndikimi i globalizmit dhe çështjeve tej-kombëtare janë të pashmangshme në krijimin e një identitetit të ri kombëtar, prandaj është pothuajse e pamundur. Shpesh harrojmë se çka mësojnë nxënësit në klasën e parë fillore dhe cilat janë elementet e socializimit të tyre me jetën shoqërore në Kosovë, Shqipëri apo vende tjera. Janë figurat kombëtare shqiptare që mësohen si ndeshjet e para me çështjet nacionale në jetën e fëmijëve. Parimet bazë për identitetin kombëtar dhe përgjigja më e mirë egziston në librat e klasës së parë.     

Life

April 3rd, 2008

Life is what happens to you while u’re busy making other plans (John Lennon)

Edhe një ofensivë diplomatike

March 28th, 2008

Abit Hoxha

Institucionet e Kosovës duhet të marrin edhe një ofensivë diplomatike. Edh pse njohja e shtetit më të ri të pavarur në Evropë ka çuditur edhe analistët më të mëdhenj politik, prapë se prapë Institucionet e Kosovës i pret ende punë e madhe rreth njohjes. Duhet krijuar një grup ekspertësh nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i cili do merrej ekskluzivisht me punën e lobimit rreth njohjes së pavarësisë. Njëkohësisht ky grup do të vendoste themelet e Shërbimit të Politikës së Jashtme dhe lidhjet e para diplomatike.

Pas njohjes së shteteve të mëdha, si ShBA, Franca, Anglia, Gjermania, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të merr një ofensivë diplomatike në Azi dhe Afrikë. Me ‘referencat’ e shteteve të industrializuara dhe me garanci shtesë për rezervat që shtetet kanë rreth njohjes, kjo ofensivë diplomatike duhet të filloj sa më parë për shumë arsye.

Arsyeja e parë është e thjeshtë; një ulëse në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e cila fitohet me njohjen e shtetit nga 2/3 e shteteve anëtare të saj. Kjo është me rëndësi jetike për ushtrimin e detyrimeve dhe përgjegjësive në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare në raport me të gjitha shtetet e posaçërisht me shtetet fqinje.

Arsyeja e dytë është se sa më parë që Kosova të jetë pjesëtare e Kombeve të Bashkuara do të ketë më pak shanse që Serbia të bëj fushatë, propaganda dhe të dezinformoj opinionin ndërkombëtar rreth gjendjes së pakicave në Kosovë. Garancitë e zyrtarëve të Republikës së Kosovës duhet të sjellin një frymë të re tek disponimi i shteteve qe ende dyshojnë rreth pranimit.

Ndërsa arsyeja e tretë është se Kosova është rast i veçantë dhe nuk shërben si precedent ndërkombëtar. Duhet shpjeguar mirë rrethanat dhe gjenocidin që shteti i Serbisë ka ndërmarrë në Kosovë, dhe progresin që Kosova ka arritur me institucione dhe shoqëri.

Rëndësia e njohjes nga shtetet e vogla dhe të mëdha, pas njohjes nga shtetet e industrializuara është e njëjtë. Kosovës i duhet një numër i njohjeve/letrave për të marrë një karrige në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dhe këtu qëndron rëndësia dhe esenca e një vale të dytë diplomatike nëpër Afrikë dhe Azi.

Rastet e tilla sikurse Konferenca e Shteteve Islamike apo Konferenca e shteteve Afrikane duhet shfrytëzuar me kapacitetet më të larta shtetërore në nivelin presidencial apo kryeministror. Por edhe ndikimi individual i shteteve të cilat kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, në shtetet që ende hezitojnë është pjesë e lobimit. Duke shfrytëzuar edhe burimet e mundshme në dispozicion për e realizimin këtij lobimi.

Gjithashtu duhet përdorur edhe ndikimi i shteteve me rëndësi gjeopolitike si Franca për Algjerinë, Britania për Indonezinë apo Gjermania e Amerika për vendet e orientit.

Lidhjet diplomatike duhet përdorë si nga brenda- jashtë edhe nga jashtë- brenda. Duhet dërguar delegacione të nivelit të lartë me takime të nivelit më të lartë shtetëror për të treguar se njohja e pavarësisë nuk krijon asnjë rrezik dhe obstruksion në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Por edhe duhet ftuar delegacione të nivelit të lartë nga shtete të ndryshme për takime të larta në nivel të kryeministrisë për të garantuar shqetësimet e shteteve që duhet të pranojnë pavarësinë. Kjo është pothuajse esenciale për shtetet e pavendosura dhe që ende kanë dyshim rreth kapaciteteve shtetërore të Kosovës.

Sikurse grupi i unitetit që u krijua me qëllim të negocimit për statusin, ashtu duhet krijuar një grup të veçantë i përbërë nga të gjitha forcat politike i cili do të duhej të reflektonte vullnetin e popullit (të votohet nga parlamenti) dhe që do të lobonte për njohjen e pavarësisë nga shtetet e caktuara.

Ky grup do të duhej të ishte përgjegjës për strategjinë vepruese dhe planin se si do të lobohej në instanca të organizatave ndërkombëtare dhe shtetërore si dhe të zbatonte bazat e politikës së jashtme të shtetit të Kosovës i cili deri tash nuk ka shërbim të politikës së jashtme.

(Botuar ne www.telegrafi.com)

Hekurudha

March 5th, 2008

Hekurudhat e Kosoves rikthehen nen autoritetin e UNMIKut. Mu duk si i cuditshem ky lajm sepse ne fakt hekurudhat nuk eshte dashte me qene nen autoritetin e dikujt tjeter asnje sekond. Hmmm, une mensoj se kjo puna qe Serbia me na nguce kanihere territorin tone edhe te drejtat tona diqysh na mbane gjalle edhe ma t’bashkuem. Me ni fjale po du me thane se sfidat per neve jane te mira ne kete kohe tranzicioni sepse na mbane te bashkuar…

sot

March 5th, 2008

Sot po me dridhen durt’…

Sot nuk jam mire fare…

sot nuk jam ne gjendje te mendoj…

sot as qe dua te mendoj…

sot 10 vjet…

Situata

February 27th, 2008

Sot ne mengjes heret rreth ores 7:00 fola me dostin tem Xhelalin ne messengjer edhe folem per situaten ne pergjithesi edhe si po ndjenen njerzia per keto dite te para te pavaresise.

Dje, pas punes u ndala si zakonisht me pi nji raki rrushi edhe me pushu pak per mu kfjelle pak prej punes edhe i sodita njerzit edhe buzeqeshtjet e tyne ne ftyra. Oooo sa mire me qene me shtet. Te gjithe njerzia mu duk se buzeqeshin edhe ishin shume te rekalsuar. Askush se permendi se Obama po i perkrah serbet apo Hillary po i perkrahe Shqipot. Askush se permendi viktimat e Irakut e asnje problem te sistemit nderkombetar. Sa mire me u ule ne nje vend, fikall vete, edhe me pi nje raki rrushi pa asnje presion politik. Kjo mundet me u doke qesharake por gjashte muajt e fundit ne Kosove, krejt llafet e muhabetet kane qene vetem per politike dhe per politike.

Presioni politike i ka dale njerzve ne Kosove sikurse qe del avulli ne valvulen e express cook-ut. Shoqeria eshte relaksuar edhe me pavaresine e Kosoves po shihet se Kosova po rahatohet disi. Bile bile, mua nuk me pelqej fare se njerzit nuk po e permendin as problemin e Mitrovices. Si duket jemi mesuar tani me fjalet e politikes. 19 te plagosur, vetura te djegura, etj etj etj.

Buzeqeshjen e njerzeve ne sheshin Nene Tereza ja shtojke edhe dielli i mire sikurse mu ne mes te pranveres. Sikur edhe zoti u ba me neve. Momente te paharrueshme…